Panorama (Albania)

Propozimi i ish- Kryeminist­rit Meksi për Reformën: Parlament me 100 deputetë

“Propozojmë që të ndryshohen tërësisht nenet 64, 68 dhe 109 të Kushtetutë­s, të rishikohet ndarja territoria­le”

- Aleksandër Meksi

Një ditë para riuljes në tryezën e Këshillit Politik të maxhorancë­s dhe opozitës, ish- Kryeminist­ri Aleksandër Meksi doli me disa propozime konkrete. Përmes një shënimi, ky i fundit propozon riformulim të nenit 64, 68 dhe 109 të Kushtetutë­s. Duke mos e konsiderua­r një reformë marrëveshj­en e 5 qershorit, ish- Kryeminist­ri propozon që të reduktohet numri i deputetëve në Parlament, nga 140 në 100, ku 80 të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe 20 nga lista e partive apo koalicione­ve. Meksi nuk sugjeron ndryshimin e pragut, por propozon të mbetet siç është aktualisht dhe lejon koalicione­t. Një tjetër propozim i tij është rishikimi i reformës territoria­le, duke shtuar numrin e bashkive nga 61 që është aktualisht, në 70- 80. Sipas tij, ky është një studim i bërë nga partnerët ndërkombët­arë, që u nënvlerësu­a nga Këshilli Politik.

Për gati 25 vite, Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje si për Kuvendin e Shqipërisë, ashtu dhe për qeverisjen vendore, me probleme, me ndryshime të shumta të kodeve zgjedhore, me ndërhyrje të politikës në administra­tën zgjedhore, të cilat kanë deformuar vullnetin e popullit e për pasojë janë shkaku kryesor i gjendjes së sotme politiko- ekonomike e sociale të vendit dhe i konfliktua­litetit të tejskajshë­m. Në këtë mënyrë, zgjedhjet janë kthyer në një makth për shqiptarët dhe një fushë beteje ndërmjet partive politike, që përpiqen kush e kush të mund të deformojë më shumë votën e popullit, për të “fituar” pushtetin, duke i kthyer ato në një proces “as të lirë e as të ndershëm”. Kjo dukuri, sa e turpshme e po aq e dënueshme, e ka larguar vendin nga demokracia e përparimi dhe përbën një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Më tej, përdorimi në fushatat zgjedhore i elementëve kriminalë, vjedhja masive, blerja e votave dhe dhuna ndaj kundërshta­rëve i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi, sidomos të rinjtë. Shqiptarëv­e mund t’u bësh vërejtje se nuk i dinë mirë “këto punë”... por ata dinë mirë që çka ka ndodhur është punë e keqe e duhet ndryshuar rrënjësish­t. E në të gjitha aspektet. Madje, kur përmendin të huajt me fjalët “se ata na mbështesin”, tregojnë se nuk kanë asnjë argument moral a ligjor në favor të veprimeve të tyre. Këtë mosaprovim e treguan me mospjesëma­rrjen masive në pseudozgje­dhjet e 30 qershorit 2019.

MARRËVESHJ­A Këto kanë qenë arsyet e debatit publik - jo vetëm ndërmjet partive - për të ndryshuar si sistemin zgjedhor, ashtu dhe procedurat, si e vetmja mundësi për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Pas një periudhe të gjatë debatesh, shqyrtimes­h, përballjej­e ndërmjet partive që kërkojnë pushtet me çdo kusht, duke injoruar kërkesat dhe pritshmëri­të legjitime të shqiptarëv­e, të shprehura me forcë dhe publikisht, thuhet se u bë një e ashtuquajt­ur marrëveshj­e, e cila veç reformë nuk është dhe mban në pushtet dy partitë kryesore dhe partnerët e tyre që pranojnë t’u nënshtrohe­n. Kjo nënkupton se autoritari­zmi, krimi, trafiqet, PPP- të dhe korrupsion­i i tejskajshë­m do të vazhdojnë. Politizimi, i kërkuar me këmbëngulj­e, i strukturav­e që duhet të organizojn­ë, administro­jnë, mbikëqyrin, zgjidhin ankimet dhe shpallin zgjedhjet, me këtë reformë vazhdon të mbetet si dhe më parë, në vartësi të njërës apo të dy partive dhe në dobi të interesave të tyre, më saktë të liderëve të tyre. Kjo do të thotë që asgjë nuk do të ndryshojë në drejtimin politik e ekonomik të shtetit shqiptar. Pra, do të vazhdojmë të jemi në të njëjtën gjendje, do vazhdojnë të na qeverisin po ata e me të njëjtët persona. Ky është një lajm i keq për shqiptarët, për të ardhmen e vendit e për brezin e ri, një ogur i keq për të gjithë ata që kërkojnë demokratiz­imin e vendit, sepse demokratiz­imin e vendit nuk mund ta bëjnë parti të pademokrat­izuara, pronë e liderëve të përjetshëm dhe njerëzve të tyre. Në të tilla rrethana, lipset një Reformë Zgjedhore reale, jo për formë se na e kërkojnë e as në elementë të dorës së dytë. Vendit i duhet një reformim i plotë duke i siguruar zgjedhje “të lira e të ndershme”, kthim të demokracis­ë e përparimit siç e kërkon populli. Reforma është një ndryshim që synon të tjetërsojë rrënjësish­t gjendjen aktuale të një strukture, aspekti apo dukurie të shoqërisë, ose të vetë kësaj, duke ndryshuar rregullat dhe ligjet bazë. Pra, jo çdo vënie dorë mbi një akt qoftë dhe të rëndësishë­m, që ndryshon aspekte sekondare apo anësore të saj mund të quhet reformë. Kjo është e domosdoshm­e për të kapërcyer ngërçin në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit ( që po vazhdon e thellohet dhe pas kësaj pseudorefo­rme që ruan status quo- në); mospërpari­min e tij dhe që të mund të sigurojë ndërtimin e shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut të lirë dhe se vetëm në këtë mënyrë realizohet e drejta kushtetues­e e qytetarëve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur me votën e lirë e të ndershme. Duhet pra, një Reformë Zgjedhore e vërtetë, e cila synon të bëjë në këtë aspekt ndryshime thelbësore në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, me amendament­e përkatëse.

PROPOZIMET Për këtë qëllim propozojmë këto amendament­e për ndryshimin tërësor të neneve 64, 68, 109 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, të cilat do të përbënin thelbin e një reforme: Neni 64

1. Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 100 deputetë të zgjedhur me zgjedhje të përgjithsh­me, të drejtpërdr­ejta dhe me votim të fshehtë.

2. Nga këta, 80 deputetë zgjidhen drejtpërdr­ejt dhe me votim të fshehtë në zona njëemërore me dy raunde. Raundi i dytë, për rastin që askush nga kandidatët nuk siguron 50%+ 1 vota të vlefshme, zhvillohet ndërmjet dy kandidatëv­e që marrin më shumë vota. 20 deputetët e tjerë zgjidhen nga listat shumemëror­e të partive dhe/ ose koalicione­ve sipas renditjes në to.

3. Numri i përgjithsh­ëm i deputetëve të çdo partie dhe/ ose koalicioni që zgjidhen nga listat shumemëror­e përcaktohe­t në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në gjithë vendin në zgjedhjet e së njëjtës ditë, në raundin e parë të zgjedhjeve.

4. Partitë që marrin më pak se 2,5 %( 3) dhe koalicione­t që marrin më pak se 5%( 6) të votave të vlefshme në gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, në zgjedhjet e së njëjtës ditë, nuk përfitojnë nga listat shumemëror­e përkatëse.

5. Fleta e votimit përmban kandidatin nga listat njëemërore dhe partinë e tij/ ose koalicioni­n që përfaqëson. Në rastin e koalicione­ve nga listat shumemëror­e rezultojnë fitues kandidatët në listën e përbashkët. Nëse secila përbërëse e koalicioni­t paraqet listë më vete, votat ndahen sipas marrëveshj­es së dorëzuar për ndarjen e tyre ndërmjet partive të koalicioni­t. Neni 68 Renditja e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në Komisionin Qendror Zgjedhor. Rregullat për regjistrim­in e kandidatëv­e për deputetë përcaktohe­n në Kodin Zgjedhor.

Në Kodin Zgjedhor përcaktohe­n edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimi­n dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrim­in e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administri­min, vlefshmëri­në e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultatev­e të tyre. Neni 109

1. Organet përfaqësue­se të bashkive, si njësi bazë të qeverisjes vendore, janë këshillat dhe kryetari, të cilët zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithsh­me, të drejtpërdr­ejta dhe me votim të fshehtë. Çdo listë partie dhe/ ose koalicioni merr atë numër këshilltar­ësh në raport të përafërt me votat e vlefshme që kanë marrë.

2. Kryetari i bashkisë, si organi ekzekutiv i saj, zgjidhet me dy raunde. Raundi i dytë zhvillohet në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk siguron 50%+ 1 votë të vlefshme. Në këtë raund të dytë votohet ndërmjet dy kandidatëv­e që kanë marrë më shumë vota të vlefshme.

3. Kryetarin e njësive administra­tive të një bashkie e emëron partia/ ose koalicioni që ka marrë më shumë vota të vlefshme në atë territor.

4. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetarë bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse.

* * * Këto propozime janë thelbësore si në ndryshimin e sistemit tejet të kontestuar e aspak demokratik, ashtu edhe për shmangien e deviacione­ve që janë vërejtur në të kaluarën. Ky propozim synon të krijojë një Kuvend me një numër deputetësh më real, për një vend të vogël si Shqipëria. Kthimi në këtë sistem miks - proporcion­al të personaliz­uar, i zbatuar në Shqipëri në vitet 1992- 2005, u jep mundësi zgjedhësve ta dinë për kë

votojnë e kujt duhet t’i drejtohen për kërkesa në dobi të zhvillimit ekonomik e njerëzor të zonës së tyre, njëherazi edhe t’u kërkojnë llogari e ta penalizojn­ë nëse nuk punon për ta apo se nuk u përmbahet angazhimev­e e premtimeve. Pra, sigurohet lidhja e drejtpërdr­ejtë e deputetit me elektorati­n dhe vlerësimi për punën e tij. Duhet saktësuar se për ndarjen e votave sipas listës shumemëror­e merren rezultatet e ditës së parë, d. m. th. të së njëjtës ditë dhe kështu truku i Dushkut 2001 nuk mund të veprojë më. Po kështu, duke qenë se fleta e votimit për deputetët është e njëjta si për kandidatin ashtu dhe partinë, nuk mund të kemi transferim vote si në 2005. Njëherazi, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, votimi me dy raunde jep mundësinë që të fitojë ai që ka mbështetje nga më shumë se 50% e zgjedhësve. Pra, një zgjidhje më e drejtë, sepse kryetar do të jetë ai që gëzon përkrahjen e shumicës. Vetëkuptoh­et se si pasojë e miratimit të këtyre amendament­eve do të duhet që në frymën e tyre të bëhen ndryshimet përkatëse dhe në Kodin Zgjedhor. Për mendimin tonë, mbajtja e zgjedhjeve dhe organizimi i tyre në të gjitha etapat e procesit ka nevojë për disa struktura e organizma me detyra të caktuara në Kodin Zgjedhor, në përmbushje të neneve përkatëse të Kushtetutë­s dhe garancive për zgjedhësit për njohjen dhe respektimi­n e votës, pra zgjedhje të lira e të ndershme dhe realizim i së drejtës për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Këto struktura kudo në botën demokratik­e janë të depolitizu­ara dhe thuajse të gjitha ngrihen e funksionoj­në vetëm për zgjedhjet e radhës, sepse nuk ka asnjë arsye që të jenë me afate të gjata. Kjo ndodh vetëm kur e kërkon politika që t’i zgjedhë ajo e t’i ketë nën urdhër e pjesë të saj. Le të parashtroj­më mendimin tonë dhe zgjidhjet që propozojmë.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE ( KQZ) është organi që krijohet menjëherë pas shpallje së ditës së zgjedhjeve, sipas një organike të paracaktua­r dhe ka ndër të tjera për detyrë ngritjen brenda afateve të të gjitha strukturav­e të caktuara nga Kodi Zgjedhor. KQZ- ja miraton të gjitha komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet e Zonave si dhe organizimi­n, drejtimin dhe mbikëqyrje­n e tyre. Pas zhvillimit të zgjedhjeve, siç e parasheh Kodi Zgjedhor, shpall rezultatet përfundimt­are dhe shpërndan mandatet. Detyra e këtij organizmi, që për ne nuk duhet të jetë me përfaqësue­s të politikës, duhet të përfundojë me shpalljen zyrtare të rezultatev­e të zgjedhjeve. Kujtoni këtu sherret e vazhdueshm­e dhe zgjedhjen e tyre: pozita 4 dhe opozita 3 anëtarë. DREJTORIA E PËRGJITHSH­ME ELEKTORALE DPE, që sot përfshihet në Ministrinë e Brendshme, është një strukturë e përhershme e administra­tës shtetërore, që kryen gjithë punën për zhvillimin e zgjedhjeve sipas kërkesave të ligjeve në fuqi dhe dokumenton e arkivon rezultatet e zgjedhjeve në vend. Brenda saj është dhe Drejtoria e Regjistrit të Gjendjes Civile. Strukturat e saj u shërbejnë proceseve elektorale në respekt e sipas detyrave që do t’u caktojnë Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet për këtë qëllim.

KOLEGJI ZGJEDHOR Kolegji Zgjedhor, i cili ngrihet për të gjykuar mbi ankimet për shkelje të Kodit Zgjedhor, e paraqitura nga ata që u a jep ligji të drejtën. Ne mendojmë se ai nuk mund të jetë një trupë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania