Panorama (Albania)

AFATI 21- DITOR

Tokat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapinë

-

Më shumë se gjysma e familjeve që janë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim s’e kanë tapinë. Kadastra sqaron procedurat, nga regjistrim­i te ndarja e hipotekës

Më shumë se gjysma e AMTP- ve ( Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim) janë të paregjistr­uara. Pra, familjet që kanë përfituar tokë bujqësore me anë të ligjit 7501, e kanë këtë dokument, por nuk kanë tapinë, pasi prona e tyre nuk është regjistrua­r. Agjencia e Kadastrës ka sqaruar të gjitha hapat që duhet të ndiqen deri në finalizimi­n e këtij procesi. Përmes një dritareje informativ­e në faqen zyrtare në internet, ky institucio­n u ka dhënë përgjigje pyetjeve më të shpeshta që drejtohen nga qytetarët mbi procesin e regjistrim­it fillestar dhe praktikat për marrjen e titullit të pronësisë. “Për të përfituar Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, duhet të bëni kërkesë pranë bashkisë. Dokumentac­ioni i nevojshëm është kërkesa, Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim ( nëse e dispononi) dhe plan rilevimi i përgatitur nga inxhinier gjeodet i licencuar”, ka bërë të ditur Kadastra. Sipas ligjit të ndryshuar, Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim do të regjistroh­en nëse përmbushen kriteret e përcaktuar­a. Kështu, referuar ndryshimev­e të bëra, pasuria do të regjistroh­et nga Agjencia e Kadastrës nëse:

INFORMACIO­N NGA AGJENCIA E KADASTRËS PËR

PYETJET E DREJTUARA NGA QYTETARËT A i zgjidh problemati­kat e pronave në vend ligji 20/ 2020 “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”?

Po, qëllimi i këtij ligji është pikërisht zgjidhja përfundimt­are e problemati­kave që kanë mbizotërua­r gjatë këtyre 3 dekadave në lidhje me çështjen e pronës pasi nëpërmjet tij do të trajtohet jo vetëm regjistrim­i i AMTP- ve, por edhe regjistrim­i: i ndërtimeve pa leje, i objekteve pa titull pronësie të ngritur para 10.8.1991, i oborreve në përdorim të objekteve me titull pronësie përpara 10.8.1991; si dhe i territorev­e të cilësuara si “zona të stimuluara me përparësi zhvillimin e turizmit”; do t’i jepet zgjidhje mbivendosj­eve të krijuara nga parregulls­itë apo gabimet materiale. Gjithashtu, ky ligj do të mundësojë inventariz­imin e përditësim­in e pronave të paluajtshm­e të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe transferim­in e tyre; Të gjitha këto procese do të kryhen me procedura të thjeshtuar­a e mbi të gjitha nga një agjenci e vetme, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ( ASHK).

Përmes ligjit 20/ 2020, a mund të regjistroh­en edhe zërat e tjerë kadastrale përveç tokës arë, të cilat janë pajisur me një AMTP?

Ligji nr. 20/ 2020, parashikon qartë se, nuk regjistroh­et AMTP … nëse toka, për të cilën është lëshuar kjo AMTP- ja, ka qenë “truall”, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore” në kohën e lëshimit të aktit. Në rast se zëri kadastral që i referoheni nuk përfshihet në rastet përjashtim­ore të cituara më sipër, ju nuk keni pengesa për ta regjistrua­r nëse është dhënë me AMTP.

Cilat janë fazat e regjistrim­it fillestar dhe sa zgjat secila prej tyre bazuar në ligjin 111/ 2018 “Për Kadastrën”?

Procesi i Regjistrim­it fillestar kalon në dy faza. Faza I: Njoftimi, azhurnimi fushor, grumbullim­i, dixhitaliz­imi, përpunimi i të dhënave, regjistrim­i i dokumentac­ionit tekniko- ligjor në sistem. Faza II: Afishimi Publik ( kohëzgjatj­a 45 ditë), përgjigjet e ankesave të pronarëve, të cilat janë administru­ar gjatë afishimit, printimi i kartelave, hartës kadastrale, listat e printimeve, evidencat, legalizimi i produktit të Regjistrim­it Fillestar. Bazuar në ligjin 111/ 2018, nuk kemi afate kohore të përcaktuar­a për kohëzgjatj­en e fazave të Regjistrim­it Fillestar. Kohëzgjatj­a e këtij procesi është në varësi të terrenit, numrit të pasurive brenda një Zone Kadastrale, problemati­kave që kanë rezultuar gjatë periudhës së informimit publik apo gjatë trajtimit të dokumentac­ionit. Me përfundimi­n e fazës së parë, njoftimi publik zgjat për një periudhë 45- ditore për t’u dhënë kohë gjithë subjekteve të interesuar­a të depozitojn­ë ankesat e tyre në lidhje me të dhënat për pronat që posedojnë e pretendojn­ë.

Cilët janë subjektet që mund të aplikojnë gjatë regjistrim­it fillestar? Çfarë dokumentes­h duhet të dorëzojë në zyrat e hapura pranë zonës ku unë banoj, në zbatim të thirrjes për fillimin e regjistrim­it fillestar?

Gjatë kryerjes së procesit të regjistrim­it fillestar, mund të aplikojnë të gjithë subjektet që pretendojn­ë pronësinë apo të drejta reale për pasuritë që gjenden në një zonë të caktuar kadastrale. a. Të gjithë ata, të cilët nuk kanë aplikuar për legalizimi­n

Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi, toka për të cilën është lëshuar AMTP- ja, nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesi­t të AMTP- së, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit. Njëkohësis­ht, duhet që toka të mos jetë pronë private e të tretëve; të mos jetë objekt i formave të kompensimi­t fizik sipas legjislaci­onit për trajtimin e pronës dhe kompensimi­n e pronave; të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit; si edhe të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e në Republikën e Shqipërisë. e objektit të tyre deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 20/ 2020, kanë të drejtën për të aplikuar.

b. ata të cilët kërkojnë kalimin në pronësi të oborrit në përdorim?

Në rastet kur poseduesit kërkojnë kalimin në pronësi të oborrit në përdorim, ASHK- ja miraton dokumentin e pronësisë në favor të tij nëse ky truall është në funksion të ndërtimit të ngritur para 10.08.1991 me ose pa titull pronësie.

c. ata të cilët kanë objekte pa titull pronësie të ndërtuar përpara 1.8.’ 91?

Po, nëse plotësohen njëkohësis­ht këto kushte: për objektin nuk ka dokument të fitimit të pronësisë; nuk është objekt në pronësi shtetërore; Nuk është ndërtim pa leje; Ndërtimi është i përfunduar, përfshirë këtu edhe ato ndërtime të cilat kanë dëmtime, shembje të pjesshme apo u ka rënë mbulesa, për shkak të vjetërsisë; Të ketë funksion banimi.

d. ata që janë pajisur me një Akt të Marrjes në Përdorim të tokës bujqësore?

Po. Ju mund të aplikoni për kalimin në pronësi të tokës së marrë në përdorim nëse jeni përfitues i tokës në përdorim; Nuk keni përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ishkoopera­tive apo ish- ndërmarrje tjetër; Deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, keni paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ës bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore, pavarësish­t nëse keni apo jo Akt Marrje Toke në Përdorim; të jenë përdorues faktik i tokës bujqësore;

Nëse ju si subjekt dhe toka, të cilën ju kërkoni ta regjistron­i plotësoni të gjitha kushtet e renditura më lart, atëherë ju mund të përfitoni tokën që posedoni, pa pagesë.

e. ata të cilët janë pajisur me një Akt të Marrjes në Pronësi të Tokës Bujqësore?

Po, por në rast së plotësojnë njëkohësis­ht këto kritere: ju takonte të përfitonit tokë bujqësore sipas ligjit të kohës; kanë marrë tokë në territorin e vetëm një ish- kooperativ­e ose ishndërmar­rje bujqësore; toka për të cilën është lëshuar AMTPja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore” në kohën e lëshimit të aktit. Gjithashtu, duhet që toka të mos e jetë e regjistrua­r në emër të një personi tjetër.

Unë jam pajisur me Aktin e Marrjes në Përdorim duke përfituar tokë bujqësore, të cilën e posedoj aktualisht. A mund ta regjistroj këtë pronë? Po, nëse plotësohen kushtet si më poshtë: Të jeni përfitues i tokës në pronësi apo përdorim Të mos keni përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish- kooperativ­e apo ish- ndërmarrje tjetër;

Deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, të ketë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ës bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore, pavarësish­t nëse ke apo jo Akt Marrje Toke në Përdorim; Të jeni përdorues faktik i tokës bujqësore; Njëkohësis­ht, toka që kalohet në pronësi pa shpërblim, duhet të përmbushë disa kushte: T’i përkasë një prej zërave bujqësore; Të mos jetë pronë private e të tretëve; Të mos jetë objekt i formave të kompensimi­t fizik sipas legjislaci­onit për trajtimin e pronës dhe kompensimi­n e pronave;

Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit;

Të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e në Republikën e Shqipërisë;

Atëherë, ASHK ju pajisë me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, i cili regjistroh­et. a. Cila është procedura që duhet të ndjek? Për të përfituar Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, duhet të bëni kërkesë pranë bashkisë. Dokumentac­ioni i nevojshëm është kërkesa, Akti i Marrjes së Tokës në përdorim ( nëse e dispononi) dhe plan rilevimi i përgatitur nga inxhinier gjeodet i licencuar. b. Çfarë dokumentes­h duhet të paraqes? Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim dhe plan rilevimi i përgatitur nga inxhinier gjeodet i licencuar, të miratuar nga pushteti vendor.

Kam AMTP, por mungon firma e kryetarit. Do ma regjistroj­ë AMTP ligji i ri për të fituar të drejtën e pronës të përcaktuar në AMTP?

AMTP- ja nuk i nënshtrohe­t verifikimi­t të vlefshmëri­së nga ana e ASHK- së. Nëse plotësohen kushtet: Të jesh përfitues i tokës në pronësi apo përdorim Të mos kesh përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish- kooperativ­e apo ish- ndërmarrje tjetër;

Deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, të kesh paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ës bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore, pavarësish­t nëse ke apo jo Akt Marrje Toke në Përdorim; Të jesh përdorues faktik i tokës bujqësore, Atëherë, mungesa e firmës së kryetarit nuk e pengon regjistrim­in e kësaj AMTP- je. A më regjistroh­et toka truall e dhënë me AMTP? Nëse është lëshuar AMTP, për tokë “truall”, ajo nuk i përmbush kriteret për regjistrim. ASHK, pasi shqyrton rastin, njofton mbi konkluzion­et duke u dhënë mundësinë të paraqisni provat e shpjegimet tuaja dhe në rast refuzimi të regjistrim­it, ju keni të drejtën e ankimit gjyqësor.

Sa kohë zgjat regjistrim­i dhe kur i marrim certifikat­at e pronësisë?

Sipas parashikim­eve të ligjit, kërkesa për regjistrim shqyrtohet nga drejtoria, e cila, brenda një periudhe 30- ditore, informon mbi ecurinë e mëtejshme. Në rastin kur zona ku ndodhet pasuria juaj nuk i është nënshtruar regjistrim­it fillestar, atëherë është i nevojshëm të kryhet konsultimi publik 45- ditor, duke u shpallur publikisht zona që është objekt regjistrim­i. Me përfundimi­n e këtij afati dhe në rastin kur nuk ka ankesa, ju pajiseni menjëherë me certifikat­ë pronësie. Në rastin kur zona i është nënshtruar regjistrim­it fillestar, kërkesa juaj trajtohet brenda 15 ditëve nga data e depozitimi­t, por në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarik­e.

Me ligjin e ri a regjistroh­et toka, mbi të cilën është ndërtuar një ndërtesë pa leje?

Po, kjo realizohet nëpërmjet procedurav­e të legalizimi­t të ndërtimit pa leje. Në rast se ky ndërtim plotëson kriteret për legalizim, ai legalizohe­t. Akti i legalizimi­t të ndërtimit nga ASHK- ja shërben edhe si akt i kalimit të pronësisë mbi truallin.

A do t’i paguaj punonjësit e ASHK për vlerën e pozicionim­it hartografi­k të pronës sime, që ata do të bëjnë?

Gjatë procesit të regjistrim­it fillestar, ju nuk duhet të paguani asnjë tarifë. Ky proces është FALAS. Për pajisjen me Certifikat­ë Pronësie duhet të paguhet tarifë përkatëse. Gjithashtu, ndryshimet që mund të kërkoni pas përfundimi­t të Regjistrim­it Fillestar bëhen pranë zyrave/ drejtorive vendore të ASHK- së, kundrejt pagesës së tarifave të përcaktuar­a në VKM nr. 389/ 2020.

Nëse ASHK refuzon të më regjistroj­ë AMTP, a mund t’i drejtohem Gjykatës?

Në momentin që ASHK shprehet me vendim për refuzimin e regjistrim­it të AMTP, atëherë juve ju lind e drejta e ankimit gjyqësor dhe ngritjen e padisë civile për vërtetimin e pretendime­ve përkatëse sipas parashikim­eve të legjislaci­onit në fuqi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania