Panorama (Albania)

Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos

Kontradikt­at që e çuan në ndarje pas katër vitesh lidhje me koreografi­n 15 vite më të madh

-

Një nga çiftet më të komentuara të showbizz- it, Albi Nako dhe Alba Hoxha, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas plot katër vitesh.

Burime pranë çiftit kanë treguar se koreografi dhe balerina e tij janë ndarë dhe për më tepër, Alba është larguar nga shtëpia e tij në Tiranë, ku dhe bashkëjeto­nin prej ca kohësh. Albi dhe Alba e kanë marrë këtë vendim për shkak të problemeve të shpeshta mes tyre dhe gjithashtu të ndikuar nga familjet e secilit, të cilët nuk ishin dakord që marrëdhëni­a e tyre të përfundont­e me martesë.

Familja e Albës nuk ka pasur sigurinë e duhur për vajzën e tyre, duke u nisur nga mënyra sesi i dha fund martesës Nako me ish- balerinën e tij, Klaudia Pepa. Nga ana tjetër, edhe prindërit e Albit kishin rezervat e tyre për një nuse balerinë në shtëpi, nga frika se mos historia do të përsëritej me divorc pas martesës. Nga ana tjetër, edhe pse Alba u komentua si shoqja “jobesnike” duke i marrë burrin Klaudias, pas ndarjes ajo ka rendur t’i afrohet sërish në miqësi ishkoleges dhe ish- es së të dashurit, e cila tashmë jeton në Itali. Direkt pasi Alba e ka fshirë Albin nga miqtë e saj virtualë në “Instagram”, e ka shtuar sërish te miqtë e saj Klaudia Pepën. Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin televizion, Alba vijon punët si koreografe e “Stop” dhe në minutazhin e saj te moti, ndërsa Albi rikthehet në krye të punëve të tij në “TV Klan”. Kjo ndarje konsideroh­et vendimtare nga miqtë e çiftit, edhe pse ata u përfolën kohë më parë se i kishin dhënë fund, fiks nëntë muaj pasi koreografi i njohur Albi Nako filloi të dilte hapur me balerinën e tij mbi 15 vite më të re, Alba Hoxhën.

Në fakt, Albi Nako dhe Alba Hoxha dolën hapur 2 vite pasi kishin lidhje bashkë, ndërkohë që do të mbahen mend si një nga çiftet e showbizz- it që nuk e pranuan kurrë marrëdhëni­en e tyre.

Gjithnjë nën pretekstin se ishin miq të mirë, balerina dhe koreografi shijuan një histori romantike, së cilës duket se i ka ardhur me të vërtetë fundi.

Mosmarrëve­shjet mes çiftit kanë çuar edhe në ndarjen e tyre, por edhe qëndrimi jomiratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizim­in e tij në martesë me një vajzë në profesioni­n e balerinës.

Kujtojmë që deri para karantinës, lidhja e tyre po shkonte mirë, pasi përveçse shiheshin kudo bashkë, Albi e mbështeti në biznesin e saj, një dyqan veshjesh online.

TË GJITHA PENGESAT E LIDHJES ALBI- ALBA, KUNDËRSHTI­TË QË HASËN NGA FAMILJARËT

E për t’iu rikthyer arsyes së ndarjes, sjellim në kujtesë deklaratën e babait të tij, koreografi­t të njohur Llaqi Nako, i cili me sa duket, i trembur nga dështimi i martesës me balerinën tjetër, Klaudia Pepa, tani e tutje nuk është pro një balerine si partnere jete për djalin e tij. I ftuar në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, profesori i njohur i baletit dha një intervistë përballë pyetjeve të fëmijëve, ku dhe deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do ta dëshironte të ishte me profesion balerinë. Nako u shpreh se zgjedhja përfundimt­are i takon djalit të tij, por nëse ai do ta pyeste, ky ishte mendimi, të cilin nuk ngurroi ta bënte publik. E duket se diskutimi ishte bërë në shtëpi dhe vendimi ishte marrë nga Albi, i cili e ka shprehur publikisht se lë kokën pas prindërve dhe s’do të donte kurrë t’i mërziste. Fiks një vit nga koha kur koreografi i njohur, Albi Nako, deklaroi në emisionin e Rudina Magjistari­t divorcin nga bashkëshor­tja e tij, Klaudia Pepa, nisi të dilte në skenë balerina tjetër e trupës së tij, Alba Hoxha. Më vonë, ajo postoi një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku mes komenteve binte në sy ai i koreografi­t të njohur, Albi Nako, i cili më në fund po dilte hapur për këtë marrëdhëni­e, ndërsa i shkruante: “Si zog je”. Ky ishte OKi i parë i bërë publikisht, që Nako u jepte thashethem­eve se mes tij dhe Albës ekziston diçka më shumë se thjesht bashkëpuni­mi për punë. E kjo treshe mediatike me protagonis­te dy balerinat, Klaudia Pepa e Alba Hoxha, me Albi Nakon në mes, në fakt ishte beteja pas kuintave e dy ish- kolegeve dhe shoqeve të ngushta për Albin, i cili ishte profesori dhe koreografi i tyre i përbashkët. Ndërkohë që Klaudia, bashkë me divorcin nga Albi nisi jetën e re në Itali, Alba Hoxha i zuri vendin asaj, duke u bërë balerina e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësis­ht, krahu i djathtë i Nakos. Kështu, për balerinën Hoxha, ky divorc i koreografi­t të saj i hapi jo vetëm dyert e karrierës, por e vuri në qendër të vëmendjes publike si e dashura e tij, edhe pse ajo nuk e pranoi asnjëherë. Kjo lojë e saj me mediat e shndërroi në një nga personazhe­t më të komentuara mes vajzave të televizion­it, duke qenë se përveçse balerinë, ajo arriti të fitonte një vend të mirë pune në “Klan” si prezantues­e e rubrikës së motit. Kështu, ditë pas dite, imazhi i Alba Hoxhës u ngrit në majë, duke lënë pas famën e Pepës, e cila kaloi pak në plan të dytë pas suksesit që arriti me pjesëmarrj­en në “Amici”, famë që arriti kulmin me divorvin.

KLAUDIA DHE ALBA, HISTORIA E MIKESHAVE QË U ARMIQËSUAN PËR NJË BURRË

Po si vazhdoi marrëdhëni­a e dy balerinave, që dikur ishin mikesha të ngushta e i besonin sekretet njëra- tjetrës? Edhe pse Klaudia dhe Albi kanë treguar se janë ndarë me mirëkuptim, gjatë vizitave të saj në Tiranë, Klaudia u pa të shoqërohej me balerinët e tjerë të trupës, si Graciano Tagani, por jo me çiftin më të fundit të showbizz- it, Albi Nakon dhe Alba Hoxhën. Kujtojmë që marrëdhëni­a e tyre ka ndryshuar, pasi dikur, në jo pak foto, ato shiheshin afër njëratjetr­ës, ndërkohë që tashmë as një përshëndet­je nuk e shkëmbejnë. Ndjekësit e komentojnë Albën si shoqja që i mori burrin shoqes, edhe pse mund të mos jetë tërësisht kështu, duke qenë se Alba dhe Albi nisën të shoqërohes­hin shumë me njëri- tjetrin vetëm pasi Albi kishte folur hapur për divorcin në media. Ndërkohë, duket se dy vajzat i bëjnë karshillëk njëra- tjetrës me fotot apo videot që postojnë në “Instagram”, kush e kush të tregonte talentin e padjeshkav­e apo sparkatën edhe në jetën e përditshme. E pas një periudhe ftohjeje, tani që dhe Alba nuk rri me Albin, dy ish- mikeshat janë riafruar. Gjithsesi, në këto vite lidhje, edhe pse u fol se Albi dhe Alba ishin prezantuar me familjet e njëri- tjetrit dhe ishin në prag fejese, çifti hezituan të rrëfenin detaje, pavarësish­t se shiheshin 24 orë në 24 bashkë. Kujtojmë që edhe historia e Albit me Klaudian nisi në ambientet e “TV Klan”, dashuri që u kurorëzua në martesë në vitin 2013, gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”. Çifti deklaroi ndarjen në vitin 2017, një vit pasi kishin marrë vendimin e divorcit. Po në këtë vit, në krah të tij doli Alba, që i bëri të gjithë të mendonin se koreografi po përsëriste historinë me Klaudian, pra një lidhje me diferencë të madhe moshe me balerinën e tij. Të njëjtën gjë kanë menduar edhe familjarët e Albës dhe kjo ishte arsyeja pse nuk e mbështetën asnjëherë lidhjen e vajzës së tyre me Albi Nakon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania