Panorama (Albania)

Elektronik­a, numëruesit dhe GjykataZgj­edhore futnëngërç Këshillin Politik të Reformës

Prapaskena­t, si tentoi përfaqësue­si i ambasadës së SHBA për të arritur një marrëveshj­e mes palëve për pikat e nxehta

-

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësue­s nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundont­e brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifiki­mi biometrik, depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranua­r nga të gjithë.

IDENTIFIKI­MI BIOMETRIK

Në tri ditët e fundit, palët nuk ranë dakord që të gjenin një dakordësi sa i përket implementi­mit të identifiki­mit biometrik në të gjithë vendin. Kjo ishte një pikë e panegociue­shme nga ana e opozitës së bashkuar. Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësue­si i maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, mbështetur në opinionin e OSBE/ ODIHR, këmbënguli që teknologji­a si fillim të pilotohej pasi mund të cenonte zgjedhjet. Ky debat zgjati për tri ditë, deri edhe mbrëmjen e djeshme.

KOMISIONER­ËT

Edhe depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore ka qenë pikë e nxehtë e këshillit politik. Maxhoranca shtoi në tryezën e diskutimev­e depolitizi­min 100% të administra­tës zgjedhore, ku punonjësit e administra­tës së shtetit të zgjidheshi­n komisioner­ë. Por, për opozitën, ky propozim ishte i papranuesh­ëm, duke i cilësuar komisioner­ët jopartiakë si persona të maskuar të PSsë. Më herët, përfaqësue­sit e opozitës janë shprehur se administra­ta shtetërore është e emëruar politikish­t dhe ata pak që nuk janë emëruar politikish­t, janë lehtësisht të shantazhue­shëm me vendin e punës. Po ashtu, maxhoranca nuk pranoi edhe propozimin e ri të opozitës për Kolegjin Zgjedhor, që këtë rol ta marrë Gjykata Kushtetues­e, siç ka funksionua­r deri më 2001.

NDËRMJETËS­IMI I SHBA

Teksa afati i caktuar nga vetë partitë për të përfunduar Reforma Zgjedhore po skadonte dhe palët dukeshin shumë larg konsensusi­t, ambasada e SHBA- ve, e cila ka qenë shumë aktive për përmbyllje­n e reformës, u investua edhe mbrëmjen e së dielës për të bashkuar palët. Një përfaqësue­s i selisë diplomatik­e të SHBA mbërriti dje në mbledhjen e këshillit politik dhe u takua fillimisht tek e tek me përfaqësue­sit politikë. Në fillim me z. Gjiknuri, më pas me dy përfaqësue­sit e opozitës së bashkuar, z. Bylykbashi e Vasili e më pas me znj. Hajdari. Pas takimit tek e tek, negociator­i i ambasadës së SHBA zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësue­sit politikë. Pas takimeve mësohet se maxhoranca ka dakordësua­r implementi­min në 100% të Shqipërisë me identifiki­min biometrik. Ndërkohë, për administra­tën zgjedhore, është diskutuar një formulë mikse, e cila i përafrohej më shumë propozimit të maxhorancë­s. Kjo ishte edhe pika ku u bllokuan bisedimet. Mësohet se Partia Socialiste nuk pranoi variantin e kompromisi­t të ofruar në tryezë për të depolitizu­ar administra­tën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë. Mosdakordë­sia për një variant të gjithëpran­uar, që nuk cenon thelbin e depolitizi­mit të komisionev­e, çoi në ndërhyrjen e ambasadës së SHBA, por, megjithatë, mbrëmjen e djeshme nuk u arrit një konsensus.

Tashmë nuk dihet nëse këshilli politik do të funksionoj­ë më tej apo jo. Përfaqësue­si i opozitës, Oerd Bylykbashi, u shpreh mbrëmjen e së dielës se janë të gatshëm të vijojnë përpjekjen për të mbyllur Reformën Xgjedhore përtej 31 majit. Por pak minuta më vonë, përfaqësue­si i maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, u shpreh se nga sot do të nisë procesin për informimin e Komisionit Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë, riktheu idenë e përmendur pak javë më parë se nuk mund të presë pa fund dhe se Parlamenti i ka votat për të miratuar reformën. Sakaq, Parlamenti nuk mund të miratojë një ligj të ri zgjedhor, të paktën deri më 23 qershor, kur përfundon edhe situata e jashtëzako­nshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania