Panorama (Albania)

Dhunoi bashkëshor­ten dhe dogji shtëpinë, arrestohet 51- vjeçari

-

Policia e Fierit ka arrestuar dje një 51- vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshor­ten e tij dhe më pas ka djegur shtëpinë. Në pranga mësohet se është vënë shtetasi Ajlosha Simaku, ndërsa ngjarja është shënuar në fshatin Libofshë të Fierit, pas një konflikti mes çiftit. Sipas burimeve të Policisë, ka qenë vetë Simaku që, fillimisht ka lajmëruar zjarrfikës­et dhe fqinjët duke u thënë se po i digjet shtëpia. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe mediat, të cilat e raportuan si një zjarr i rënë nga një shkëndijë elektrike. Vetë Simaku është shprehur për mediat se zjarri në shtëpinë e tij kishte rënë papritur. "Unë isha duke larë rrobat dhe dëgjova kallamat që po bënin zhurmë, që digjeshin. Nuk hyra brenda se binin pjesë nga tavani. Lajmërova fqinjët që erdhën ta shuanin me mjete rrethanore. Brenda u dogjën shumë gjëra se shtëpia është e kushtueshm­e nuk bëhet dot kollaj. Dua që shteti të na ndihmojë. Jemi ndierë të rrezikuar", ka thënë Aljosha Simaku. Por pasi mbërriti në vendin e ngjarjes zjarrëfiks­ja, çështjen e mori në dorë Policia, e cila nisi të hetojë mbi shkaqet e zjarrit. Pasi ka marrë në pyetje familjarë e të njohur të familjes dhe gruan e Aljoshës, Policia zbuloi se vetë ky i fundit ishte përgjegjës për zjarrvënie­n. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, bëhet e ditur se Simaku ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshor­tes së tij, Gj. Simaku, 44 vjeçe, dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë. "Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin: A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth, Libofshë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes së tij, shtetases Gj. S., 44 vjeçe. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" dhe "Dhunë në familje", thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, burime nga blutë bëjnë me dije se pasi e kishte dhunuar gruan, në inat e sipër, 51- vjeçari i vuri flakën shtëpisë. Sherri me të shoqen ishte rast i përsëritur dhe dyshohet se ai ka tentuar edhe herë të tjera t'i vërë zjarrin shtëpisë, duke pretenduar se vetëm ai ka punuar për t'i vënë ato pasuri, sado modeste. Gruaja e tij ka thënë se shpesh është ndierë e kërcënuar nga ai, sepse shumë herë i shoqi u ka thënë se do t'ua digjte shtëpinë e do t'i linte jashtë, me qëllim që të kuptonin sa i rëndësishë­m ishte roli i tij në familje. M. R

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania