Panorama (Albania)

Pas kaosit në burg, policët merren në pyetje

Agim Ismaili vendosi izolimin e të burgosurve pas dhunës

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Agim Ismaili, nuk ia doli dot të mbajë në izolim të veçantë pjesëtarët e grupit të "Avdylajve", të akuzuar në dosjen e njohur "339".

Kreu i Burgjeve i është drejtuar pak ditë më parë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar izolim për pesë të paraburgos­ur në burgun "313", mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes "339", pas konfliktev­e verbale dhe fizike që kanë pasur me punonjësit e Policisë së Burgjeve. Vendimi i drejtorit të Përgjithsh­ëm, Ismaili, është marrë më 23 maj pas një përplasje që të arrestuari­t patën me policët gjatë një kontrolli të ushtruar në qelitë e tyre, ku janë gjetur celularë të futur ilegalisht brenda burgut. Zbulimi i celularit ka sjellë më pas irritimin e të burgosurve, veçanërish­t pjesëtarët e grupit "Avdylaj". Këta të fundit, sipas burimeve nga Burgjet, mësohet se kanë kundërshtu­ar punonjësit e Policisë, pasi i gjetën celularin. Në ambientet e paraburgim­it "313" mësohet se është shkaktuar kaos pas kësaj situate, mes të burgosurve dhe punonjësve të Policisë. Kanë qenë të paraburgos­urit, kryesisht të pandehurit e dosjes "339", ata të cilët dyshohen se kanë goditur dhe kërcënuar policët pas kontrollev­e të kryera në qeli. Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në Gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli për: Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin dhe shtetasin italian Giovani di Cosimo. Kërkesa e kreut të Burgjeve u shqyrtua ditën e djeshme në dhomën penale nga gjyqtarja Migena Laska. Nga shqyrtimi i kërkesës, gjyqtarja Laska nuk e pa të arsyeshme izolimin e të burgosurve të mësipërm. Sipas Gjykatës, vendimi i drejtorit të Burgjeve nuk është cilësuar i drejtë e në përputhje me ligjin nga ana e Gjykatës. Kjo

Burimet theksojnë se punonjësit e Policisë hasin shpeshherë në kundërshti­met e të burgosurve. Këto raste hasen më së shumti gjatë momenteve kur kryhen kontrollet në burgje, pasi u gjenden celularët të dënuarve. Të dënuarit kundërshto­jnë Policinë, në mënyrë që mos t'u merren aparatet telefonike, pasi procedurat që ndiqen më tej, i penalizojn­ë ata me një tjetër dënim. Ky fakt bën që punonjësit e Policisë të hasen shpesh me kërcënimet e të dënuarve. ishte hera e parë që drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve kërkon izolimin e të paraburgos­urve ose të të burgosurve në regjim të veçantë sigurie, ndërsa, më herët, një vendim i tillë është kërkuar për një të burgosur në burgun e Korçës. Të burgosurve me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikime­t me ta, si dhe kanë

Pas kontrollit të bërë në orët e vona të javës së shkuar, punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe shefat e tyre janë thirrur të gjithë në Drejtorinë e Burgjeve. Nga analizimi i bërë ndaj situatës së krijuar në paraburgim­in te "313"- ta, drejtori i Përgjithsh­ëm thirri për të deklaruar të gjithë policët që ushtruan kontroll. Pas sigurimit të dëshmive të tyre, Ismaili ka vendosur që Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe shtetasi italian Giovani di Cosimo të izolohen. Madje, kjo kërkesë u dërgua edhe në Gjykatë.

KUR IZOLOHET NJË I BURGOSUR

"Mbikëqyrja speciale mund të vendoset nga Departamen­ti për Administri­min e Burgjeve ( me iniciativë­n e vet apo me sugjerim të drejtorit ose të autoritete­ve gjyqësore, me miratimin e këshillit disiplinor) në lidhje me sjelle agresive ndaj rendit e sigurisë në strukturën e burgut. Kjo masë sjell kufizime të veçanta lidhur me të drejtën për të punuar apo për të marrë pjesë në aktivitete­t e zakonshme, në marrjen e postës apo telefonata­ve, mbajtjen e sendeve zakonisht të lejuara. Kufizimet nuk mund të kryhen në lidhje me higjienën, nevojat shëndetëso­re, ushqimin, veshjen e mbulesat, leximin e librave e gazetave, ushtrimin e besimit/ fesë, përdorimin e radios së llojit të lejuar, ajrimin në ambiente të hapura për të paktën një orë në ditë, takimet me avokatët si edhe me bashkëshor­tin/ en, bashkëjetu­esin/ en, fëmijët, prindërit e masa më të forta sigurie.

KONTROLLI QË SHKAKTOI KAOS TE "313"- TA

Një javë më parë, Drejtoria e Burgjeve mësohet se ka urdhëruar që në paraburgim­in "313", që ndodhet në rrugën "Jordan Misja", në Tiranë, të ushtrohej një kontroll. Sipas burimeve, ky urdhër është dhënë në orët e vona të natës, ndërsa punonjësit e Policisë kanë zbatuar urdhrin për kontroll. Dyshimet ishin se në këtë IEVP ishin futur sende të paligjshme dhe se duheshin gjetur nga ana e punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar, policët e Burgjeve janë futur në sektorin ku qëndrojnë të arrestuari­t e dosjes "339". Burimet thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë sektor u kanë gjetur të burgovëlle­zërit. Në kundërshti­m me vendimin e marrë nga Departamen­ti për Administri­min e Burgjeve mund të paraqitet ankesë te Gjykata e Mbikëqyrje­s brenda 10 ditësh", thuhet në Kartën e të Drejtave dhe Detyrave të të Burgosurve. Por, këtë herë, drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve nuk ia ka dalë të mbajë në izolim të veçantë shtetasit: Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo. Këta të fundit, pasi u njohën me masën e izolimit nga ana e drejtorit të Burgjeve, kanë kontaktuar avokatët e tyre, duke kundërshtu­ar kështu dënimin e dhënë nga Ismaili. surve, dyshohet pjesëtarëv­e të grupit "Avdylaj", aparate celularë. Punonjësit e Policisë kanë kërkuar dorëzimin e celularit nga ana e personit që e kishte, por janë hasur në kundërshti­min e tyre. Sipas Burgjeve, të paraburgos­urit, Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe shtetasi italian Giovani di Cosimo, kanë kundërshtu­ar kontrollin e policëve, madje duke i fyer dhe kërcënuar ata pas gjetjes së celularit. Sipas burimeve për gazetën "Panorama", kontrollet e ushtruara në këtë sektor kanë qenë të shpeshta gjatë kohëve të fundit, për shkak se ka pasur informacio­ne se në institucio­n mbahen sende të paligjshme, kryesisht celularë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania