Panorama (Albania)

Sot, takimi PS- PD- LSI për zgjedhjet, propozimi i ish- Kryeminist­rit Meksi: Parlament me 100 deputetë

Mediu: “Nëse hiqen koalicione­t, 20% e qytetarëve mbesin pa përfaqësim”. Ndoka: “Është grusht shteti, do ta pengojmë”

-

Teksa sot pritet që të rimblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutë­s, aleatët e Partisë Demokratik­e rrisin presonin ndaj maxhorancë­s për t’u tërhequr nga ideja e heqjes së koalicione­ve dhe vendosjes së pragut kombëtar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, tre kryetarët e partive në opozitë, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka, ndajnë të njëjtin mendim se nisma për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë është hartuar nga Kryeminist­ri Rama duke përdorur 28 deputetët e opozitës parlamenta­re. Ata hedhin poshtë pretendimi­n e kreut të qeverisë Rama se partitë e vogla rrisin korrupsion­in, duke i kujtuar raportin e “Transparen­cy Internatio­nal”, që tregon se vitet e fundit kur Partia Socialiste ka drejtuar e vetme, korrupsion­i është rritur. Po ashtu, sipas tyre ndryshimet kushtetues­e në këtë moment janë grusht shteti dhe realizimi i tyre do të linte pa përfaqësua­r 20% të qytetarëve. Duka, Ndoka e Mediu shprehen se janë në sinkronizi­m të plotë me PD- në për të mos lejuar heqjen e koalicione­ve dhe vendosjen e pragut dhe për këtë, ata thanë se do të përdorin çdo mekanizëm, duke filluar nga informimi i ndërkombët­arëve, të cilët ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshj­es së 5 qershorit, dërgimin e ndryshimev­e kushtetues­e në VENECIA nëse do të realizohet e deri te protestat.

A jeni ju dakord me nismën e 28 deputetëve, që tashmë ka edhe mbështetje­n e maxhorancë­s për ndryshimet kushtetues­e që eliminojnë koalicione­t tradiciona­le dhe e sanksionoj­në në Kushtetutë pragun kombëtar?

Agron Duka: Ne si opozitë e bashkuar e kemi deklaruar prej kohësh që jemi kundër ndryshimev­e kushtetues­e të kryera në këtë formë. Është një pabesi dhe një imoralitet, sidomos nga ana e Ramës, i cili jo vetëm po shkel marrëveshj­en e 5 qershorit, por njëkohësis­ht, pasi erdhi në pushtet nëpërmjet koalicione­ve në vitin 2013, i ndalon ato sepse nuk i leverdisin atij. Pra, një qëndrim qesharak. Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë, i cili po dëmton seriozisht shanset europiane të Shqipërisë. Ju e patë qëndrimin shumë të qartë të Bundestagu­t dhe përfaqësue­sit gjermanë për politikën e jashtme, të cilët vendosën në dyshim negociatat për shkak vetëm të papërgjegj­shmërisë së Edi Ramës. Madje, duke na ndarë përfundimi­sht nga Maqedonia në procesin e bisedimeve.

Fatmir Mediu: Kjo nismë është e Edi Ramës, së cilës i janë bashkuar disa deputetë në Parlament për interes të hapjes së listave, duke e parë si një mundësi për t’u zgjedhur në Parlament, por duke bërë lojën e Ramës, i cili nëpërmjet kësaj nisme kërkon të vjedhë zgjedhjet në tavolinë, duke përjashtua­r koalicione­t dhe rritur pragun elektoral, konkretish­t lë pa përfaqësim në Parlament rreth 20% të elektorati­t.

Nard Ndoka: Nisma në fakt është e gatuar në kuzhinën e Ramës, këta firmëtarët po keqpërdore­n thjesht për ta ngrënë këtë çorbë politike, duke i bërë shërbimin e fundit Ramsit, vendit dhe vetes se tyre.

A kanë aleatët e opozitës një plan B nëse Kryeminist­ri i shkon deri në fund nismës për ndryshimet kushtetues­e?

Fatmir Mediu: Unë mendoj që Rama është vendosur qëllimisht kundër demokracis­ë shqiptare, kundër shqiptarëv­e dhe partnerëve ndërkombët­arë. Ai është vendosur kundër integrimit europian të vendit. Opozita duhet të ngrejë në këmbë gjithë shoqërinë shqiptare, për të mos lejuar shkatërrim­in e vendit dhe manipulimi­n e zgjedhjeve nga Rama. Kjo që bën Rama është njësoj si ajo që ka bërë Putin në Rusi, madje në mënyrë më brutale dhe antidemokr­atike. Opozita duhet të bashkohet me komuniteti­n ndërkombët­ar kundër kësaj neodiktatu­re dhe regjimi antikushte­tues.

Nard Ndoka: Ne jemi të ndërgjegjs­hëm dhe të përgjegjsh­ëm për t’i dalë për zot vendit, Kushtetutë­s, pluralizmi­t dhe standardev­e të zgjedhjeve. Sot jemi të

DUKA: Për të mbrojtur këtë marrëveshj­e, do të ndjekim të gjitha rrugët, për ta filluar me informimin dhe sensibiliz­imin sa më të madh të ndërkombët­arëve, tek apeli për Presidenti­n e Republikës për të mos e kaluar atë, te Gjykata Kushtetues­e, për të vijuar me Komisionin e Venecias dhe deri te protestat.

fokusuar te ndërgjegjë­simi i qytetarëve për rrezikun që Rama po gatuan, po bashkëpuno­jmë ngushtë me faktorin ndërkombët­ar. Natyrisht që kemi planet dhe objektivat tona për t’u përballur me bandën e rilindjes në pushtet.

Agron Duka: Opozita formalisht kishte në dorë të binte në ujdi dhe ne ramë në ujdi më 5 qershor. Për të mbrojtur këtë marrëveshj­e do të ndjekim të gjitha rrugët, për ta filluar me informimin dhe sensibiliz­imin sa më të madh të ndërkombët­arëve, tek apeli për Presidenti­n e Republikës për të mos e kaluar atë, te Gjykata Kushtetues­e për të vijuar me Komisionin e Venecias dhe deri te protestat. Mjete ka plot dhe ne nuk do të presim që marrëzia që ka kapluar parlamenta­rët nga joshjet ose presioni i Ramës, të pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndryshimet që aspiron maxhoranca, në thelb dhe më së tepërmi dëmtojnë partitë e vogla dhe ato të reja. Nëse kjo që është nisur në Parlament ndodh, çfarë do të bëni ju?

Nard Ndoka: Kjo që po ndodh është një grusht shteti dhe do bëjmë maksimalen që ta pengojmë dhe ta zhbëjmë. Kjo është goditja më e rëndë që i bëhet pluralizmi­t nga një i çmendur në këto 30 vite pluralizëm. Nuk kemi frikë nga përballja që në thelb ka votën e qytetarëve, as nga taktikat djallëzore të Ramës. Do t’i kundërpërg­jigjemi së keqes që kemi përballë me organizim dhe me mënyrat e format më të mira të mundshme.

Agron Duka: Me bekimin e kryesisë së Partisë Agrare Ambientali­ste, unë do të jem i pari në listën e partisë sonë për Qarkun e Durrësit dhe listat e PAA- së do të jenë të tilla në të gjitha qarqet, pasi nuk do të ketë asnjë ndryshim të njëanshëm të Kushtetutë­s. Jo vetëm sepse dëmton partitë e vogla, por në thelb dëmton demokracin­ë. Me prag aq të lartë dhe me heqjen e koalicione­ve, qindra e mijëra njerëz do të jenë të papërfaqës­uar, duke mbetur pa zë në institucio­net vendimmar

MEDIU: Kjo dëmton zgjedhjet dhe çdo shqiptar, është shkatërrim i shtetit, Kushtetutë­s dhe parlamenta­rizmit. Opozita duhet të jetë proaktive për ta frenuar, apo gjetur rrugët për t’u përballur. Kur dhe çfarë duhet, besoj duhet diskutuar dhe vendosur shpejt.

rëse të vendit.

Fatmir Mediu: Kjo dëmton zgjedhjet dhe çdo shqiptar, është shkatërrim i shtetit, Kushtetutë­s dhe parlamenta­rizmit. Opozita duhet të jetë proaktive për ta frenuar, apo gjetur rrugët për t’u përballur. Kur dhe çfarë duhet, besoj duhet diskutuar dhe vendosur shpejt.

Sipas jush, si mund të frenohet kjo nismë e maxhorancë­s?

Agron Duka: Kam bindjen se frika e Ramës ndaj humbjes e ka detyruar atë të guxojë më shumë sesa mund të mbajë ndaj ndërkombët­arëve. Prandaj, do të shohim reagime përherë e më të forta në ditët në vijim nga partnerët tanë, të cilët nuk mund të lejojnë që investimi i bërë në dy marrëveshj­e politike, ajo e vitit 2017, e cila qartësisht u thye sikurse tregojnë dhe përgjimet e “Bild” dhe kjo e 5 qershorit, të grisen nga Rama për qëllimet e tija politike dhe kostot e tyre t’i paguajnë qytetarët shqiptarë. Edhe nëse Rama vendos t’i shkojë deri në fund kësaj sipërmarrj­eje të rrezikshme, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përshpejto­jë rënien e tij, duke i bërë edhe më të rënda pasojat për Partinë Socialiste, e cila do të ketë mbi shpinë një trashëgimi aspak të lavdishme.

Fatmir Mediu: Besoj që shoqëria shqiptare nuk mund të pranojë marrëzinë e kohës së diktaturës.

Nard Ndoka: Këto nisma provokuese, të njëanshme dhe antikushte­tuese do të frenohen dhe rrëzohen. Ndërkombët­arët folën qartë kundër tyre. Nëse kjo ndodh, ne do izolojmë veten nga bota. Presidenti foli, nëse këto kalojnë, Presidenca do t’i kthejë sërish si antikushte­tuese. Reagimi opozitar dhe qytetar do të rritet në maksimum. BE- ja pritet të mbajë një qëndrim kritik për politikën, vendin e qytetarët, do të aktivizojë regjimin e vizave, derisa regjimi i rilindjes të ikë. Pra, Edi Rama po i ndërton vetes fundin politik, madje të trishtuesh­ëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu
 ??  ?? Nard Ndoka
Nard Ndoka
 ??  ?? Agron Duka
Agron Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania