Panorama (Albania)

KREU I PD I PREMTON DHOMËS AMERIKANE LUFTËKUNDË­R MONOPOLEVE

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje se PD- ja ka një plan konkret për të dalë nga kriza që shkaktuan masat strikte për parandalim­in e përhapjes së koronaviru­sit.

Gjatë një takimi që zhvilloi dje me përfaqësue­sit e Dhomës së Tregtisë, Basha u shpreh se plani i PD- së shtrihet te ndihma financiare nga njëra anë dhe nga ana tjetër, lehtësirat nga taksat. “Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbje­n ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëv­e: ky është prioriteti absolut i programit tonë, ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën, ne do të ofrojmë edhe instrument­et dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klienteliz­mit, si dhe mbështetje­n dhe financimin e projekteve madhore ekonomike, që do krijojnë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët”, deklaroi kryeopozit­ari. Ndërkohë, duke iu referuar bashkëbise­dimit që pati me përfaqësue­sit e Dhomës së Tregtisë, sipas kreut të selisë blu, masat e marra nga qeveria kanë qenë joefektive. Për kryedemokr­atin Basha, shuma e parave e përcaktuar për t’u shpërndarë nga qeveria nuk jep efekt në ekonomi, ndërsa edhe më problemati­ke u bë situata për shkak të vështirësi­ve burokratik­e. “Me përfaqësin­ë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid- 19 dhe për alternativ­at tona për rimëkëmbje­n e ekonomisë shqiptare. Ata shprehën shqetësimi­n e tyre se paketat 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qenë joefektive dhe me një ndikim të papërfills­hëm te biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët, ndërsa pengesat burokratik­e i kanë bërë ato të pazbatuesh­me. Si rrjedhojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzisten­t, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje”, tha

Basha.

AKUZAT Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, u kujtoi përfaqësue­sve të Dhomës së Tregtisë rekomandim­et që PD- ja bëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në kohën e pandemisë, ndërkohë akuzoi edhe kreun e qeverisë se i refuzoi ato dhe zgjodhi të shpërndant­e paratë e buxhetit të shtetit me miqtë e tij, që Basha i quan oligarkë. “Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësis­ht, këto dështime po u kushtojnë shumë shtrenjtë shqiptarëv­e dhe ekonomisë së tyre, që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratik­e propozoi masa konkrete mbështetës­e për biznesin vendës dhe për të punësuarit e tij, por Rama zgjodhi t’i harxhojë lekët e

Pak ditë më parë, kreu i selisë blu priti në zyrën e tij edhe përfaqësue­sit e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Zyra e medias e selisë blu bëri me dije pak ditë më parë se Basha u premtoi përfaqësue­sve të AmCham, se ka në prioritet luftën kundër monopoleve dhe thithjen e investimev­e të huaja. “Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitor­ëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsion­it dhe klienteliz­mit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia. Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid- 19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës sonë”, deklaroi Lulzim Basha. buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin”, vijoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania