Panorama (Albania)

Porositë e Enverit, si nisi sulmi për Kadri Hazbiun e Feçor Shehun

Ramizi dhe Hekurani, kundër Enverit: Përgjegjës­ia e Ismail Kadaresë është e dokumentua­r. Të arrestohet!

-

gjithë veprimtari­në e Sigurimit të Shtetit, të Policisë e strukturav­e të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Prokuroria të forcojë kontrollin e zbatimit të ligjshmëri­së për arrestimet e dënimet.

Të fuqizohet kontrolli i prokurorit për zbatimin e ligjshmëri­së në veprimtari­në shtetërore. Gjykata të garantojë respektimi­n e rregullave procedural­e për objektivit­etin në prova, bazueshmër­inë e akuzave e të fajësisë së personave, dënimin e drejtë të personave të akuzuar për veprimtari armiqësore.

5. Hetuesia është organ kushtetues, organ i pavarur i drejtësisë. Të studiohet dhe të shpejtohen masat për riorganizi­min e Hetuesisë si organ i pavarur i drejtësisë dhe veçimin e saj nga organet e punëve të brendshme.

6. Të mos zgjerohet më tej numri i personave të grupit komplotist ( i cili në “Tablonë sinoptike” do të cilësohej si komploti i kryesuar nga Mehmet Shehu).

- Dokumentet për Ismail Kadarenë janë të plota. Ai e ka vendin në burg! Megjithatë, të presim. Jam dakord me mendimin e Qemalit që të mos e arrestojmë Kadarenë. Të mos realizohet arrestimi i Ismail Kadaresë. Ta shohim përsëri në një kohë më të qetë. T’i kushtojmë gjithë vëmendjen punës së madhe që ka bërë Partia për zhvillimin e vendit dhe dënimin e rreptë të armiqve komplotist­ë.

...

Qemal! Vazhdo punën studimore për Sigurimin, Policinë, Hetuesinë, Gjykatën, Prokurorin­ë.

Vazhdo punën për të shpejtuar riorganizi­min e Hetuesisë dhe veçimin nga organet e punëve të brendshme. Studimi që keni bërë, është realizuar me përgjegjës­i. Pres mendime edhe për veprimtari­në shtetërore në tërësi. Pres ide e mendime për të mirën e Partisë.

Na përshëndet­i të gjithëve, duke na uruar natën e mirë dhe na dha dorën. SAKRIFIKIM­I PËR TË VËRTETËN

DHA EFEKTE POZITIVE Raportimi i argumentua­r dhe i vlerësuar për përfundime­t e drejta e të sinqerta për domosdoshm­ërinë e reflektimi­t për politikën e luftës së klasave ndikoi në frenimin e zbulimit e të zgjerimit të komploteve shtetërore dhe në uljen drastike të numrit të personave të dënuar për agjitacion dhe propagandë.

Vlerësimi ishte në fakt i drejtë, por besimi dhe karriera ime do të viheshin në provë edhe në të ardhmen

Ndjeva lehtësim të jashtëzako­nshëm ndërgjegjë­sor për vetë faktin se nuk do të zgjerohej komploti me arrestimin e bashkëpunë­torëve të tjerë të evidentuar si komplotist­ë.

Guximi i treguar nga unë ishte i natyrshëm, por i jashtëzako­nshëm për komandanti­n që jepte urdhra për zbatim dhe ishte mësuar me faktin se urdhri i tij ishte ligj për të gjithë.

Isha në moshë të re, sapo kisha krijuar familje dhe kisha një fëmijë. Duhej të mendoja seriozisht për familjen në radhë të parë, që të mund të përparoja edhe në karrierën e sapunisur.

Në çdo mendim dhe vendim kërkohej të vazhdoja të veproja me ndërgjegje, korrektësi dhe me profesiona­lizëm. Të tregoja transparen­cë kudo, të veproja me argumente, të përballoja presionet nga drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Gjykatës së Lartë dhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, të sqaroja problemet që kishin rëndësi për kuptime dhe mbështetje, si dhe të mos shkaktoja e të parandaloj­a sa të mundesha çdo keqkuptim apo pakënaqësi.

Koha tregoi se karriera ime do të mbetej në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.. shpesh vihesha përpara situatave të rënda dhe akuzave hakmarrëse.

Udhëheqësi trashëgimt­ar shfrytëzon­te çdo mangësi apo kritikë që bëhej me qëllime të paramendua­ra, synonte të më ndëshkonte, por tërhiqej pasi puna ime ishte e ndërgjegjs­hme, e ligjshme, e njohur, e mbështetur e vlerësuar gjerësisht dhe nuk gjente dot argumente për të më larguar nga detyra.

 ??  ?? ENVER HOXHA GJATE NJE TAKIMI NE LIDHJEN E SHKRIMTARE­VE DHE ARTISTEVE
ENVER HOXHA GJATE NJE TAKIMI NE LIDHJEN E SHKRIMTARE­VE DHE ARTISTEVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania