Panorama (Albania)

UÇK në Hagë, si e pritën Limajn pas pafajësisë në Kosovë

Ish- komandanti ishte deputet kur u arrestua, i pari nga Kosova në Hagë

-

Kryetari i Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në Epopenë e Rahovecit, duke deklaruar se “si çdo ditë tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetojë i lirë”. Ai kujtoi me krenari bashkëluft­ëtaret e tij dhe ka shkruar se “rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë, por po kaq e madhe ishte vendosmëri­a për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore”. Limaj ishte ndër komandantë­t e parë të UCCK- së që u thirr në Hagë nën gjykimin e pretenduar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe atyre serbë gjatë verës së vitit 1998. Aktakuza e tij u ngrit më 27 janar të vitit 2003, kur Limaj ishte deputet në legjislaci­onin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e të Kosovës ( PDK). Më 18 shkurt 2003, arrestohet nga autoritete­t sllovene dhe më 3 mars 2003 ekstradohe­t në Hagë. Më 30 nëntor 2005 shpallet i pafajshëm dhe lirohet. Më 1 dhjetor të atij viti, ai u kthye në Kosovë, ku kishin dalë ta prisnin liderë politikë dhe mijëra qytetarë,

Si çdo ditë tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetojë i lirë

në një tubim festiv madhështor. Limaj kishte ateruar në Aeroportin e Prishtinës ku pritej nga liderë të lartë politikë dhe ish- komandantë të tjerë të UÇKsë, si: Hashim Thaçi, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Agim Çeku etj. Përveç tyre, në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarët, që kishin mbushur plot rrugët dhe sheshet. Lirimi i Limajt nga akuzat u cilësua një fitore tjetër e madhe e luftës së drejtë të popullit shqiptar në Kosovë.

Prokuroria e Hagës e apeloi pafajësinë e Limajt, por më 27 shtator 2007 edhe Gjykata e Apelit në Hagë e shpall atë të pafajshëm. Sot, Fatmir Limaj është politikan dhe deputet, si dhe drejtues i partisë Nisma Socialdemo­krate e Kosovës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pritja e Limajt pas kthimit nga Haga
Pritja e Limajt pas kthimit nga Haga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania