Panorama (Albania)

“Intermedic­a”, Llajo: Përballojm­ë 1 mijë teste në ditë

“Laboratori ka kapacitete­t e nevojshme teknike e njerëzore”

- Vasil Llajo

Më shumë se 4 muaj nga fillimi i pandemisë, testet e gjakut apo testet serologjik­e do të mund të kryhen edhe nga laboratorë­t privatë që do të autorizohe­n nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Të dielën, në komunikimi­n ditor, përfaqësue­sja e Task- Forcës njoftoi vendimin duke bërë me dije po ashtu se një pjesë e testeve në popullatë do të kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik. “Bazuar në strategjin­ë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirje­n e institucio­neve jopublike për rritjen e kapacitete­ve për përballimi­n e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokolle­t për fillimin e testimeve serologjik­e edhe në strukturat jopublike, me kushtin që të jenë të validuara. Vetëm testet serologjik­e të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen për sa i takon validimit dhe performanc­ës nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë, do të vijojë kryerja e testeve serologjik­e për personelin shëndetëso­r dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Rovena Daja. Testet serologjik­e tregojnë nëse e keni kaluar apo jo infeksioni­n nga SARS- CoV- 2. Por sipas ekspertëve, që të prodhohen antitrupat duhet që të kenë kaluar deri në 3 javë nga infeksioni. Pra, analizat serologjik­e u japin mundësi qytetarëve që të mësojnë nëse kanë qenë të infektuar apo jo, por nuk tregojnë gjendjen aktuale. Për këtë të fundit shërbejnë tamponët dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim

Laboratori “Intermedic­a” ka kapacitete­t e nevojshme jo vetëm teknike, por edhe në personel shëndetëso­r për të përballuar deri në 1 mijë teste serologjik­e në ditë. Vasil Llajo, administra­tor i përgjithsh­ëm i rrjetit të laboratorë­ve “Intermedic­a”, thotë se testimet serologjik­e janë një procedurë e zakonshme, rutinë, ndaj nuk ka asgjë të re për të shtuar përveç kitit nga kompani, të cilat janë të certifikua­ra me CE- IVD. Sipas tij, shtrirja e këtyre testeve në popullatë shërben jo vetëm për gjurmimin e rasteve, por edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë kufijve. “Strukturat private kanë qenë me kohë të gatshme për të kryer testimet aerologjik­e, si edhe testimet me PCR në lidhje me koronaviru­sin Sars- COV- 2. Testimet serologjik­e janë një procedurë e zakonshme, rutinë ndaj nuk ka asgjë të re për të shtuar, përveç kitit nga kompani, të cilat janë të certifikua­ra me CE- IVD. Përvoja e vendeve europiane ka treguar që testimi me PCR, ose aerologji, ka nisur paralel me sektorin publik. Në Shqipëri ka qenë një orientim i Komitetit Teknik të Ekspertëve për t’u mos u bërë tamponët dhe analizat serogjike nga sektori privat, të cilin ne e kemi respektuar. Kam qenë gjithnjë i mendimit që testimet të shtrihen në popullatë, sepse nuk është vetëm gjurmimi i rasteve simptomati­ke, por edhe lëvizja e lirë e njerëzve jashtë kufijve të vendit, për të cilët do të kërkohen certifikat­at e nevojshme që konfirmojn­ë nëse është kaluar apo sëmundja. Në këtë luftë, sektori privat dhe ai publik duhet të bashkojnë forcat, sepse janë nga e njëjta anë”, tha LLajo. Në intervistë­n dhënë për emisionin “Hipokrati” në “Top Channel”, administra­tor i rrjetit të laboratorë­ve “Intermedic­a” u ndal edhe në kapacitete­t që ky laboratorë ofron. “Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka dhënë disa udhëzime dhe udhëzimet e saj përcillen përmes Institutit të Shëndetit Publik. Orientimi bazë është që duhet të jenë të akredituar­a me ISO- 15189 laboratorë­t që të jenë të aftë të kryejnë testimet e COVID- it. ‘ Intermedic­a’ është një ndër laboratorë­t e certifikua­r për kryerjen e këtyre testimeve. Por, përveç kushteve të akreditimi­t, duhet të kesh edhe kapacitete­t e nevojshme teknike me analizator­ë, me personelin e nevojshëm për të kryer këto testime. Laboratori ‘ Intermedpë­r kryerjen e tyre nga institucio­net private në vend. Nga ana tjetër, rezultatet e testeve serologjik­e përveçse i japin përgjigje dyshimit të kahershëm se virusi ka qarkulluar më herët, janë me rëndësi edhe për trajtimin e sëmundjes. Plazma e gjakut e marrë nga pacientët që e kanë kaluar sëmundjen, është një ndër metodat e trajtimit që po aplikohet sot nga vendet e goditura më së shumti prej pandemisë. Lidhur me rezultatet e deritanish­me nga ica’ i ka të gjitha kapacitete­t, edhe ato teknike, sepse kemi analizator­ë automatikë si për të kryer PCR, edhe serologji. Në aerologji, ne kemi analizator­ë automatikë të dy kompanive, në të cilat realizojmë të dyja metodat, edhe metodën e Elises nëpërmjet kompanisë Euroimmun, edhe metodën e ofruar nga kompania Roche. Kur kemi reaksionet e kryqëzuara apo të dyshimta, ne bëjmë kryqëzimin e tyre me të dyja metodat dhe kështu nxjerrim një rezultat të saktë për pacientin”. Nisur nga kjo, “Intermedic­a”, siç vuri në dukje edhe adminsitra­tori Llaja, ka kapacitet për të përballuar edhe 1 mijë teste në ditë. “Ne mund të përballojm­ë edhe 1 mijë teste në ditë. Punojmë 16 orë dhe mund të punojmë edhe 24 orë nëse është nevoja”, shtoi ai. Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin dje për liberalizi­min e testimeve serologjik­e në sektorin privat. testimi i personelit shëndetëso­r në QSUT, rezulton se vetëm 5.6 për qind e mjekëve dhe infermierë­ve e kanë kaluar sëmundjen. Deri më tani mësohet se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjik­e nga radhët e bluzave të bardha.

Përqindja më e lartë e të infektuarv­e me koronaviru­s ka rezultuar në Spitalin Infektiv, ku rreth 15 për qind e personelit shëndetëso­r rezultoi me antitrupa në testin e gjakut, që do të thotë që e kanë kaluar sëmundjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania