Panorama (Albania)

Spahia: Ministria po fsheh shifrën reale të të infektuarv­e

-

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Bardh Spahia, ka hedhur akuza në drejtim të ministres së Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, për fshehjen e shifrave reale të të infektuarë­ve me COVID- 19. Në një reagim pas rritjes së rasteve pozitive me koronaviru­s në ditët e fundit, Bardhi thotë se vetëm në Qendrën Shëndetëso­re Nr. 9, vatra e re e infeksioni­t Covid- 19, kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Duke cituar të dhënat e 24 orëve të fundit, ku rezultojnë të infektuar dy staf mjekësor, Spahia thekson se kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme. “E pabesueshm­e se si mund të gënjehet kaq paturpësis­ht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarv­e në personelin shëndetëso­r! Sot, Ministria e Shëndetësi­së tha se nga 35 anëtarë të personelit shëndetëso­r të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme! Vetëm në Qendrën Shëndetëso­re Nr. 9, vatra e re e infeksioni­t Covid- 19, kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Dhe testet në këtë qendër u bënë vetëm pasi u denoncua se pas identifiki­mit të 2 të infektuarv­e të parë, personelit nuk u ishin bërë tamponët. Testet janë bërë dje, por vetëm disa anëtarëve të personelit që paraqisnin simptoma dhe disa familjarëv­e të tyre, jo të gjithë personelit të Qendrës. Nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total”, shkroi Bardh Spahia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania