Panorama (Albania)

DORËHEQJA E HARADINAJT

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye të premten në Kosovë pas katër ditësh qëndrimi dhe marrje në pyetje në Prokurorin­ë Speciale për Krime Lufte në Hagë dhe me gjithë kuriozitet­in publik, nuk dha asnjë detaj për çfarë ishte ato katër ditë, për mbi gjashtë orë intervisti­m.

Askush nuk mund të parashikoj­ë qartë se çfarë do të ndodhë tani me Presidenti­n e Kosovës, gjithçka varet nga gjykimi i ekspertëve të drejtësisë në Hagë mbi dëshminë e tij. Por gjykatësi që ka përsipër çështjen e Thaçit në strukturat e specializu­ara të drejtësisë ndërkombët­are, ka kohë deri më 24 tetor për të vendosur nëse Presidenti do të gjykohet apo akuzat e ngritura nga prokurorët nuk kanë bazë të qëndrueshm­e. Me konfirmimi­n e cilësdo prej akuzave të aktakuzës, i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrest­im apo një urdhërpara­qitje. Përgjigjja nga Haga mund të dalë edhe më shpejt nëse gjykatësi është i qartë. Nëse akuza aktuale quhet e pabazë pas dëshmisë së Thaçit, prokurorët kanë të drejtë të rindërtojn­ë akuzën e tyre, duke modifikuar apo përdorur vetëm pjesë të saj, siç ka ndodhur me ish- luftëtarët e tjerë. Thaçi është ftuar në Hagë, pasi Zyra e Prokurorit të Specializu­ar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratik­e të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, për përfshirje në mbi 100 vrasje.

Pas daljes së Thaçit nga Prokuroria, gazetarët u interesuan nëse Presidenti është pyetur për krimet e supozuara në të ashtuquajt­urën “Shtëpia e verdhë” dhe për krimet e pasluftës. “Sonte nuk e kam të drejtën të flas lidhur për asnjë informacio­n për dëshminë time tash e

Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje më 19 korrik të vitit 2019, sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë. “Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializu­ara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj. katër ditë, mirëpo lidhur me pyetjen tuaj që ju parashtrua­t, deri më sot nuk jam pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast. E ritheksoj edhe një herë, pretendime të tilla nuk janë parashtrua­r në adresën time për këtë periudhë”, tha Thaçi. “Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacio­ne për rolin tim, përgjegjës­itë e mia gjatë luftës, këtë periudhë që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, unë konsideroj se kemi pasur seanca produktive. Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesiona­le, të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimi­n se unë se nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar­a”, shtoi Thaçi.

Deklarata e tij më e plotë pritej ditën e shtunë, por Thaçi nuk dha sërish detaje mbi marrjen në pyetje. Ai tha se e respekton procesin për zbardhjen e së vërtetës nga Zyra e Prokurorit të Specializu­ar në Hagë dhe se “Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmo­në rolin historik të UÇK- së”. Gjatë ditës së shtunë, përveç deklaratës Thaçi ka publikuar 24 foto nga rrugëtimi i tij në Hagë, ku falënderon­te të gjithë ata që e kanë mbështetur në dyert e Prokuroris­ë Speciale, por edhe për pritjen në Kosovë. Të dielën, Presidenti i Kosovës ka kujtuar betejën e Rahovecit dhe ata që humbën jetën, ka kaluar ditën duke u ngjitur në ujëvarat e malit të Sharrit dhe duke vizituar prindërit e tij në vendlindje, me të cilët ka publikuar edhe foto në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania