Panorama (Albania)

Fluturimi me charter i Ramës përplas PD- në me qeverinë

Bardhi: Rama shpenzon 100 mijë euro për udhëtime personale

-

Fluturimi i Kryeminist­rit Edi Rama dje me charter nga Tirana për në Paris shkaktoi debat mes sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazment Bardhi, dhe këshilltar­it të Kryeminist­rit, Endri Fuga. Bardhi akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se shpenzon 100 mijë euro për udhëtime personale me avion qeveritar. “Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh ta kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzua­r avionin e ‘ Air Albania’ si charter personal, Kryeminist­ri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhëtimi. Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët, si mundet që një kryeminist­ër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëv­e për charter personal?”, ngriti pikëpyetje­t numri dy i PD- së. Përgjigjen, Bardhi e mori përmes këshilltar­it të Kryeminist­rit Edi Rama, Endri Fuga. Ky i fundit sqaroi se avioni qeveritar përdoret vetëm për punë, ndërkohë që i konsideroi si të turpshme akuzat. “E turpshme akuza për udhëtimin 24- orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshj­e të posaçme me ‘ AIR ALBANIA’, pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë, mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin”, shkroi Fuga. Mirëpo, selia blu nuk i konsideron turp akuzat e ngritura nga numri dy i saj, por mungesën e transparen­cës nga ana e kreut të qeverisë. “E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama të udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikos­h luksin dhe vjedhjen e Ramës”, reagoi PD- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania