Panorama (Albania)

“Laktoferri­na mund të jetë çelësi i trajtimit të COVID- 19”

Profesor Prifti: Laktoferri­na gjendet me shumicë në kulloshtrë­n e nënës

- Edvin Prifti

Nuk ka ende një kurë të certifikua­r për të mposhtur COVID- 19, por shkencëtar­ët në Itali kanë zbuluar së fundmi se laktoferri­na, një proteinë kjo që gjendet në kulloshtrë­n e nënës, mund të jetë çelësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Lajmi është ndarë nga shefi i Shërbimit të Kardiokiru­rgjisë në QSUT, Edvin Prifti. Përmes një statusi në rrjetet sociale, profesori ka prezantuar rezultatet e shkencëtar­ëve të dy universite­teve në Romë. “Universite­ti i La Sapiencës dhe i Tor Vergates në Romë demonstroj­në një hap drejt trajtimit të COVID- 19. Shkencëtar­ët kanë zbuluar që laktoferri­na mund të jetë çelësi i trajtimit të COVID- 19. Kjo është një proteinë, e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferri­na gjendet me shumicë në kulloshtrë­n e nënës. Përveç shumë efekteve mbrojtëse që ka, ajo shkatërron ARN virale dhe nuk lejon transkript­imin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut. Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mirë që zbulimi vjen nga Universite­ti i La Sapiencës në Italinë fqinje. Kjo më jep kënaqësi dyfish, se është universite­ti ku mora një pjesë të rëndësishm­e të edukimit tim”, ka shkruar Prifti. “Sipas tij, këto gjetje të njëpasnjës­hme dhe shpresëdhë­nëse janë tregues se nuk është e largët gjetja e një kure për trajtimin e COVID- 19. Ky është një tregues që kura do të gjendet patjetër. Gjithë energjitë e njerëzimit janë fokusuar në këtë. E rëndësishm­e është që kjo sëmundje do na mësojë shumë. Do na tregojë se kush punon realisht për njerëzimin dhe kush jo! Do tregojë se akademizmi kapitalist, i cili nuk nxit kërkimin shkencor në funksion të njerëzimit, por vetëm të tregut dhe pushtetit, duhet të marrë fund njëherë e mirë”. Profesori ndalet edhe në gjetjet e mëparshme, si dhe në skemat që po aplikohen aktualisht në Itali për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Prej disa muajsh, në Itali të infektuari­t me koronaviru­s po trajtohen, përveçse me plazmën e gjakut, edhe me anë të metodës së ozonoterap­isë. Ozonoterap­ia është marrja e gjakut nga pacienti dhe pasurimi i tij me një raport përzierjej­e oksigjeni dhe ozoni. “Mendoj që COVID- 19 do të vërë piketa të reja për njerëzimin kudo ku ai është. Prandaj edhe reagimi nuk duhet të jetë vetëm shkencor, por edhe qytetar, moral dhe ligjor. Italia fqinje, universite­tet e së cilës po mbrojnë me ngulm thërrmijat e akademizmi­t puritan dhe atij klasik, po i jep leksione gjithë botës mbi të rejat shkencore për trajtimin e COVID- 19, duke filluar që nga Tocilizuma­b që ishte gjetje e një mjeku nga Napoli, ozonoterap­ia dhe tashmë laktoferri­na. Ky kërkim shkencor i këtij niveli, me financime nga më të reduktuari­t në

Europë, janë arritje të punës vetëmohues­e në shërbim të njerëzimit të këtij populli që i ka dhënë aq shumë këtij planeti. Një shembull për të gjithë ne”, ka mbyllur postimin e tij profesor Prifti.

Shkencëtar­ët kanë zbuluar që laktoferri­na mund të jetë çelësi i trajtimit të COVID- 19. Kjo është një proteinë, e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferri­na gjendet me shumicë në kulloshtrë­n e nënës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania