Panorama (Albania)

Zbardhet vrasja, viktima dhunoi fizikisht nënën e autorit pas konfliktit për kumbullat

Si ndodhi masakra ditën e shtunë në fshatin Kasnicë të Patosit, Policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së 46- vjeçarit

-

Një ditë pas ngjarjes, zbardhet e vërteta e vrasjes së 46- vjeçarit të vrarë në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në një komunikim zyrtar, Policia tha se përveç autorit të vrasjes, në pranga kanë rënë edhe vëllai e nipi i viktimës. Kështu, në pranga është vënë shtetasi Alionid Sali, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shtetasin Përparim Seati, 46 vjeç, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë më pas në spital. Po ashtu, janë arrestuar edhe shtetasit Agron Seati dhe Gazmir Seati, babë e bir, si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës”, të kryera në bashkëpuni­m. Sipas uniformave blu, dy shtetasit e mësipërm, babë e bir, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S., 61 vjeçe ( nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende të forta në trup, e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

KONFLIKTI Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se mes familjes Sali dhe Seati ka pasur një konflikt prej 6 vitesh dhe kishte nisur për një sipërfaqe toke, dyshohet prej 1 dynym. Pasi kaluan disa kohë që nga sherri i parë, familjet nuk kishin shfaqur ankesa më pas dhe banorët e zonës kanë menduar se gjithçka ka qenë e zgjidhur mes tyre. Vetëm pak çaste para ngjarjes, tre anëtarët e familjes Seati, ( Përparimi që është edhe viktima, bashkë me të vëllanë, Agronin, 59 vjeç dhe djalin e Agronit, 28 vjeç, Gazmirin) i kanë shkuar në shtëpi familjes Sali. Aty kanë gjetur vetëm nënën e Alionidit, shtetasen K. S., 61 vjeçe, e cila është përballur me sulmin e tre burrave. Për pasojë, ajo është nisur me urgjencë drejt Spitalit të

Traumës. Ka qenë djali i së dhunuarës, Alionid Sali, i cili ka mundur t’ua heqë nga duart nënën dhe të përleshet me ta, duke qëlluar me thikë njërin prej agresorëve. Pas kësaj, ai ka nisur nënën për në spital dhe vetë është larguar për t’u kapur disa orë pas ngjarjes. Ndërkohë, edhe Përparim Seati është nisur për në spital nga familjarët, ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në organet jetësore. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Fierit ka bërë shoqërimin edhe të familjarëv­e të tjerë të dy familjeve të përfshira në konflikt.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania