Panorama (Albania)

Pas Dacit, edhe një gjyqtare e Vetingut me padi në SPAK

Padia kundër Faskajt depozitohe­t nga gjyqtarja Hajrie Muçmata

-

Pas Luan Dacit, një tjetër anëtare e institucio­neve të vetingut është kallëzuar në Prokurorin­ë Speciale Antikorrup­sion ( SPAK).

Është anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ( KPK), Alma Faskaj, që është kallëzuar për falsifikim të dokumentev­e nga gjyqtarja e Apelit në Shkodër, Hajrie Muçmata. Në padinë e depozituar në SPAK, Muçmata kërkon pezullimin e Faskos nga detyra e anëtares së KPK- së, pasi kjo e fundit ka fshehur një shkarkim nga detyra në vitin 1996. Në padi thuhet se Faskaj është shkarkuar nga detyra më 26 gusht të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës. Në akuzën e ngritur, Muçmata citon ligjin e vitit 2016 për përzgjedhj­en e trupës së vetingut, sipas të cilit do duhet të përzgjidhe­n ata persona, ndaj të cilëve nuk është marrë më herët asnjë masë disiplinor­e largimi nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e që është ende në fuqi. Gjyqtarja Muçmata pretendon në padi se Alma Faskaj ia ka fshehur Kuvendit faktin se është shkarkuar për paaftësi në vitin 1996, duke "cenuar rëndë dinjitetin e institucio­nit kushtetues të KPKsë". Teksa e akuzon për falsifikim dokumentes­h, Muçmata kërkon pezullimin nga detyra të anëtares së KPKsë. Ndërkohë, vlen të theksohet se vetë Muçmata nuk arriti ta kalonte procesin e vetingut, pasi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, ku dhe është anëtare Faskaj. Muçmata nuk e kaloi testin e vetingut, pasi sipas KPK- së çedoi në kriterin pasuror, duke mos e justifikua­r të gjithë pasurinë e akumuluar. Kjo është padia e dytë që shkon në SPAK për një anëtar të organeve të vetingut. Aktualisht është pezulluar nga detyra anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, i vënë nën akuzë për të njëjtat arsye nga SPAK. Më herët, pas rastit të Luan Dacit, gazeta "Panorama" kishte paralajmër­uar se do të kishte të tjerë komisioner­ë të KPA dhe KPK që do të kallëzohes­hin në SPAK dhe rrezikonin pezullimin nga detyra e tyre. Tashmë mbetet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës për Faskajn. Nëse do të pezullohet, do ta ulte akoma dhe më shumë numrin e trupës së anëtarëve të vetingut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania