Panorama (Albania)

Arrestohen 10 persona në Tiranë, dy ishin shpallur në kërkim

-

TIRANE - Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë vijuar edhe dje kontrollet në terren për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, duke vënë në pranga 10 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Petro Marko", gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë; D. A., 31 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, sepse në rrugën "Petro Marko", në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, merreshin me shitje të lëndëve narkotike ( heroinë). Nga kontrolli fizik dhe në banesën e këtyre shtetasve u gjetën e sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 1 kokërr e gjysmë metadon. Nga specialist­ët për Hetimin e krimit të Komisariat­it Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në rrugën "Aleksandër Moisiu" ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë psikologji­ke dhe fizike ndaj mbesës. Në vijim të punës për

PERSONA

janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, dy prej të cilëve kanë qenë të shpallur në kërkim, ndërsa 3 të tjerë, pasi u kapën duke drejtuar makinat nën efektin e alkoolit kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja". Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 20 vjeç dhe Sh. J., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi. K. Gj., 53 vjeç, pasi në rrugën "Berisha" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/ l. E. C., 53 vjeç, pasi te "Bulevardi i Ri", u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/ l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania