Panorama (Albania)

Dëmet nga tërmeti, gati 3 mijë pagesat e tjera

Veliaj: Shumë shpejt, ndërtimi i shtëpive të pabanueshm­e

-

Pas lëvrimit të kësteve të dëmshpërbl­imit për tre mijë emrat e parë, shumë shpejt në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të miratohet edhe një tjetër listë me po kaq familje që do të marrin pagesa kesh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmin e mirë e dha kryebashki­aku Erion Veliaj një ditë më parë, teksa i dorëzoi çelësat e shtëpisë së fundit të rindërtuar pas tërmetit të parë, në shtator. Një tjetër ogur i mirë është nisja e procesit të rindërtimi­t të shtëpive, që rezultuan të pabanueshm­e pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit. “Do të vazhdojmë me 3000- shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individual­e, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, ZallHerr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastruk­turën për pallatet. Për tërmetin e nëntorit ka më shumë pagesa sepse dëmi ishte më i madh. Kemi filluar me shpërndarj­en e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë. Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin kesh në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetime­t”. Ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë vitet e fundit, teksa kryeqyteta­sit ndodhen me pushime, Tirana kthehet në kantier ndërtimi, me qëllim që kur ata të kthehen, investimet të kenë përfunduar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania