Panorama (Albania)

"ARDI VELIU DUHET TË SHKARKOHET!"

- ARDIT HOXHA

Vetëm pak javë më parë, dhuna brutale e 4 efektivëve të Policisë së Shtetit ndaj një adoleshent­i vetëm 15 vjeç bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe solli reagime të shumta, deri të Presidenti­t Meta, i cili kërkoi marrjen e masave për një ngjarje të tillë.

Por drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ka tentuar që në mënyrë indirekte të shfajësojë policët për ngjarjen e ndodhur.

DEKLARATA NË KOMISION

Veliu, duke thënë në fillim se për punonjësit e Policisë që ushtruan dhunë ndaj 15vjeçarit, është marrë masa e pezullimit, tregoi një video, ku dukej nëna e adoleshent­it, Zajda Çobo, duke përdorur një armë. Videon, drejtori i Policisë e shfaqi para anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, duke theksuar se ajo tregon shumë për familjen, nga e cila vjen fëmija i dhunuar, çka, sipas tij, lë vend për të menduar se ai nuk ka qenë dhe aq i bindur ndaj urdhrave që efektivët e Policisë i kishin dhënë atë 15 maj, pasi kishte shkelur rregullat e karantinës. "Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e Policisë. Punonjësit e Policisë, në një rast të caktuar, kanë një kapërcim të kompetencë­s dhe punonjësi i Policisë, i cili ka konsumuar këtë veprim, është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësis­ht ka filluar edhe një hetim penal nga SHÇBA. Por, më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që u është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të Policisë, siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t'ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Jua tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të Policisë dhe tek e fundit Policia, si gjithmonë, bëhet viktimë. Nuk dua të mbroj Policinë, edhe pse e kam detyrë të mbroj Policinë apo dhe t'i vë para përgjegjës­isë kur duhet, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim", tha Ardi Veliu.

MOMENT FILMI

Por video që drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Sh

Pas asaj që ndodhi në Komisionin e Sigurisë, Partia Demokratik­e ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Në një deklaratë për mediat, ishdeputet­ja e PD, Oriola Pampuri, theksoi se me këtë veprim Veliu kërkoi të justifikon­te dhunën e Policisë ndaj të miturve. "Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista. Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit! Ai është fytyra sadiste e ministrit të Brendshëm, i Kryeminist­rit dhe i këtij pushteti që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista", tha Pampuri. tetit tregoi para anëtarëve të Komisionit të Sigurisë për të mbështetur tezën e tij se fëmija i dhunuar është rritur në një familje me probleme dhe ku përdoren armët nga prindërit, në fakt, rezultoi të ishte një copë e shkëputur nga një skenë filmi. Ishte vetë nëna e adoleshent­it, Zajda Çobo, që pas kësaj deklarate të Veliut në Komisionin e Sigurisë reagoi, duke sqaruar se bëhet fjalë për një moment të shkëputur nga xhirimet e filmit "Drejt fundit".

REAGIMI

Por, pas këtij reagimi të fortë të aktores, nuk vonoi edhe përgjigjja e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Ky i fundit, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, theksoi se fjalët e tij në Komisionin e Sigurisë ishin nxjerrë nga konteksti. Sipas Veliut, ai kishte dashur vetëm të mbronte punonjësit e Policisë, që në shumë raste, sipas tij, përfundojn­ë të sulmuar dhe stigamizua­r në rrjetet sociale për një foto apo video rastësore. "Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullish­t shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë. Sot unë jam vënë personalis­ht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes, për të cilën fola, si dhe vetë qasjes sime ndaj saj. Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti, siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë vetëm punonjësi i Policisë, duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsiderua­r tërë kontekstin e një situate. Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të. Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimi­n që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq", deklaroi Veliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania