Panorama (Albania)

Ervin Mata u lirua nga Gjykata 2 ditë pas vetëdorëzi­mit

-

Dy ditë pasi u vetëdorëzu­a në Polici, edhe pse për 5 muaj iu shmang drejtësisë, Ervin Mata është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës më 4 maj të vitit të kaluar. Vetë Mata, i cili njihej edhe si i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, nuk ishte i pranishëm në seancën e rivlerësim­it të masës së sigurisë, por përfaqësoh­ej nga avokati i tij, Alban Bengasi. Ndonëse me herët Gjykata kishte vendosur në mungesë masën "Arrest me burg", të cilën e kërkoi sërish prokurori i çështjes, gjyqtari Artan Gjermeni vendosi ta ndryshojë atë në "Detyrim paraqitjej­e". Prokuroria nuk ka qenë dakord me vendimin e dhënë, pasi gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura ka kërkuar "Arrest me burg". Mbi 33- vjeçarin Ervin Mata ishin ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtj­es pa leje. Sipas vendimit të Gjykatës, ai do hetohej edhe në vazhdim për përfshirje­n ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish- Bllokut në Tiranë. Megjithatë, gjatë hetimeve u vendos që ai nuk do të qëndronte në burg. Të gjithë personat që u arrestuan për ngjarjen e dy viteve më parë janë liruar nga drejtësia. Në kërkim vazhdon të jetë vetëm ish- komandoja Mevjol Bilo, që sipas dosjes së Prokuroris­ë, është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton. Në dosje shpjegohen veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohet se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, i cili kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës, Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij.

 ??  ?? Ervin Mata
Ervin Mata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania