Panorama (Albania)

MINORENET E ARRESTUAR

-

Burime nga Policia e Tiranës thanë se dy minorenët e arrestuar, 16 dhe 15 vjeç, kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës. Sipas tyre, ata e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhua­r, por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime. Vajza është në gjendje të rëndë psikologji­ke dhe nën asistencë të qendrës ARSIS, ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen. ndërsa ngacmimet dhe përndjekje­t ndaj të miturës kishin nisur një vit më parë, kur ajo ishte në klasë të 8- të. Përveç 65- vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj, të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhëni­e me vajzën. Më pas, roja është hequr nga puna dhe përndjekje­n e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhon­te vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur "S….. kur. a". Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhëni­e seksuale me 65- vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes. Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç. Aparatet celulare të 65- vjecarit dhe 20- vjecarit janë sekuestrua­r nga Policia në cilësinë e provës materiale. Fillimisht është bërë shoqërimi i 65- vjecarit në Komisariat­in nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferim­i i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në Komisariat­in nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se Abaz Doku e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu, edhe për 20- vjeçarin ka prova të pakundërsh­tueshme të abuzimit me të miturën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania