Panorama (Albania)

PS firmos pakt me opozitën e Kuvendit, skema si do ndryshojë Kushtetuta dhe marrëveshj­a e 5 qershorit

“Votimi më 23 korrik fasadë, zhbëhet një javë më vonë. Prishja e 5 qershorit, akt me pasoja të paparashik uara”

-

Ashtu sikur pritej, opozita e bashkuar e ka kundërshtu­ar marrëveshj­en e arritur dje në Kuvendin e Shqipërisë mes Partisë Socialiste dhe disa grupeve parlamenta­re të opozitës që fillimisht të miratohen amendimet në Kodin Zgjedhor dhe një javë më vonë të miratohen ndryshimet kushtetues­e, të cilat do të imponojnë ndërhyrje sërish në Kodin Zgjedhor.

Përmes një deklarate të shpërndarë mbrëmë, opozita e bashkuar paralajmër­on se miratimi i njëanshëm i ndryshimev­e kushtetues­e ka pasoja të paparashik­ueshme për stabilitet­in e vendit. Ndërkohë akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se me marrëveshj­en e firmosur dje kërkon të vërë në lojë partnerët ndërkombët­arë, të cilët ishin prezentë në firmosjen e marrëveshj­es së 5 qershorit. Po ashtu, opozita e bashkuar thekson se qëllimi real i Kryeminist­rit nuk është hapja e listave, siç artikulon publikisht, por eliminimi i koalicione­ve parazgjedh­ore.

REAGIMI I OPOZITËS SË BASHKUAR

“Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicione­ve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshj­et politike për zgjedhjet, atë të 14 janarit dhe atë të 5 qershorit. Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshj­en e 5 qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjik­ë, SHBA- në dhe BEnë dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshj­en me ndryshime të njëanshme kushtetues­e, që ndalojnë koalicione­t si subjekt zgjedhor. Edi Rama gënjen kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/ 3- ën e listës e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicione­ve si subjekt zgjedhor. Zhbërja nga Edi Rama e marrëveshj­eve të 14 janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashik­ueshme për stabilitet­in e vendit. Ky akt i papreceden­të në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjik­ë, SHBA dhe BE, që u investuan, përshëndet­ën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshj­es së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetues­e që e shkatërroj­në atë. Ky akt tinëzar prej frikacaku tregon tmerrin e Kryeminist­rit në ikje nga zgjedhjet dhe rrotacioni­n e pashmangsh­ëm. Opozita e bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracin­ë, stabilitet­in dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët”.

4- VJETORI I NDRYSHIMEV­E KUSHTETUES­E

Ndërkohë ish- deputeti i PD- së Oerd Bylykbashi përmes një reagimi bëri një paralelizë­m të dy ngjarjeve: miratimit të ndryshimev­e rrënjësore në Kushtetutë 4 vite më parë dhe më pas shkeljen e tyre nga maxhoranca, dhe shkeljen e paktit të 5 qershorit që vetë kreu i qeverisë e paralajmër­oi pas firmosjes. “Vetëm Edi Rama është i aftë që të bëjë një marrëveshj­e për të prishur një marrëveshj­e tjetër. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshj­en dhe këtë e bëri fakt sot me 21 korrik me atë karagjozat­ën që e shiti për marrëveshj­e. Mos harroni! 21 korriku është katërvjeto­ri i marrëveshj­es për Kushtetutë­n, që u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ ( Paktet zbatohen)”, shkroi bylykbashi në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA, GJATE TAKIMIT ME OPOZITEN PARLAMENTA­RE
RAMA, GJATE TAKIMIT ME OPOZITEN PARLAMENTA­RE
 ??  ?? Basha me aleatët
Basha me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania