Panorama (Albania)

Në hetim për 137 kg kokainë, OFL i çon letër për pasurinë

Kërkesë edhe vëllezërve që tentuan të vrasin Dash Gjokën

- TIRANE Ajlosha Simaku Gentian Malindi

"Forca e Ligjit" u ka dërguar kërkesat për deklarimin e pasurisë 5 personazhe­ve në Tiranë e Durrës, që sipas Policisë janë subjekte të ligjit special.

Bëhet fjalë për dy vëllezër në hetim për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese", ndërsa tre personat e tjerë janë në hetim e ish- të dënuar për çështje droge. Mes tyre është edhe Gentian Malindi, i cili është në hetim për sasinë prej 137 kg kokainë, që vinte nga Ekuadori dhe u kap në Portin e Durrësit. "Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Akil Alushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ' Trafikim i lëndëve narkotike'; Morel Kërtalli, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale ' Vrasja në rrethana të tjera cilësuese'; Enkel Kërtalli, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale ' Vrasja në rrethana të tjera cilësuese'; Ilir Oshafi, banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e', e kryer në bashkëpuni­m; Gentian Malindi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale ' Trafikimi i narkotikëv­e' dhe ' Grupi i strukturua­r kriminal'", thuhet në njoftimin e Policisë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAKut, për veprime të mëtejshme.

KOKAINA NE DURRES

Në shtator të vitit të kaluar u bllokuan 4 kontenierë, që kishin transportu­ar 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Trafiku i kokainës që ishte nisur me kontenierë­t e mbushur me banane, po hetohej që prej muajit gusht, pas një sinjalizim­i të mbërritur nga DEA amerikane për Policinë greke dhe shqiptare. Pronari i një anije peshkimi, një peshkatar i punësuar prej tij dhe një punonjës i sigurisë së Portit të Durrësit u identifiku­an nga Policia si pritës. Me sinjalizim­in e DEA- s, autoritete­t greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacio­n final Shqipërinë. Policia tha se në lidhje me këtë ngarkesë po hetohet Gentian Malindi, i cili është ende në kërkim.

VELLEZERIT

Në gusht të vitit 2017, biznesmeni Dashamir Gjoka i shpëtoi një atentati të organizuar ndaj tij. Dy ditë pas ngjarjes, Policia deklaroi se atentatorë­t ishin dy vëllezërit Morel Kërtalli 36 vjeç dhe Enkel Kërtalli 31 vjeç, të cilët janë vëllezër të Elvin Kërtallit, që u ekzekutuan mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut. Gjatë atentatit, mësohet se vëllezërit Kërtalli ishin duke pirë kafe dhe kanë parë Dash Gjokën, që ndodhej në Shijak. Sipas Policisë, në atë kohë ata kanë shkuar për të marrë armën dhe kanë qëlluar ndaj tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania