Panorama (Albania)

Pas dy vitesh injorim, Xheni e “Big Brother” ia del ta rikthejë Bernardin në jetën e saj, historia e çiftit që ra pre e mentalitet­it

-

Ish- banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj, ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të raportit të shumëpërfo­lur me Bernard Marashin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u prezantuan si çifti ideal që ishin bërë për njëri- tjetrin. E pas shumë spekulimes­h, Xheni ka vendosur ta pranojë publikisht se vazhdon të jetë në një histori dashurie me Bernardin. “Do të doja ta ktheja kohën pas, të të kisha gjetur më herët dhe të kisha dashur më shumë”, ka shkruar Mhillaj krah fotos përqafuar me Bernardin, një foto që u konsiderua surprizë për fansat, të cilët e pyesnin vazhdimish­t Xhenin nëse vazhdonte apo jo me Bernardin. Nuk dihet nëse Xheni do të ndajë momente të tjera si këto me të dashurin e saj, por deri më tani ajo është përpjekur ta mbajë këtë lidhje larg vëmendjes së mediave, sepse ka menduar se edhe ekspozimi u ka prishur punë, duke futur të tjerë persona në mes që u kanë prishur qetësinë me thashethem­et apo komentet që kanë bërë ata. Në fakt, sinjalet e para se janë ribashkuar u dhanë nga çifti vitin e kaluar, pas dy vitesh, që vetë Xheni i konsideroi “vuajtje” larg Bernardit. Çifti simpatik që u nda pak muaj pas daljes nga “Big Brother”, ndërkohë që ishin pjesë e “Dance with me”, garë që e lanë në mes. Edhe pse u përmendën disa arsye që i çuan në ndarje, për mediat ata deklaruan se i kishin dhënë fund bashkëjete­sës në Tiranë për shkak të disa mosmarrëve­shjeve në çift. Por natyrisht që më kokëforti në këtë ndarje ishte Bernardi, i cili, pavarësish­t tentativav­e të saj para një viti për t’u ribashkuar, i qëndroi vendimit të tij se kjo lidhje nuk funksionon­te. Madje, Xheni bëri të pamundurën duke u rikthyer në Tiranë ku të kishte mundësi negocimi, por sipas mikeshave të saj, jo vetëm që s’arriti gjë, por u kthye e refuzuar në Itali, ku jeton me familjen. E këtë periudhë ajo vendosi t’i përkushtoh­ej pamjes me trajtime dhe operacione plastike duke u kthyer në superbombë, siç shihet në fotot e fundit që poston në “Instagram”. Me sa duket, me pamjen e re ia ka prishur mendjen Bernardit, i cili në “Big Brother” ra në sy për trupin gjithë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania