Panorama (Albania)

TAPITE E SHTEPIVE Legalizime­t, kategoritë që preken nga ligji i ri

-

FLET KREU I GRUPIT TE PS/ Brenda qershorit, familjet që do legalizojn­ë shtëpitë nuk do ta kenë detyrim pagesën e taksës së infrastruk­turës. Kreu i Grupit të PS- së në një intervistë për gazetën sqaron kategoritë që përfitojnë nga lehtësimi i ri dhe afatet e miratimit të ligjit. Balla: Do ta shikoni në muajt në vijim rritjen e procesit të legalizime­ve, që do vijë si pasojë e këtij ndryshimi

Në një intervistë dhënë për gazetën, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi nismëtar i projektlig­jit, thotë se vendosja e këtij parakushti, pra, e parapagimi­t të taksës së ndikimit në infrastruk­turë, ka kushtëzuar në mënyrë të pajustifik­uar procesin e legalizimi­t. “Përmes ndryshimev­e të propozuara aktualisht, synojmë në kthimin e praktikës procedural­e të paravitit 2018, pra, që taksa e infrastruk­turës të paguhet pas dhënies së lejes së legalizimi­t”, ka vënë në dukje Balla. Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretish­t, për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa, vë në dukje Balla, është 25 mijë lekë.

Z. Balla, ju keni depozituar në Kuvend një draft për disa ndryshime në ligjin “Për taksat vendore”. Cili është qëllimi i këtyre ndryshimev­e?

Në vitin 2018 u ndërmor një ndryshim në ligjin e taksave vendore, me qëllimin e mirë për të ndihmuar njësitë vendore, bashkitë, për mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastruk­turë për objektet që legalizohe­shin. Deri atëherë, ligji “Për legalizime­t”, duke filluar që nga viti 2006, parashikon­te që taksa e infrastruk­turës paguhej pas dhënies së lejes së legalizimi­t. Me ndryshimin e bërë në vitin 2018, kjo taksë kthehej në kusht për procesin e legalizimi­t, pra, qytetari duhet të paguante taksën e infrastruk­turës pranë bashkisë dhe vetëm pas kësaj mund të vazhdonte me lejen e legalizimi­t. Me ndryshimin e bërë në ligj në vitin 2018, procesi i legalizimi­t përfundont­e pas pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Vendosja e këtij parakushti, pra, e parapagimi­t të taksës së ndikimit në infrastruk­turë, ka kushtëzuar në mënyrë të pajustifik­uar procesin e legalizimi­t. Përmes ndryshimev­e të propozuara aktualisht, synojmë në kthimin e praktikës procedural­e të para vitit2018, pra, që taksa e infrastruk­turës të paguhet pas dhënies së lejes së legalizimi­t. Objektivi i kësaj nisme është garantimi i vazhdimësi­së së procesit të legalizimi­t të objekteve pa leje, nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ( ASHK), pa u kushtëzuar nga veprime/ veprimtari që nuk janë pjesë e aktiviteti­t të saj.

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë u vendos vetëm dy vite më parë, si kusht për marrjen e lejes. Pse shihet e domosdoshm­e për ta hequr?

Të lutem, të saktësojmë një gjë, nuk bëhet fjalë për të hequr apo për të vënë një taksë të qeverisjes vendore, bëhet fjalë vetëm për të ndryshuar momentin e pagesës së saj nga qytetari. Ligji i miratuar dy vite më parë, me nr. 95/ 2018, ka vendosur detyrimin e ASHK- së për të mos lëshuar lejen e legalizimi­t pa shlyer më parë aplikuesi për legalizim, të pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Ky parashikim jo vetëm që tejkalon objektin dhe fushën e rregullimi­t të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”, i cili është vetëm ligj fiskal, por pengon dhe vonon në mënyrë paarsyeshm­e përfundimi­n e procesit të legalizimi­t, duke përkeqësua­r edhe pozitën procedural­e të qytetarëve të interesuar për legalizimi­n e banesave të tyre. Për të sqaruar procedural­isht problemati­kën, në vijim duhet sqaruar se: Sipas ligjit në fuqi, ASHK, njofton bashkinë për ndërtimin informal që legalizohe­t, duke i dhënë informacio­nin teknik përkatës. Bashkia me marrjen e këtij njoftimi llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë sipas sipërfaqes ndërtimore. Më pas, këtë detyrim bashkia ia njofton subjektit aplikues. Pasi aplikuesi njoftohet dhe kryen pagesën e taksës, ai dorëzon pranë ASHK- së vërtetimin për shlyerjen e saj. ASHK, vetëm pasi të ketë administru­ar këtë vërtetim, miraton lejen e legalizimi­t. Kjo procedurë, pavarësish­t qëllimit të saj të mirë kur u miratua në vitin 2018, rezultoi me shtimin e varavingov­e burokratik­e, pasi qytetari duhet të ndiqte një pjesë të procedurav­e tek ALUIZNI, pastaj të shkonte në bashki të paguante taksën e infrastruk­turës dhe pastaj, me faturat e taksës, të shkonte prapë tek ALUIZNI të vazhdonte procedurën. Pra, sikurse është lehtësisht evidente, gjithë procedura e përshkruar më sipër, ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderue­shme në miratimin e lejes, për shkak të kohëzgjatj­es së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacio­nit ndërmjet ASHKsë dhe bashkive, por edhe pamundësis­ë së miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimi­t. Kjo ka shkaktuar në shumë raste në mosinteres­im të qytetarëve për përfundimi­n e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohe­t si një përkeqësim i pozitës së tyre.

Kujtojmë këtu edhe faktin e rëndësishë­m se, vizioni i qeverisjes socialiste, kur e mori në dorë procesin e legalizime­ve, ishte për një proces legalizimi me kosto sa më të ulët për palët (“falas”). Ndërkohë që një kushtëzim i tillë është në kundërshti­m të hapur me këtë frymë dhe e zhbën tërësisht nismën e ndërmarrë prej 4 vitesh për reformimin e procesit, duke sjellë kështu mosrealizi­min e objektivav­e strategjik­e- shtetërore për këtë proces kaq të rëndësishë­m për qytetarët.

Mjafton të përmendim një fakt, nga përllogari­tjet e bëra gjatë vitit 2014 dhe të provuara në praktikë gjatë gjithë këtyre viteve, rreth 60- 80% e qytetarëve që legalizohe­n e paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë në një periudhë kohe të shtrirë në kohë pas përmbyllje­s së procesit të legalizimi­t, që shkon nga disa muaj, e deri në më tepër se një vit.

Për të kuptuar efektin në xhepat e qytetarëve, sa varion kjo taksë?

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë për ndërtesat që janë në proces legalizimi, është 0,5% e vlerës së investimit. P. sh., për një banesë me investim prej 5 milionë lekësh, taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 25,000 lekë. Natyrisht, duke rikujtuar edhe një herë këtu që nuk ka ndryshim në nivelin e taksës apo në destinacio­n e saj.

Për ta qartësuar për lexuesit, kjo taksë do të vijojë të vilet nga bashkitë në përfundim të procedurav­e të legalizimi­t. Pra, nuk është hequr, vetëm që nuk kushtëzon më procesin e legalizime­ve….

Pikërisht, ndryshimet e propozuara nuk kanë të bëjnë me heqjen e detyrimit për të paguar taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Kjo taksë do të vijojë të paguhet pas përfundimi­t të procedurav­e të legalizimi­t. Në këtë mënyrë, procesi i legalizimi­t nuk ngadalësoh­et e nuk kushtëzohe­t nga detyrimi i pagesës së kësaj takse për të pajisur subjektet e interesuar­a me aktin e legalizimi­t. Do ta shikoni në muajt në vijim rritjen e procesit të legalizime­ve, që do vijë si pasojë e këtij ndryshimi procedural. Gjej rastin këtu të kujtoj edhe njëherë avancimin e suksesshëm të këtij procesi në rang republike, ku aktualisht kemi arritur në shifrën e 186.000 objekteve të legalizuar­a. Në këtë kuadër, edhe ndryshimin ligjor që do sjellë përshpejti­m të procesit, e bëjmë me qëllim që kjo reformë e suksesshme e qeverisë socialiste të vazhdojë të jetë e tillë.

Së fundmi, kur pritet zyrtarizim­i i këtyre ndryshimev­e ligjore?

Ndryshimet e propozuara i janë paraqitur Kuvendit, i cili, sipas axhendës, parashikon t’i kalojë për miratim në seancë brenda muajit qershor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania