Panorama (Albania)

Kush janë dy biznesmenë­t e ekzekutuar në Kurbin dhe “mesazhi” me tritol në hotelin e familjes Mata

Policia po heton lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve

-

Vetëm 23 minuta pas atentatit me dy të vrarë në një hotel në Laç, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Nëse ngjarja në kryeqytet, ndonëse pa pasoja, vetëm me dëme materiale, ishte rrjedhojë e ngjarjes së rëndë në Kurbin, këtë Policia nuk e thotë ende. Megjithëse burimet thonë se po hetojnë një lidhje të mundshme mes tyre. Në orën 22: 17, në Laç u ekzekutua në atentat Bujar Lika ( Hasani), i cili njihet si një ndër miqtë më të afërt të Ervis Martinajt. Ndërsa në orën 22: 40, në Tiranë, ndodhi shpërthimi i tritolit pranë hotelit në pronësi të babait të Ervin Matës, i përfshirë në një tjetër krim që tronditi Tiranën 2 vite më parë, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj. Krimi i rëndë më Laç dhe shpërthimi në Tiranë duket se kanë një emërues të përbashkët, edhe pse ende nuk ka prova konkrete që t'i lidhin këto dy krime me njëri- tjetrin.

SHPERTHIMI

Një sasi tritoli, që dyshohet të ketë qenë 100- 200 gramë, shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Lënda plasëse u hodh e më pas shpërtheu mes dy bizneseve, hotel "Victoria" dhe një lokali bar- kafe. Burime zyrtare të Policisë thanë se pati vetëm dëme të vogla materiale e për fat të mirë, asnjë person të lënduar. Kjo, për arsye se të dyja bizneset ishin të mbyllura në momentin e shpërthimi­t, që sipas Policisë ishte paralajmër­ues. Të paktën, me aq sa shihet në vendin e ngjarjes, tritoli ka hapur një gropë në murin e hotelit, si dhe ka thyer disa xhama të tij dhe të lokalit përbri. Ndonëse dëshmitarë­t, banorë që jetojnë pranë vendit të ngjarjes, tregojnë për një shpërthim mjaft të fortë, që ka tronditur shtëpitë e tyre. Hotel "Victoria" rezulton të jetë në pronësi të Luan Matës, babait të Ervin Matës, i hetuar për vrasjen e ndodhur në lokalin "Monopol" në ish- Bllok, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Burimet thanë se paraprakis­ht, pista kryesore ku po hetohet është ajo e një mesazhi kërcënues e paralajmër­ues ndaj Ervin Matës. Pas ngjarjes së dy viteve më parë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha e u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, Ervin Mata u vetëdorëzu­a në Polici pas disa muajsh arrati, por Gjykata e liroi brenda pak ditësh, duke i caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e".

TE DEMTUARIT

Shpërthimi i eksplozivi­t që është hedhur nga një makinë në rrugën mes hotelit dhe lokalit, ka shkaktuar dëme materiale në të dyja këto biznese. Menjëherë pas ngjarjes, Policia mori në pyetje Luan Matën, pronarin e hotelit, babanë e Ervin Matës, i cili ka mohuar të ketë pasur kërcënime më parë apo konflikte me ndonjë person. Burimet thanë se është pyetur gjithashtu edhe shtetasi K. Gozhita, pronari i lokalit që gjithashtu pësoi dëmtime nga shpërthimi. Edhe ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri. Ndërsa Policia thotë se të dy pronarët e bizneseve të dëmtuara janë persona pa precedentë penalë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania