Panorama (Albania)

Hapen kufijtë, vetëm Mali i Zi nuk na vë kushte

Shqipëria, mes vendeve me më pak se 25 raste aktive në 100 mijë banorë

-

Pas afro 3 muajsh të mbyllur, dje u hapën kufijtë tokësorë, megjithëse jo plotësisht dhe me disa kushte. Vetëm Mali i Zi nuk ka vënë kushte për shtetasit shqiptarë, pasi vendi ynë renditet në listën e vendeve me raste aktive më pak se 25 për 100 mijë banorë. Policia e Shtetit njoftoi dje se në zbatim të urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020, të ministres së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19”, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktiviteti­t kufitar.

Në këtë kuadër, i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfekta­ntë për mbrojtjen nga COVID- 19. Në lidhje me shtetet fqinje, situata e kalimit kufitar është si më poshtë: Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezidentë apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë. Në Republikën e

Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre ( shtete, të cilat e kanë shkallën e rasteve aktive të koronaviru­sit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë. Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativë” me COVID- 19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarant­inim për një periudhë 7- ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohe­n procesit të dezinfekti­mit para se të hyjnë në territorin kosovar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania