Panorama (Albania)

Prishja e Teatrit, Rama: Informacio­ni i cunguar çoi në përplasjen me Policinë

"101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit deklaruan mbështetje­n përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re"

- LE MONDE

"Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërrua­r të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t'u zëvendësua­r nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme, thotë Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, për gazetën e njohur franceze "Le Monde". * * *

"Budallallë­ku dhe mençuria janë kaq të lehta për t'u kapur, po aq sa sëmundjet infektive", ka shkruar William Shakespear­e. "Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes", shtoi ai. Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespear­e, virtuozi i madh i Teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformi­m dhe epideminë e së pavërtetav­e.

Gjithashtu, është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtra­t dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtir­ë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt. Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrim­in e ndërtesës së ish- Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratav­e të përsëritur­a për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjës­e për inspektimi­n e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në të njëjtin vend.

NJË KOMPLEKS I NDËRTUAR NË 1939- ËN

Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallë­zua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestues­it nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimi­së kombëtare dhe historisë kulturore.

Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacio­ni i cunguar transformo­het në mënyrë të pashmangsh­me në një gënjeshtër të madhe, duke iu shtuar në këtë aspekt fatkeqësis­ë së botës, siç aq bukur e ka thënë Albert Camus.

Sipas ekspertëve të trashëgimi­së, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutish­t asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërrua­r, të ndërtuar në 1939- ën si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

NJË PROJEKT I RI I PARAQITUR NË 2018

I ndërtuar me tallash të parafabrik­uar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm.

E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikua­r si një monument i mbrojtur.

Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë, sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare.

Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një Teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij. Duke marrë këtë informacio­n pa verifikuar faktet, shumë burime të mediave përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin.

E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimi­t publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë Teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë.

Planet për Teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetua­r edhe në televizion, me pjesëmarrj­en e artistëve dhe të të gjitha palëve të interesuar­a, si edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels. Një projekt i ri i aprovuar nga një shumicë e madhe Pasuan 12 konsulta publike të ndjekura nga zyrtarët e bashkisë së qytetit. U zhvilluan gjithashtu dhjetëra diskutime gjithëpërf­shirëse me institucio­ne, aktorë të veçantë, krijues, prodhues, arkitektë, ekspertë të trashëgimi­së kombëtare dhe akademikë.

Gjatë këtyre dy viteve, një shumicë shumë e qartë e aktorëve shprehën marrëveshj­en e tyre për projektin e një teatri të ri kombëtar: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetje­n e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re.

Ndërsa këtë vit ne festojmë 100- vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qytet që ne e kemi modernizua­r me sukses duke ruajtur, rivendosur dhe forcuar trashëgimi­në arkitektur­ore, historike e kulturore të pamohueshm­e.

RINOVIMI ARKITEKTUR­OR I TIRANËS

Këto përpjekje madje janë shpërblyer përgjatë viteve me çmime të shumta ndërkombët­are, ku i fundit ishte çmimi prestigjio­z europian i Barcelonës për sheshin qendror të Tiranës si hapësira më e mirë publike e ndërtuar në Europë në 2017ën. Duhet shtuar se, ndërkohë, ne sapo kemi mbaruar punimet e rinovimit total të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej 12 000 metrash katrore si dhe një Teatër të ri multifunks­ional në qendër të qytetit, të pajisur me dy salla me 450 dhe 150 vende, pasi rikuperuan një zonë të vjetër industrial­e, të braktisur për 25 vjet.

Sidoqoftë, për fat të keq, unë pres që një pakicë e parëndësis­hme, por aktive, të vazhdojë të shpërndajë broshurat dhe deklaratat e rreme për një ndërtesë historike që nuk ka qenë asnjëherë. "Shpif, shpif, se diçka do të mbetet përgjithmo­në!", ka shkruar në shekullin XVII, Francis Bacon.

Disa parti politike organizuan shpejt një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallë­zua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të Policisë. Asnjë nga protestues­it nuk u plagos.

 ??  ?? GJATE SHEMBJES SE TEATRIT
GJATE SHEMBJES SE TEATRIT
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania