Panorama (Albania)

Meta kujton prokurorin italian, që u vra nga mafia

Soreca: Fjala e tij për një botë më të mirë, detyrim për ne

-

Presidenti Meta ka kujtuar ditën e vrasjes së prokurorit të njohur italian, Paulo Borselino, që u ekzekutua në një atentat mafioz nga bandat famëkeqe të viteve ‘ 80-‘ 90 në Itali. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta ka cituar disa fjalë që i ka thënë kolegu i tij, Xhovani Falkone, pikërisht në ditën e varrimit të Paulo Borselinos. Sipas Metës, janë pikërisht këto fjalë dhe vepra që Borselino la pas, që e kanë shndërruar atë në një njeri të pavdekshëm. “Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëv­e më të rinj: ‘ Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide, të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve’. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkroi Meta në postimin e tij në rrjetet sociale. SORECA Një reagim të ndjerë për

Borselinon ka bërë edhe ambasadori i BE- së në vendin tonë, Luigi Soreca. Diplomati italian shkroi se vepra dhe ato që ka thënë Borselino, janë detyrim për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. “Çdo 19 korrik, mendja jonë kthehet në ato momente të tmerrshme të 28 viteve më parë, kur mafia vrau Paolo Borselinon dhe 5 policë. Por fjalët e tij vazhdojnë të jenë me ne, për të kujtuar se lufta për një botë më të mirë është një detyrim moral për të gjithë ne. Faleminder­it përgjithmo­në!”, postoi ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca.

BARDHI Këtë mesazh të ambasadori­t të BE- së e ripublikoi në rrjetet sociale edhe sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi. Sipas tij, fjalët e Borselinos për luftën ndaj mafies italiane në vitet ‘ 80 janë kuptimplot­a edhe për Shqipërinë e ditëve të sotme. “Fatkeqësis­ht, fjalët e Borselinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafien duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias shpalos nevojën që ka Shqipëria, për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin”, shkroi numri 2 i PD- së, Gazment Bardhi.

 ??  ?? Prokurorët italianë, Giovanni Falcone e Paolo Borsellino
Prokurorët italianë, Giovanni Falcone e Paolo Borsellino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania