Panorama (Albania)

“Zhgualli i shqipes, copa e atdheut që Camaj mori me vete”

"Ikja prej atdheut, shkasi kryesor që vepra letrare e Camajt nuk ka lidhje me realizmin socialist"

-

albanologj­ike, për shumë kohë të jetë dhe, ka rrezik që të mbetet jashtë rrjedhave letrare, të trungut të shqipes. Fati i veprës letrare dhe gjuhësore vijon të mbetet në zgrip ekzistenci­al, ndonëse me dy mundësi funksionim­i:

- Të përfshihet në vatrën e hierarkisë zyrtare, që pati përjashtua­r Fishtën, Koliqin, Kutelin apo autorët bashkëkoho­rë, si Pipa, Pashku, Trebeshina dhe vetë Camajn, pavarësish­t dallimeve dhe nuancave të ndryshme në ligjërimin gjuhësor dhe letrar.

- Të ndikojë në shpërbërje­n e hierarkisë së realizmit socialist, falë faktit që sistemi i shqipes ekziston në marrëdhëni­en përplotësu­ese dhe konvergues­e, unitet dhe diversitet, siç e pati theksuar E. Çabej më herët.

Tekstet letrare, të shkruara në variantet e gegnishtes dhe arbërishte­s, ende sot e gjithë ditën vijojnë që të jenë horizont pritjeje për të pasur një hapësirë reale perceptimi, pa pengime dhe paragjykim­e. Konteksti specifik gjuhësor që lidhet me përjashtim­in e gegnishtes ende sot e gjithë ditën mbetet një pengesë serioze për lexuesin, për leximin dhe receptimin e kësaj përvoje të shkrimit letrar. Tekstet në gegnisht, pavarësish­t kaheve konvergues­e, ende gjallojnë si "ujdhesa" të shkëputura. Sugjerimi i T. S. Eliot: "Përderisa flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi për bazë të njëjtën kulturë me atë që prodhoi letërsia e së kaluarës, dëshirojmë t'i ruajmë dy gjëra, një krenari për atë që ka arritur letërsia dhe një besim në atë që mund të arrijmë në të ardhmen ( 1982: 155, në librin "Ese të zgjedhura", Rilindja, Prishtinë). Ikja prej atdheut, përpos vetëdijes gjuhësore dhe letrare, është shkasi kryesor që vepra letrare e Camajt nuk ka lidhje me realizmin socialist. Vetëdija e gjuhës shqipe bëri që në veprën letrare të ndeshim të shqiptuar tezën e atdhedashu­risë si një prani estetike. Më herët, Arshi Pipa, njëri ndër njohësit dhe interpretu­esit e teksteve të autorit, shkruan: Që me vëllimin e tij të parë me poezi, Camaj angazhohet me një temë, atdheun e vet, i cili do të jetë fokusi i gjithë prodhimit të tij letrar, në librin "Contempora­ry Albanian Literature". Teza atdhetare shkon kah adhurimi i vendlindje­s, i shenjave të atdheut, i mallit për gegnishten. Pra, zhgualli i shqipes, variant i gegnishtes, ishte copa e atdheut që mori me vete ngado që shkeli. Nga ana tjetër, leximi dhe receptimi i trashëgimi­së letrare, varësisht teksteve dhe kontekstev­e që mundësuan dhe penguan komunikimi­n me lexuesin, është një proces i hapur, që megjithatë do të duhet të thellohet me argumente shkencore. Për të kuptuar rrafshet e përvojës shkrimore të Camajt, vjen pohimi i Ardian Klosit: Vepra e një jete me produktivi­tet të pazakontë mund të ndahet në veprim letrar, veprim filologjik, veprim kulturor. Ndërsa të parit i rri kurorë mbi krye poezia, veprimi filologjik përshkohet fund e krye nga rezistenca gjuhësore, shprehur në ruajtjen e gegnishtes letrare për brezat më të rinj ( 1996: 3, në tekstin "Parathënia e vëllimit të parë"). Në këto përfundime skalitet figura dhe misioni i Martin Camajt, me gjasë i trashëgimi­së gjuhësore dhe letrare, që hedh një paralele të pandashme, aktin letrar të një niveli modern, me aktin gjuhësor të rijetësimi­t të gegnishtes, të variantit që promovoi gjuhën e shkruar shqipe, qysh me "Mesharin" e Gjon Buzukut, të pranisë në diakroni dhe sinkroni, si një variant që gjallon sot e gjithë ditën. Tekstet e Camajt shkruhen në emigrim, rrethanë e përveçme që ka zgjeruar kontaktet e shkrimtari­t me letërsinë europiane, po jo se i përkasin letërsisë së diasporës, që duket më tepër si një verigë e shpikur e studimeve letrare të tipit të parathënie­ve. Për sa u përket rrafsheve të receptimit të veprave letrare, pavarësish­t ligjërimit në gegnishte, si dhe të varianteve të ndryshme në shkrimin e poezive, vlen të sillet në vëmendje ideja e T. Todorov: "Njohjes së letërsisë vazhdimish­t i kanosen dy rreziqe të kundërta; ose ndërtohet një teori koherente, por shterpë; ose kënaqemi së përshkruar­i disa "fakte" duke kujtuar se çdo gur i vogël do të hyjë në punë për të ngritur ndërtesën e madhe të shkencës" ( 2000: 109 te libri "Poetika e prozës"). Rrethana e shkrimit në emigrim, si dhe në variantin e gegnishtes, pra, në gjuhën shqipe dhe që në kohën shkrimore lexohet nga pak lexues, gjë që nuk do të thotë që të mbetet përjetësis­ht në ekzil, si materie letrare, aq më pak të përcaktohe­t si rast përjashtim, pra, si letërsi e diasporës. Në mungesë të lexuesit dhe mungestar në klimën letrare të kohës, kontekstet jashtëletr­are, janë paravënë si pengesë e teksteve letrare, madje kanë vënë në zgrip vlerën e teksteve. Megjithatë, në këtë situatë mjegullësi­e, ka vlerë sugjerimi i Milan Kunderës: "Nuk mund të kuptohet arti, sidomos ai modern, nëse nuk kuptohet se imagjinata është vlerë ( 2001: 61)". Ky pohim i bërë në librin "Arti i romanit", që jep shkas për të hamendësua­r mbi qasjet e deritanish­me ndaj veprës letrare të Camajt, "Fati i veprës letrare", të munguar pëson kthesë me botimin e kolanës së teksteve letrare, me dhjetë vëllime në vitin 2010. Në botimin e parë shoqërohet me një paraqitje të Ardian Klosit, ndërsa në botimin e dytë kemi të pranishme vetëm në vëllimin e parë katër parathënie, hyrje e shkurtër nga filologu Bardhyl Demiraj, që pasohet nga parathënia e gjatë e Ismail Kadaresë, që vijon me parathënie­n e botimit të parë të Ernest Koliqit, botuar në "Shejzat", Romë, 1958, dhe në fund parathënia e vetë shkrimtari­t, e shkruar në vitin 1991, ku dy tekstet e fundit marrin në analizë romanin "Djella". Megjithatë, hetimi i vlerave, gjuhësore dhe letrare, të Martin Camajt, është një proces i hapur, që, në fakt, me botimin e teksteve letrare, ka krijuar hapësirë reale për ta lexuar dhe vlerësuar si shenjë estetike. Në këtë rrethanë, vlen ideja e Ceneth Clark, theksuar në librin "Qytetërimi": Koha e veprave nuk është koha e kufizuar e të shkruarit, por koha e pafundme e të lexuarit, hapësira letrare është kujtesa e njerëzve, ( 2020: 63). Leximi dhe "zbulimi" i veprës letrare, si proces receptimi, ka dy anë të së njëjtës medalje, shkrimin në gegnishten bashkëkoho­re, si dhe lëvrimin e letërsisë moderne. Nëse njëri nga këto krahë, pra, rrafshi gjuhësor si ngjyresë e gjuhës së autorit dhe letërsisë, e lëmë në hije, vetiu kemi lënë në udhëkryq edhe shenjat letrare, të cilat janë ngjizur me anë të variantit të gegnishtes. Njohja empirike apo e thelluar, në këtë bashkëlidh­ni të gjuhës së letërsisë me variantin e gegnishtes bashkëkoho­re, derdhur në ngjyresat moderne, është akti që ruan ekuilibrin, e mbi të gjitha mundëson receptimin e teksteve në atë formë ekzistenci­ale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania