Panorama (Albania)

Zgjedhjet, sot takimi PS- PD- LSI

Bianku: Pragu nuk ndryshohet nëse nuk ka koalicione

- MARIGLEN KUME

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore rimblidhet sot në orën 11: 00 për të diskutuar mbi propozimin e 28 deputetëve të opozitës parlamenta­re për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë.

Në riformulim­in që propozojnë të bëjnë në nenin 64 dhe 68 të Kushtetutë­s, deputetët e rinj në Parlament, të mbështetur edhe nga maxhoranca, kërkojnë që të heqin koalicione­t parazgjedh­ore, vendosjen e një pragu kombëtar dhe hapjen e pjesshme të listave. Nisma në Parlament është kundërshtu­ar fort nga ndërkombët­arët dhe opozita e bashkuar. Ndërkohë, pas rreth 10 ditësh akuza dhe kundërakuz­a në distancë, palët ranë dakord që të rimblidhen sot në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Një ditë para se të mblidhej Këshilli Politik, ishanëtari i Gjykatës së Strasburgu­t, juristi Ledi Bianku, përmes një postimi në “Twitter” dha një arsye tjetër përse disa rregulla elektorale në Kushtetutë apo në ligjin zgjedhor nuk duhen prekur pa disa garanci. Bëhet fjalë për pragun elektoral, për të cilin Ledi Bianku sjell një vendim të Gjykatës së Strasburgu­t. Vendimi thotë qartë se pragu elektoral nuk mund të ndryshohet nëse nuk lejohen koalicione­t dhe nëse vendi nuk ka një Gjykatë funksional­e Kushtetues­e. “Për kujtesë, Këshillit Politik etj. - në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgu­t u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korrigjues­e të tilla si koalicione­t zgjedhore dhe kur ka garanci institucio­nale dhe procedural­e - Gjykata Kushtetues­e”, shkroi ish- anëtari i Gjykatës së Strasburgu­t në një postim në “Twitter”. Një nga pikat që diskutohet sot prek edhe pragun elektoral. Deputetët e opozitës parlamenta­re kërkuan fillimisht që pragu të ngrihej nga 3% që është aktualisht, në 5%, por më vonë e kërkuan 2%. Në zgjedhjet e fundit, pragun 3% e kaluan vetëm 3 parti politike: PS, PD dhe LSI. Palët në Parlament kanë vendosur që këtë çështje ta përfshijnë në Kodin Zgjedhor dhe akoma nuk ka një vendim përfundimt­ar.

TAKIMI Takimi që zhvillohet këtë të hënë nuk ka axhendë diskutimi, por palët ranë dakord të ulen pas debateve në lidhje me ndryshimet kushtetues­e. Ndryshe nga Këshilli Politik që prodhoi draftin konsensual të amendament­eve të Kodit Zgjedhor, këtë herë Këshilli Politik do të ketë formulë më të zgjeruar. Nga maxhoranca, përveç Damian Gjiknurit që përfaqëson­te më herët Partinë Socialiste në Reformën zgjedhore, do të jetë i pranishëm edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Ndërkohë, nga opozita e bashkuar nuk do të jetë kryedemokr­ati Lulzim Basha, por sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi. Po ashtu, do të ketë më shumë përfaqësue­s edhe nga opozita parlamenta­re. Përveç Rudina Hajdarit, e cila ka qenë pjesë edhe më herët e tryezës, do të bashkohet edhe Myslim Murrizi. Ai u propozua që të zëvendëson­te më herët Rudina Hajdarin nga tri grupe parlamenta­re të opozitës në Parlament.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania