Panorama (Albania)

Banka Botërore: Pandemia do rrisë varfërinë në Shqipëri

“Kriza ekonomike do ta kthejë vendin 15 vjet mbrapa”

-

Mbyllja e ekonomisë gjatë muajve të pandemisë do të thellojë edhe më shumë krizën në Shqipëri. Këtë e thonë ekspertët e Bankës Botërore në studimin e fundit mbi ndikimin e pandemisë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, midis të cilëve vendi ynë rezulton me numrin më të lartë të popullsisë së varfër ( që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë).

Dy janë skenarët që parashikon Banka Botërore për Shqipërinë. Në rastin më të mirë, nëse kriza zgjat jo më shumë se tre muaj, numri i të varfërve mund të rritet deri në 39.6% të popullsisë. Ndërsa më i keqi parashikon që kjo shifër të prekë 43.6% në rast se pandemia zgjat për një gjysmë viti. Skenari më optimist parashikon që varfëria në vend të arrijë në nivelet e vitit 2012, ndërsa sipas skenarit më pesimist, shkalla e varfërisë kthehet në nivelin e 15 viteve më parë, e barabartë me atë të 2005- ës.

Sidoqoftë, sipas të dyja parashikim­eve të BB- së, vendi ynë do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë, krahasuar me vendet e tjera në rajon. Rritja e parashikoh­et të rritet shkalla e varfërisë në vend, në rast se kriza ekonomike zgjat më shumë se tre muaj. Ndërsa të ardhurat e familjeve pritet të bien nga 6 deri në 12% për çdo shtet të Ballkanit, të marrë në studim nga ekspertët e BB. varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete, të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderue­shme të të ardhurave. Sipas të dhënave, vendi ynë ka një numër të madh të vetëpunësu­arish, por edhe shkallë të lartë informalit­eti. Këta persona, si dhe ata me kontrata të përkohshme pune ose jo shumë të sigurta, do të jenë kategoria që do të preket më shumë nga varfëria. Kriza e prgjithshm­e do të vendosë qindra e mijëra familje në vështirësi, duke ndikuar në kequshqyer­je apo reduktimin e shpenzimev­e për arsimin e fëmijëve, dy fenomene që do të kenë pasoja afatgjata në vend.

Një tjetër faktor shtesë që do të thellojë edhe më shumë varfërinë është rënia e remitancav­e, që për shumë familje janë burimi i vetëm i të ardhurave. Sipas BBsë, emigrantët shqiptarë të prekur gjithashtu nga kriza në vendqëndri­met e tyre, me shumë gjasë do të dërgojnë më pak para te të afërmit, pasi pritet t’u cenohet puna.

Në të njëjtën klimë të zymtë janë pak a shumë të gjitha vendet e rajonit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi u detyruan të zvogëlojnë veprimtari­në për shkak të zbatimit të masave për distancim social, por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Sipas studimit të Bankës, nëse qeveritë nuk marrin masa në përgjigje të krizës, më shumë se 400 mijë njerëz mund të zhyten në varfëri, ndërsa klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm. Thënë ndryshe, do të ketë ulje të popullsisë ekonomikis­ht të sigurt, që janë klasa me të ardhura të mesme e të larta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania