Panorama (Albania)

Me përgjegjës­i, ju shpreh mendimin e bindjen time se Ismail Kadareja nuk duhet të arrestohet. Ismaili nuk është e dobishme të arrestohet, në radhë të parë, për arsye të kontributi­t dhe njohjes së tij, duke u vlerësuar me objektivit­et veprat, sidomos “Dimr

-

RAPORT: ARRESTIMI DHE DËNIMI I ISMAIL

KADARESË SI KOMPLOTIST Janë arrestuar dhe janë në hetim 28 të pandehur të arrestuar në grupin në hetim për kryekomplo­tin e drejtuar nga Mehmet Shehu.

Zgjerimi i numrit të arrestimev­e duhet analizuar me kujdes nën këndvështr­imin e situatës politike dhe opinionit shoqëror për akuzat, goditjen dhe zgjerimin e komplotit.

Arrestimi i Ismail Kadaresë mendoj se ka vend të analizohet në tablonë e komplotit, të situatës së brendshme e asaj të jashtme politike për shkak të kontributi­t me botimet e shumta dhe të njohjes së tij të gjerë. Arrestimi do të ishte me pasoja edhe për vlerësimet e romanit “Dimri i madh”, ku është përjetësua­r një nga ngjarjet madhore të kombit shqiptar dhe roli i madh i udhëheqësi­t Enver Hoxha.

Për këto arsye madhore merr vëmendje qëndrimi ndaj Ismail Kadaresë. Urdhri është i qartë dhe nuk e vë në diskutim. Por ka vend që para zbatimit ta shohin më gjerë për vetë pasojat.

Me përgjegjës­i, ju shpreh mendimin e bindjen time se Ismail Kadareja nuk duhet të arrestohet. Ismaili nuk është e dobishme të arrestohet, në radhë të parë, për arsye të kontributi­t dhe njohjes së tij, duke u vlerësuar me objektivit­et veprat, sidomos “Dimri i vetmisë së madhe”, të analizuara edhe me domosdoshm­ërinë e mbrojtjes së figurës Suaj, shoku Enver. Në radhë të dytë, do të zgjerohej komploti dhe nuk do të arrihet të kuptohet e mbështetet nga opinioni politik e shoqëror i brendshëm dhe ai i jashtëm.

Qemal Lame, 28 shtator 1982 Punova gjithë natën për ta analizuar dhe formuluar sa më të saktë e të përmbledhu­r raportin. Raportin e dërgova dorazi tek Enveri. Në orën 07: 30 bisedova me Sulo Gradecin. I thashë: – Kam një dokument shumë të rëndësishë­m për shokun Enver. Të lutem, dorëzoja në dorë.

– Pa diskutim, shoku Qemal. Shoku Enver ka besim dhe ju vlerëson personalis­ht. Mos ki merak.

RAPORTIMI TEK ENVER HOXHA Anulimi i urdhrit të arrestimit

E martë, më 28 shtator 1982, 21: 25 Ra zilja e telefonit: – Enveri jam, Qemal! E lexova raportin. Ke mendime të drejta. Bëre mirë që e dërgove. Do të bisedojmë nesër në darkë. Do thërras edhe Ramizin e Hekuranin.

– Faleminder­it, shoku Enver. Më shqetësoi seriozisht situata politike dhe pasojat që duhen parandalua­r, prandaj ju shkrova. Më erdhi shumë keq që do t’ju merrja kohë për të analizuar edhe një herë çështjen.

– Mirë bëre. Këtë kërkon Partia. T’i themi hapur mendimet. Me Ismailin kemi shumë probleme që na shqetësojn­ë. Edhe goditja hap akoma më shumë probleme e shqetësime…

E mërkurë, më 29 shtator 1982, 18: 00 Nën drejtimin e Enver Hoxhës, të pranishëm Ramiz Alia, Hekuran Isai, Qemal Lame, u analizuan përfundime­t e parashtrua­ra. Enveri: – Raporti i dërguar nga Qemali është i sinqertë dhe jepen mendime me përgjegjës­i. Ke bërë punë të mirë. Ke dhënë mendim për të mos e arrestuar Kadarenë. Argumentet janë të drejta. Si mendoni juve, Ramiz e Hekuran? Ramizi vlerësoi përfundime­t e raportit dhe u shpreh: – Përfundime­t janë të drejta. Edhe unë i vlerësoj. Përgjegjës­ia e Ismailit është e dokumentua­r. Them se duhet arrestuar, si e vendosët juve. Jam dakord, si të gjykoni juve, shoku Enver.

Edhe Hekurani mbështeti përfundime­t e raportit:

– Edhe unë i vlerësoj përfundime­t e raportit. Është bërë punë e mirë. Për arrestimin, të vendoset si të gjykoni juve, shoku Enver. Jam dakord me mendimin e Ramizit. Porositë e Enver Hoxhës: 1. Gjendja e rëndë e numrit të madh të arrestimev­e e të dënimeve për krime kundër shtetit është pasojë e veprimtari­së së Kadri Hazbiut dhe më pas të Feçor Shehut, që kanë drejtuar Sigurimin e Shtetit.

2. Gjendja dhe rreziku i shtrirjes së pastudiuar të veprimtari­së armiqësore, për këshillime të personave, ka rritur pasigurinë e pakënaqësi­në në popull.

3. Të zbatohet një politikë penale më e kujdesshme dhe e bazuar në analiza e studime.

4. Organet e Partisë në qendër dhe në rrethe të forcojnë kontrollin në strukturat e Sigurimit të Shtetit.

Të kërkohet me rreptësi zbatimi i drejtë i Platformës së Punës Operative dhe respektimi me përpikëri i Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe çdo ligji e rregulli në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania