Panorama (Albania)

Arsyet, Kushtetues­ja ‘ rrëzon’ Canin edhe për anëtarin tjetër të KPA

Ish- anëtari i KLP kërkoi verifikimi­n e emërimit të gjyqtarit të Apelit në procesin e vetingut

- Besnik Cani

Gjykata Kushtetues­e ka rrëzuar ankimimin e ish- anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Besnik Cani, kundër gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Një kolegj i përbërë nga gjyqtaret, Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllar­i ka vendosur që mos ta pranojë kërkesën e Besnik Canit për të çuar kërkesën e tij në seancë. Ky vendim i Gjykatës Kushtetues­e është i dyti që i rrëzohet Canit, pasi një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe për kërkesën që ky i fundit kishte bërë ndaj anëtarit tjetër të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Në vendim, rreshtohen edhe arsyet e rrëzimit të kësaj kërkesë të ish- anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, ku theksohet se atij nuk i legjitimoh­et e drejta për të kërkuar verifikimi­n e zgjedhjes së një gjyqtari të KPA. “Kolegji vëren se, ndonëse kërkuesi parashtron në objekt dhe kërkesë ‘ verifikimi­n e zgjedhjes së funksionar­it kushtetues sipas nenit 131, pika 1, shkronja ‘ e’, të Kushtetutë­s’, nga përmbajtja e pretendime­ve bëhet fjalë për ‘ zgjedhshmë­rinë e funksionar­it’, sipas kritereve të caktuara nga Kushtetuta dhe ligji, të cilat, sipas kërkuesit, në çështjen konkrete nuk janë respektuar. Individi kërkues nuk është subjekt i pakushtëzu­ar dhe nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e për kontrollin e zgjedhshmë­risë së organeve kushtetues­e, të cilin, për nga mënyra se si ushtrohet, Kushtetuta dhe ligji ua ka njohur subjekteve përkatëse”, thuhet ndër të tjera në vendimin e kolegjit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllar­i. Treshja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e ka vlerësuar se Besnik Cani do duhej t’i kërkonte te KPA garancitë ligjore për një proces të rregullt verifikimi dhe se për këto arsye nuk e ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë plenare. “Rrjedhimis­ht, kërkuesi nuk legjitimoh­et ‘ ratione personae’ dhe ‘ ratione materiae’ për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetues­e me pretendimi­n se cenohet në të drejtën e tij për një proces të rregullt ligjor nga vendimi nr. 82/ 2017 i Kuvendit, përgjatë procesit të rivlerësim­it kalimtar. Në përfundim, Kolegji vlerëson se kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare”, citohet në vendimin e Kolegjit. Besnik Cani kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetues­e hetimin e procedurës së emërimit të Ardian Hajdarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi hidhte dyshime se kjo kishte ndodhur në kundërshti­m me Kushtetutë­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania