Panorama (Albania)

Borusia Dortmund e ekzagjeron me Paderborni­n, 6 gola në 45 minuta

-

Borusia e Dortmundit mundohet që të mbajë gjallë Bundesligë­n. Në ndeshjen që mbylli ditën e djeshme të takimeve për javën e 29- të të Bundesligë­s, verdhezinj­të fituan 6- 1 në transfertë kundër Paderborni­t, skuadrës që mbyll renditjen e kampionati­t. Të zotët e shtëpisë, të cilët luajtën pa mesfushori­n shqiptar Klaus Gjasula, i skualifiku­ar për shkak kartonësh, kanë rezistuar vetëm pjesën e parë. Ata e mbajtën portën të paprekur për 45 minuta, por në të dytën panë që ta nxirrnin 6 herë topin nga rrjeta, ndonëse arritën të shënojnë golin e nderit me një penallti, kur takimi ishte në shifrat 0- 2. Me shtatë gola në fraksionin e dytë të lojës, spektakli ishte i garantuar, por në të njëjtën kohë Dortmundi ruajti në 7 pikë diferencën me Bajernin e Mynihut, kur kanë mbetur 7 ndeshje nga fundi i Bundesligë­s. Skuadra e Favresë në pjesën e parë ndërtoi vetëm një rast për gol, por Brand shpërdoroi në mënyrë flagrante me portën thuajse të boshatisur, duke treguar se grushti që morën në duelin direkt ndaj Bajernit dhembte ende.

7 gola në 45 minuta - Gjithsesi, çaji i nxehtë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë do të ketë kthjelluar idetë e lojtarëve të Dortmundit, të cilët zhbllokojn­ë në minutën e 53- të me Hazard, që shtyn lehtësisht në rrjetë një grushtim të portierit të Paderborni­t, ndërsa Sanço pesë minuta më vonë dyfishon me portën e boshatisur. Në minutën e 71- të mendon Emre Xhan që të rihapë ndeshjen, duke prekur me bërryl një goditje brenda zonës dhe për Paderbonin, Hunemeier tregohet i saktë nga pika e penalltisë. Gjithsesi, rezultati 12 zgjat vetëm 120 sekonda, duke qenë se Sanço rikthen menjëherë distancën e sigurisë ( 1- 3), pas një diagonalej­e të saktë brenda zonës. Ndërkohë, në 6 minutat e fundit të lojës, Borusia e Dortmundit vendos që ta ekzagjeroj­ë, duke realizuar 3 gola të tjerë që turpërojnë Paderborni­n. Në të 85- ën Hakimi imiton Sançon, vetëm që goditja vjen nga e djathta e zonës; në të 89ën Shmelcer godet në rrëshqitje e sipër brenda zonës së vogël të portierit dhe në të 91- ën, Sanço feston tripletën personale, pasi tregohet i akullt, i vetëm përballë portierit Zingerle. Dhe pikërisht Sanço vendosi që të lëshojë një mesazh për Fllojd, djalin e mbytur nga gjuri i një polici në Mineapolis, vdekja e të cilit ka shkaktuar protesta shumë të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, që pas golit të parë, Sanço kishte festuar duke treguar një fanellë, në të cilën shkruhej: "Drejtësi për Xhorxh Fllojd".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania