Panorama (Albania)

Kapet me kanabis në dyqan, arrestohet pronari

Në pranga përfundoi edhe punëtori i dyqanit ku u gjet 2.6 kg kanabis

-

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e djeshme dy persona, pasi iu gjetën lëndë narkotike në ambientin ku punonin. Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. S., 31 vjeç, dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik. Të arrestuari­t janë pronari dhe punëtori i një marketi, ku u gjet edhe lënda narkotike. “Në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë El

Sipas burimeve nga uniformat blu, lënda prej 2.6 kilogramë kanabis sativa është gjetur në disa kavanoza, të cilët ishin vendosur në raftet e marketit. Për praninë e lëndës narkotike në market, Policia kishte krijuar dyshime të forta, ndaj edhe ushtroi kontrollin në biznesin e 31vjeçarit, i cili ishte i pranishëm bashkë me punëtorin. basan, mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar ‘ Marketi’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular. “Vijon puna për identifiki­min dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedural­e do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e’”, vijon më tej njoftimi i Policisë. Po ashtu, lidhur me gjetjen e lëndës narkotike është marrë në pyetje pronari i marketit, i cili mësohet se ka mohuar të ketë dijeni rreth sasisë së kanabisit. Policia vijon hetimet për të mësuar se ku e ka gjetur 31- vjeçari kanabisin.

 ??  ?? Kavanozat e mbushur me kanabis
Kavanozat e mbushur me kanabis
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania