Panorama (Albania)

Shfrytëzoi për prostituci­on të miturën nga Kruja, kapet i dashuri 23- vjeçar

Alket Brata, i dyshuar se përdhunoi dhe drogoi 17- vjeçaren, me të cilën më herët kishte krijuar një lidhje dashurie

- LEONIDHA MUSAJ

Policia e Tiranës ka arrestuar pas disa ditësh 23- vjeçarin Alket Brata, nga Kruja, i dyshuar se abuzoi me 17- vjeçaren, duke e nxitur të përdorte drogë dhe më pas e shfrytëzon­te për prostituci­on.

Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë, mësohet se 23- vjeçari u arrestua në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. “Në vijim të operacioni­t policor të koduar ‘ Nikla’, Forcat e Posaçme ‘ Shigjeta’, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Qarkullimi­t Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacio­nit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Alket Brata, 23 vjeç, banues në Krujë. 23- vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ‘ Arrest në burg’, për veprat penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e’, ‘ Nxitja për përdorimin e drogës’ dhe ‘ Shfrytëzim prostituci­oni’”, deklaroi

Policia. Po ashtu, Policia tha se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacioni­t “Nikla”, e shfrytëzon­in për prostituci­on. BASHKËPUNË­TORËT Ndërkohë, pak ditë më parë, u arrestuan edhe pesë bashkëpunë­torët e Bratajt. Për të gjashtë këta persona, Gjykata e Krujës vendosi si masë shtrëngues­e atë të arrestit në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostituci­oni”. Sipas Policisë, e cila bazohet në dëshminë e vajzës, Alket Brata është “strumbulla­ri” i kësaj historie të trishtë. Kjo histori përtej së imagjinues­hmes nisi me një marrëdhëni­e dashurie mes Alket Bratës dhe vajzës 17- vjeçare. Brata i kishte premtuar vajzës së do të martohej me të dhe i premtonte një jetë luksi, jas

 ??  ?? 23- vjeçari, gjatë shoqërimit në Polici
23- vjeçari, gjatë shoqërimit në Polici
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania