Panorama (Albania)

Valbona Selimllari dhe Eni Çobani festojnë ditëlindje­n, sekreti që i mban të reja në prag të 50- ve

-

Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllari­n dhe Eni Çobanin. Para pak ditësh, ish- missi i parë shqiptar dhe ndërmjetës­ja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” festuan ditëlindje­n. Në llogaritë e tyre në “Instagram” mbërritën urime të shumta nga miq, kolegë e fansa.

Surprizën më të bukur Valbona e mori nga nipi i saj, një tufë gjigante lulesh. “Lum unë për tezen që kam! Të uroj gjithë lumturinë e botës”, i shkruante ai. Me siguri ky urim dhe këto lule e bënë këtë festë mjaft të bukur për Valbonën. Po sa vjeç mbushën Valbona dhe Eni, ndërkohë që nuk u shihet asnjë rrudhë në fytyrë dhe janë nëna, Valbona e tre fëmijëve dhe Eni e një djali? Për të gjithë kureshtarë­t, Valbona Selimllari, siç e ka thënë dhe vetë vite më parë në një intervistë, ndonëse kudo e shkruajnë se është e vitit 1973, në të vërtetë është e ’ 72- shit, pra këtë ditëlindje ajo festoi 48- vjetorin e saj. Nga ana tjetër, Eni Çobani nuk ka bërë një moshë publike, por para pak vitesh është shprehur se kishte festuar 40- vjetorin. Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindje­n dhe mesazhet e urimit vërshuan nga të gjitha anët. Ai që ra më shumë në sy ishte pa dyshim urimi i Ardit Gjebresë, që tashmë është kolegu i saj prej disa vitesh. Mjaft elegant si përherë dhe shumë i sinqertë, moderatori tregoi se çfarë marrëdhëni­eje të mrekullues­hme ka me avokaten e njohur dhe çfarë vlerësimi ushqen për të. “Gëzuar ditëlindje­n Eni Çobani dhe të bekuar e paç jetën! Mirësia dhe përkushtim­i yt, besimi dhe forca, dashuria për familjen tënde dhe tonën janë motivi përse sot i jemi mirënjohës kësaj dite. Me fat që të kemi”, ka shkruar ai. Bashkëpuni­mi i tyre në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek e “E diela shqiptare” në “TV Klan” ka rezultuar një sukses dhe vazhdon të mbetet mjaft i preferuar nga publiku. Po si ia dalin Valbona dhe Eni, që edhe pse po u afrohen të 50- ve, nuk kanë asnjë rrudhë në portret?! Deri tani, në rrëfimet e tyre ato janë shprehur se trajtimet e rregullta estetike i kanë bërë të ruajnë freskinë e lëkurës. Të dyja janë të lidhura ngushtë me rutinën e trajtimeve më të fundit antimoshë, që me sa duket tek ato kanë dhënë rezultat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania