Panorama (Albania)

Rama drejt një puçi kushtetues

- GENC BURIMI

Farsa e djeshme e rikthimit të partisë- shtet të Edi Ramës dhe e vetë të këtij të fundit në tryezën politike të Reformës Zgjedhore nuk mashtroi njeri. Në atë mbledhje ku opozita nuk duhej të ishte paraqitur, Rama u paraqit me mendjen e mbledhur: asgjë nuk do ta devijonte nga trajektorj­a e atij puçi kushtetues që ai do të kryejë më 30 korrik.

Kurrë në historinë e sistemeve politike moderne, duke përfshirë dhe Afrikën, nuk është provuar kjo që do të ndërmarrë Kryeminist­ri i Shqipërisë më 30 korrik: të ndryshojë Kushtetutë­n në mungesën e një Gjykate Kushtetues­e. Në Afrikë ka shpesh e rregullish­t puçe e grushte shteti, por edhe puçisti më i paskrupull­t nxjerr atje si marionetë para opinionit publik të vendit të tij kryetarin e Gjykatës Kushtetues­e, që siguron popullin e bindur e të mbarë se gjithçka është kryer në respekt të ligjeve e të germave të librit kushtetues. Rama as këtë mundim nuk e merr. Ai do shkaktojë skandal në Europë. Në vend që ta fshihte sa të kishte mundësi këtë anomali dhe veçanti shqiptare në Europë e ndoshta në botë, pasi prej vitesh vendi nuk ka më Gjykatë Kushtetues­e, Edi Rama, më 30 korrik, do t’i tregojë mbarë botës sesi funksionon Shteti i së Drejtës në Albanustan­in e tij të dashur: Parlamenti mund t’i hyjë me bisturi Kushtetutë­s ditën me diell dhe ky pushtet nuk i garanton popullit të tij të drejtën më minimale për t’iu adresuar gardianëve të Kushtetutë­s nëse a janë demokratik­e ndërhyrjet e maxhorancë­s në librin themeltar të kombit. Me gjestin e tij të paimagjinu­eshëm në një demokraci funksional­e, Rama u thotë shqiptarëv­e se janë me fat, pasi fare mirë, me shumicën absolute të votave që ai disponon në Kuvend, Kryeminist­ri mund ta shpërfytyr­onte radikalish­t Kushtetutë­n dhe ta shpallte Shqipërinë dinasti perandorak­e, me Edi Ramën si perandor i parë e i paparë. Në mungesë të

Gjykatës Kushtetues­e që do t’i thoshte stop këtij karnavali, çfarë e pengon Ramën sot realisht të shkojë në këto ekstreme? Është në këtë pikë ku qëndron surrealizm­i i situatës, në të cilën ndodhemi. Institucio­nalisht, sot shqiptarët janë në “merci” të tekave të një Kryeminist­ri, që me Kushtetutë­n mund të bëjë çfarë të dojë, si të dojë e kur të dojë, sepse nuk ka më asnjë rruazë të bardhë për të mbrojtur rendin kushtetues. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetues­e. A e dinë europianët këtë, kur Gjykata Kushtetues­e gjermane, e famshmja Gjykatë e Karlruhës, shkoi deri aty sa e gjeti politikën monetare të Bankës Qendrore Europiane në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Gjermanisë, domethënë të interesave të popullit gjerman? A e imagjinon Edi Rama “Le Monde”, gazetën e tij të preferuar ku ai u justifikua me një shkrim të gjatë për rrafshimin natën të Teatrit Kombëtar, të hapet me titullin “Në Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetues­e, Kryeminist­ri Rama vë dorë mbi Kushtetutë­n”. Si duam ne që popujt europianë të na adoptojnë në gjirin e tyre ku me këto çudira do ta tmerrojmë Europën e vlerave, Europën e pushteteve dhe të kundërpush­teteve? Pa Gjykatë Kushtetues­e, me Parlament të paplotë, ndërkohë që Kushtetuta i njeh atij 140 vende, Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një shtet UFO, me një regjim politik të panjohur në Europën e demokracis­ë parlamenta­re qindravjeç­are. Ç’do të ndodhë tani? Asgjë nuk do ta ndalë Edi Ramën deri më 30 korrik. Por më vonë, në mënyrë që të paktën të evitohet katrahura në zgjedhjet e ardhshme ku opozita afërmendsh nuk do shkojë në votime duke bllokuar me zinxhir njerëzor të militantëv­e të saj zyrat e votimit, duke shtyrë Edi Ramën të ushtrojë monopolin e dhunës legjitime deri në prag të një lufte të mundshme civile, zgjidhja qëndron sot në duart e Prokuroris­ë Speciale Antikorrup­sion, SPAK. Nëse ajo disponon ankime nga qytetarë, shoqata apo parti politike në adresë të shtetasit Edi Rama për abuzime me pushtetin që i ka dhënë populli, është momenti që kjo pjesë e drejtësisë së re, ende e painfektua­r nga “koronaviru­si i Rilindjes”, të fillojë nga puna …

Më vonë, në mënyrë që të paktën të evitohet katrahura në zgjedhjet e ardhshme ku opozita afërmendsh nuk do shkojë në votime duke bllokuar me zinxhir njerëzor të militantëv­e të saj zyrat e votimit, duke shtyrë Edi Ramën të ushtrojë monopolin e dhunës legjitime deri në prag të një lufte të mundshme civile, zgjidhja qëndron sot në duart e Prokuroris­ë Speciale Antikorrup­sion, SPAK. Nëse ajo disponon ankime nga qytetarë, shoqata apo parti politike në adresë të shtetasit Edi Rama për abuzime me pushtetin që i ka dhënë populli, është momenti që kjo pjesë e drejtësisë së re, ende e painfektua­r nga “koronaviru­si i Rilindjes”, të fillojë nga puna …

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania