Panorama (Albania)

Zbardhen prapaskena­t në takimin 4 orë për zgjedhjet, refuzimi i paktit nga PS dhe pse ndërhyri zyrtari i SHBA

“Të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin për konsensus. Mos kini frikë nga vota e lirë”

- ARDIT HOXHA Presidenti Meta

Pak orë para se të niste mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Presidenti Meta doli me një apel për palët, ku u bënte thirrje për gjetjen e konsensusi­t në bërjen e Reformës zgjedhore.

Duke shpërndarë një lajm të Bankës Botërore për rritjen e varfërisë dhe tkurrjen e shtresës së mesme në vend, Presidenti thotë se të gjithë presin që palët të arrijnë konsensus për Reformën Zgjedhore. Ai bëri thirrje që t’u jepet mundësia qytetarëve që të votojnë edhe për deputetët që do t’i përfaqësoj­në në Parlament dhe jo vetëm për partitë politike. Sipas kreut të shtetit, palët politike nuk duhet të kenë frikë nga vota e lirë, madje ai shkon edhe më tej, teksa kërkon që edhe Presidenti të zgjidhet nga populli dhe të mos ketë detyrime ndaj asnjë partie. “Edhe pse është e diel, të mos harrojmë paralajmër­imet e fundit të Bankës Botërore: “Covid- 19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë, rreth 100 mijë shqiptarë, dhe, në rastin më të keq, diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid- 19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dy skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”. Ndaj, sot, të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak. Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojn­ë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanë­sh, që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjës­i. Dhe për të dhënë shembullin i pari, ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidenti­t nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutë­s, qytetarëve dhe Republikës”, shkroi Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

 ??  ?? KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania