Panorama (Albania)

Test te privati, “Intermedic­a”: Përballojm­ë 1000 analiza në ditë

Nga 123 të shtruar, 17 në gjendje të rëndë dhe një i intubuar

- Rovena Daja

Situata pandemike në vendin tonë vijon të mbetet shqetësues­e. Si kurba e rasteve të identifiku­ara, ashtu edhe nevoja për trajtim spitalor e të prekurve është në rritje.

Nga 110 të shtruar në dy spitalet COVID, numri i të infektuarv­e që duan shërbim ka arritur në 123. Prej tyre, 17 ndodhen në gjendje të rëndë dhe një i intubuar. Lajmi i vetëm i mirë janë fatalitete­t. Pas disa ditësh me disa humbje jete, dje u regjistrua një viktimë. Bëhet fjalë për një 69- vjeçare nga Shkodra, e cila, pas disa ditësh në gjendje të rëndë, nuk e fitoi dot betejën me virusin. Numri i rasteve të zbuluara ditën e shkuar është më i ulët në raport me një ditë më parë, sikundër edhe numri i testeve të kryera. Nga 501 testime të shtunën, ditën e fundit të javës janë realizuar vetëm 331, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë 82 raste. Shumica prej tyre janë në kryeqytet. “Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastë­r, Kukës, Ura Vajgurore”, raportoi

Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik. Sakaq, nisur nga shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve të identifiku­ara derimë tani, vatrat më problemati­ke janë Tirana, Durrësi, Shkodra e Vlora, ku gjenden mbi 70% e të infektuarv­e aktivë. Si në çdo komunikatë, Ministria e Shëndetësi­së e mbyll me një lutje për të qenë vigjilentë dhe respektuar masat. “Ministria e Shëndetësi­së u drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, por që janë në kushte shtëpie, të respektojn­ë karantinim­in e detyrueshë­m, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania