Panorama (Albania)

Artistët: Shembja e Teatrit nisi me ne brenda

"Dolëm nga ana e pasme, se dera kryesore ishte shkatërrua­r"

-

Sipas dëshmisë së disa artistëve që kanë qenë të pranishëm mëngjesin e 17 majit në Teatrin Kombëtar, shembja e godinës ka nisur me ta brenda. Rrëfimet e tyre dhënë për "Panoramën", përforcohe­n edhe më shumë nga pamjet filmike, ku duket qartazi, se në momentin që fadroma godet hollin, nga dera anësore e Teatrit janë duke dalë ende njerëz, mes të cilëve, edhe vetë forcat policore. Juli Emiri, Robert Budina, Eldon Luarasi janë ndër dëshmitarë­t, që siç kanë treguar, kanë ndierë tronditjen dhe zhurmat, ndërkohë që ishin në Teatër, dhe shkatërrim­i i pjesës ballore, siç thonë, është edhe arsyeja se pse nuk u nxorën nga dera kryesore. Juli Emiri: Isha me Liçajn në tarracë kur nisi shembja Nga tarraca, pjesa nga fundi prej ku ngjiteshim, po shkonim drejt pjesës ballore. Dhe aty më shkoi ndër mend të bëja ndonjë video, të cilat i publikova më vonë. Në këto çaste dëgjojmë një zhurmë të fortë. "Fadromat!", bërtet Neri. Shikoj te dalja në shesh, aty pikas një pjesë të grupit të Aleancës, Bert Budinën, Mirela Karabinën etj. ( Këta, siç më treguan më pas, ishin fshehur në një dhomë sa hyn në holl, në katin e tretë, majtas). Pra, kishin qenë shumë afër, pikërisht aty ku fadromat dhanë goditjet e para, sepse, shembja nisi kur ne ishim në tarracë. I them një polici se mund të ketë njerëz në Teatër, por ai m'u u përgjigj "aty le të rrinë".

Robert Budina: Goditjet e fadromave, edhe vetë policët ishin brenda

"U krijua terror. Shumë prej nesh u futën me shpejtësi në Teatër. Gjatë kësaj, një grua u rrëzua dhe ata e shkelën me këmbë. Ndërkohë, unë dhe 7 aktivistë të tjerë u fshehëm në një dhomë të katit të tretë të Teatrit. Ndërsa rrinim aty, përpiqeshi­m që të lajmëronim njerëzit me mesazhe që të vinin. Mirëpo, ndërkohë të gjitha daljet u bllokuan. Prej aty ku ishim, nisëm të dëgjonim disa goditje të forta. Menduam se ishin fadromat dhe deri më tani nuk ka një alibi që nuk ishin ato. Pra, filloi shembja e Teatrit ndërkohë që ne ishim aty, madje edhe vetë policët ishin brenda. Na zbritën me dhunë poshtë dhe te dera kryesore, forcat "Shqiponja" na shtynë. Ishte e vështirë të dilje në këto kushte… Po ushtronin terror. Mua nuk më prekën, por rreth 5 veta m'u drejtuan personalis­ht që të më terrorizon­in. Unë dola nga dera anësore e Teatrit, aty më kapën dy të forcave "Shqiponja" për të më shoqëruar." Eldon Luarasi: Dëgjuam zhurmat e shembjes së godinës, kur ishim brenda

"Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës, ndërkohë që ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të Teatrit, ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura, të cilat na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të Teatrit, sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrim­i. Në shesh u përballëm me qindra forca policore, që mes dhunimeve fizike e verbale, na nxorën jashtë perimetrit të Teatrit."

Edmond Budina: Tentuan të na vrisnin Edhe regjisori Edmond Budina, ka konfirmuar se rrënimi i godinës nisi me qëndrestar­ët brenda. "Mafiozët tentuan të na vrisnin. Prishja nisi kur njerëzit ishin brenda. Neritan Liçaj ishte brenda, Juli Emiri ishte atje, dhe 10 artistë të tjerë, ata kanë goditur për të vrar? njerëz, e kuptoni se në çfarë gjendje jemi.", është shprehur ai.

 ??  ?? Gjatë shembjes së Teatrit
Gjatë shembjes së Teatrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania