Panorama (Albania)

Pse po bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetues­e

Ngërçi për 2 anëtarët nga Presidenti e Kuvendi në Kushtetues­e. Si u rrezuan 9 kandidatët, 6 u përjashtua­n dhe 3 u tër hoqën.

- ARDIT HOXHA

Gjykata Kushtetues­e do të vijojë të mos jetë funksional­e, për të paktën deri në fund të këtij viti.

Në mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku në fokus ishte shqyrtimi i kandidatëv­e për 2 pozicionet në Gjykatën Kushtetues­e, të 9 emrat që kishin shpalosur kërkesën, u rrëzuan. TË TËRHEQURIT Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi theksoi se 3 nga 9 kandidatët ishin tërhequr nga gara, ndërsa për 6 të tjerët ishte marrë vendim për t’i përjashtua­r, pasi nuk përmbushni­n kriteret e vendosura. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimi­n e kandidatur­ave dhe dokumentac­ionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimi­n e kandidatur­ave, vendosi: Përfundimi­n e procedurës së verifikimi­t, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëv­e; 1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019; 2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019; 3. Envi

Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019”, thuhet në njoftimin e KED. TË PËRJASHTUA­RIT Ndërsa për kandidatët që janë përjashtua­r nga procesi, KED thotë se nuk i kishin plotësuar rregullat dhe kriteret që përcaktohe­n në Kushtetutë. Në listën e atyre që u ndalohet kandidimi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e janë: Besnik Muci, Ardita Alsula, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo, Dedë Kasneci. Sipas rregullore­s, vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronik­e të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për KED. Pas publikimit, kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administra­tive të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

NGËRÇI Pas këtij bllokimi të radhës të procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, kjo e fundit vijon të mbetet me 4 anëtarë dhe jofunksion­ale për të marrë vendime. Aktualisht, Gjykata Kushtetues­e ka 4 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Përveç tre anëtarëve që do të shkojnë në Kushtetues­e nga Gjykata e Lartë, janë edhe 3 kandidatë që do të përzgjidhe­n nga Kuvendi dhe Presidenti. Kuvendi ka edhe një emër për të dërguar në Gjykatën Kushtetues­e, pasi më herët vendosi që votonte për Fiona Papajorgji­n dhe Elsa Toskën, ndërsa Presidenti Meta ka edhe dy emra, pasi nga lista e tij në Kushtetues­e ka shkuar vetëm Marsida Xhaferllar­i, sepse Besnik Muci u largua nga apeli i vetingut.

 ??  ?? GJATE BETIMIT TE PRESIDENTI, TE 4 ANETAREVE TE GJYKATES KUSHTE
GJATE BETIMIT TE PRESIDENTI, TE 4 ANETAREVE TE GJYKATES KUSHTE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania