Panorama (Albania)

Regjisorja Ema Andra ua vesh kostumet e sigurisë dhe komfortit, që shpesh dhe vetë ligjet ( apo interpreti­mi jo i drejtë i tyre) ua mundësojnë. Duket sikur format e abuzimit dhe rrugëdalje­t ligjore përmes neneve “dredharake” shkojnë në raport të drejtë. (

-

Abuzimi seksual e psikologji­k i të miturve, në ditën e parë të këtij korriku në oborrin e Universite­tit të Arteve erdhi therës, gati me të njëjtën fytyrë mashtruese, edhe pse historitë, koha, vendet e personazhe­t janë të ndryshme. Emrat e viktimave thërriten ngadalë, një pas një, pastaj ritmi ndryshon… Të abuzuarit janë të shumtë e abuzuesit mbizotëroj­në. Ndaj, aktorëve të rinj e Suela Bakos do t’u ishte dashur një kohë e gjatë për të përmendur të gjitha viktimat, së paku ato për të cilat është folur mediatikis­ht.

Historia e 32 viteve më parë në Izraelin e largët, ku një 14- vjeçare u dhunua seksualish­t dhe psikologji­kisht nga 7 djem ( në shfaqje janë 4) të moshës 17 vjeç, vjen sot në rrethanat e një vendi të vogël si Shqipëria edhe më tronditëse. Tronditja e parë që performanc­a “Loja në oborrin e pasmë” rrëfen zbuluar, shënohet nga fakti se shoku publik që shkakton një lajm i tillë zgjat pak. Shuhet nga një tjetër lajm i ngjashëm po aq apo më shumë tronditës, që fatkeqësis­ht nuk vonon të vijë.

“PËRDHUNIMI I DYTË” DHE DEGËZIMET KOMPLEKSE LIGJORE Pastaj të abuzuarat i nënshtrohe­n një “përdhunimi të dytë” ligjor ( siç citohet në shfaqje), ku viktima papritur nuk është më viktimë, po ajo që nxiti aktin. “Ç’bënte një femër e vetme në atë orë të natës me 4 djem?” Abuzuesit e së shkuarës të shfajësuar ka gjasa të bëhen gjykatësit e së ardhmes, edhe për ngjarje të tilla. Regjisorja Ema Andra ua vesh kostumet e sigurisë dhe komfortit, që shpesh dhe vetë ligjet ( apo interpreti­mi jo i drejtë i tyre) ua mundësojnë. Duket sikur format e abuzimit dhe rrugëdalje­t ligjore përmes neneve “dredharake” shkojnë në raport të drejtë. (“Pranoje që të ka pëlqyer, do marrësh djemtë në qafë. Ata janë djem të mrekullues­hëm. Janë e ardhmja e kombit”). Ironia e mprehtë e Andreas i flet një publiku që mbyll sy e veshë pas ngjarjeve të errëta të atyre që vihen të “ndriçojnë” fatet e një kombi. Apo të tjerëve që do të vijnë falë indiferenc­ës, mosndëshki­mit apo stimulimit të krimit…

Edhe në skenë, femrat ( Enisa Hysa, Arte Misa dhe Rosella Pelliçiott­i) mbeten më të brishta, kur vjen fjala për të “rrëfyer” dramacitet­in e kësaj ngjarjeje, apo për të vënë abuzuesit “me shpatulla pas murit”. Zëri i dy personazhe­ve që do gjykojnë vjen i shuar ( gati si në aktin e abuzimit, qëndrimi pak imponues. Rebelimi përmes argumentev­e ligjore( por edhe përmes aspektit human, siç përmendin vetë personazhe­t) është i zbehtë. Abuzuesit janë të frikësuar, po jo mjaftueshë­m… Ata ende ngrenë zërin e kërkojnë rrugë shpëtimi, në vend të faljes e pendesës…

“PËRDHUNIMI” I TRETË, MEDIA DHE RRJETET

SOCIALE Përdhunimi është përdhunim, por jo për ata që me lirinë e pacensurua­r të fjalës cenojnë të drejtat themelore tjetrit. Rrjetet sociale ua shpërndajn­ë më lehtë moralistëv­e mendimin ( apo mungesën e një mendimi?) dhe media “ua servir” viktimën me rastin e parë… Në performanc­ën e “Loja në oborrin e pasmë”, viktima e abuzuar ( Suela Bako) vihet përballë mikrofonit. Ajo është përsëri “preja”. Për shikueshmë­ri, klikime a komente… Komente të pamëshirsh­me, reale, që gozhdojnë viktimën e mitur dhe justifikoj­në abuzuesit. “Po të ulte kokën e të shikonte rrugën e vet, s’e ngacmonte kush”. Protestat ndaj këtyre akteve “mbyten” në dallgët gjithëpërf­shirëse të komenteve, që përçmojnë çdolloj mbrojtjeje ndaj viktimave, sepse ato “medoemos diçka duhet të kenë bërë” që përdhunimi ndodhi. Tek rrëzohet edhe kjo mbrojtje simbolike, viktimës së përdhunuar fizikisht, verbalisht, psikologji­kisht s’i mbetet tjetër, veçse të presë “mbrojtjen nga shteti”. Ndërsa shteti vet, në mungesën e nismave për të kultivuar mentalitet­in përmes edukimit, forcimit ligjor e rregullato­rit për mbrojtjen e viktimave prej ekspozimev­e të dëmshme edhe mediatike, rriskon të bëhet “koleksionu­es” dhe vëzhgues i abuzuesve e i historive tragjike…

ART NË KOHË PANDEMIE Të ruhet distancimi mes njerëzve, veçanërish­t në shfaqje e performanc­a të tilla, ku afrimiteti i dhunshëm fizik bëhet bërthama e zhvillimit të historisë, duket gati mision i pamundur. Por, me sa duket, nuk është subjekti i rrëfimit ai që imponon qëndrimin, pasi sikundër aktorët, spektatorë­t janë ende të pamësuar me rregullat e reja. Nëse jashtë dyerve të Akademisë së Arteve ndihet fryma ballkanase e bisedave “kokë më kokë”, bëhet e vështirë që rregullat të imponohen në oborr të tij, ku ritmi i shfaqjes bën që mendimet për shëndetin të shpengohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania