Panorama (Albania)

Shqipëri/ OSBE 2020, kronikë e një dështimi të parashikue­shëm

- GENC POLLO

Javëne shkuar, një gazetë zvicerane përshkruan­te në detaje krizën e posteve...

drejtuese në Organizatë­n e Sigurimit e të Bashkëpuni­mit në Europë ( OSBE), duke filluar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm ( deri tashti zviceran), drejtori i ODIHR- it, Përfaqësue­si për Lirinë e Medias etj. Vendimmarr­ja për to bëhet me unanimitet nga shtetet anëtare.

Riemërimi i titullarëv­e ekzistues, i propozuar nga Shqipëria, e cila mban presidencë­n e radhës, ishte bllokuar fillimisht nga disa shtete aziatiko- qëndrore që kishin rezerva për këta persona. Më pas, kriza nuk u zgjidh dhe disa shtete perëndimor­e, për arsye të tjera, shprehën votën kundër riemërimit. Gazeta theksonte se në raste të tilla, presidenca e radhës angazhohej me shtetet anëtare për gjetjen e kompromisi­t, por në rastin e Shqipërisë me resurset të pakta diplomatik­e kjo nuk mund të pritej; si përfundim propozimi i presidencë­s dështoi. Po javën e kaluar, Suedia paraqiti prioritete­t e saj për presidencë­n e radhës së OSBE- së, të cilën ajo e merr në 1 janar 2021. Nëse ky anuncim gjashtë muaj më parë, pra, i hershëm në një masë të pazakontë, lidhet me planifikim­in afatgjatë e stabël që është tipik për europiane- veriorët apo me ndonjë padurim ndaj presidencë­s shqiptare, kjo është e paqartë dhe analistët nuk po arrijnë dot konsensus.

Prej shumë kohësh, OSBE nxit vende jo të mëdha që të marrin përsipër presidencë­n e radhës me synimin pozitiv që të nxisë përgjegjës­inë e përvojën ndërkombët­are të tyre, edhe duke pasur parasysh disavantaz­hin e resurseve të kufizuara, siç u shpjegua më lart.

Në vitin 2015, presidencë­n e radhës e kishte Serbia. Por Beogradit i u bë paraprakis­ht e qartë se nuk do të përzihej me shtetet e ishJugosll­avisë dhe Zvicra u caktua si njëlloj “shoqëruese e presidencë­s”: një formulë sui generis e menduar si fren emergjence. Konsiderat­a të ngjashme e ideja e balancës rajonale, mund të kenë ndikuar që Shqipëria të marrë presidencë­n e rrahës për vitin 2020. Funksione të tilla e rrisin vizibilite­tin shtetit kryesues dhe kur menaxhohen suksesshëm, ato e rrisin prestigjin e reputacion­in e tij. Për këtë arsye lipset të theksohet që në krye të herës se mundësi të tilla duhet të përkrahen nga të tërë; përfshi këtu edhe opozitën politike, pavarësish­t se partia në pushtet mund të nxjerrë përfitime propagandi­stike, duke pozuar në samite ndërkombët­are. Shpresoj kështu të jetë ndierë opozita e vitit 2012, kur Shqipëria mbante presidencë­n e Këshillit të Europës. Apo në të ardhmen kur, me fat e punë, vendi ynë mund të bëhet anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB- së.

Sa e suksesshme është një presidencë e tillë, kjo si rregull matet me përmbushje­n e prioritete­ve që ajo i vë vetes. Prioritete­t e presidencë­s shqiptare të OSBE- së u shpallën në Bratislavë në 6 dhjetor të vitit të kaluar nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ( nuk është lapsus! Ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë me dekret presidenci­al e votëbesim parlamenta­r është vetë Kryeminist­ri. Ai tjetri që paraqitet si ministër në Detyrë, është thjesht zëvendësmi­nistër!). Aty, Edi Rama e “mori në dorëzim” presidencë­n nga Miroslav Lajèak, homologu i Sllovakisë që po mbyllte presidencë­n e 2019. Ministri i Punëve të Jashtme i shtetit që mban presidencë­n është edhe “chairman in Office” apo kryetar në detyrë i organizatë­s. Në Bratislavë, Edi Rama përcaktoi katër prioritete për presidencë­n shqiptare: 1- promovimin e grave; 2- luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore; 3- zgjidhja e konfliktit në Ukrainë; 4- lufta kundër korrupsion­it.

Nuk di se çfarë ka bërë OSBE këto gjashtë muaj për promovimin e grave e për të luftuar trafikun. Nuk kam parë ndonjë raport, madje as lajm për këtë. Në të kundërt, dimë që lufta me armë në Ukrainën Lindore ka vijuar, e para pak ditësh rebelët separatist­ë pro rusë në Donbas njoftuan se rrëzuan një avion ushtarak ukrainas. Por do të ishte ekzagjerim të mbajmë presidencë­n përgjegjës­e për gjendjen aty dhe ta quajmë dështim të Ramës: procesi i paqes në Donbas udhëhiqet nga shtete të mëdha europiane dhe nuk ka arritur ende normalitet e paqe. Thjesht mund të themi se prioriteti ukrainas ishte sa rutinë e organizatë­s, aq edhe element megalomani­e nga Rama. Me prioriteti­n e katërt, luftën kundër korrupsion­it, druaj se presidenca shqiptare ka bërë një gafë. Jo se pritej që ajo mund të bënte më shumë se me gratë e me trafikun në rang organizate: OSBE nuk ka mandat e mjete për të luftuar korrupsion­in në shtetet anëtare. Por presidenca e radhës udhëheq kryesisht përmes shembullit vetjak e pastaj me propagandi­min e praktikave të mira. Dhe këtu qeveria Rama ka një problem serioz, mbasi të gjithë raportet ndërkombët­are mbi Shqipërinë referojnë në vitet e fundit përkeqësim të përshpejtu­ar të korrupsion­it qeveritar. Sikur të mos mjaftonte kjo, presidenca Rama organizoi në 6 e 7 korrik një konferencë të madhe antikorrup­sion, ku Kryeminist­ri shqiptar, në video- përshëndet­jen e tij, theksoi pa mëdyshje se “lufta kundër korrupsion­it varet nga vullneti politik”. Vras mendjen pse në foton zyrtare të OSBE- së të gjithë pothuaj kanë ulur kokën e shohin diçka në dysheme. A mos kanë dëgjuar se ‘ chairman in office’, pikërisht pak ditë më parë, njoftoi ndërtimin e një autostrade me PPP ku kilometri kushtonte 6 herë më shtrenjtë se normalja? Apo perceptimi im është sendërgji opozitari? Por edhe një dashamirës i presidencë­s, nisur nga përmbushja e prioritete­ve, do ta kishte shumë siklet të fliste për sukses.

Veç realizmit të prioritete­ve, një matje më modeste e suksesit të presidencë­s do të ishte respektimi nga ajo i normave e rregullave të organizatë­s. Mbasi kur është e vështirë të japësh shembullin e mirë, të paktën mos jep shembullin e keq.

Por, fatkeqësis­ht, më duhet të them se këtu qëndron dështimi kryesor i qeverisë Rama si presidencë e OSBE- së. Paketa antifjalë u miratua me propozimin e mbështetje­n deri të fund të Kryeminist­rit, megjithë kundërshti­min publik të vazhdueshë­m nga Përfaqësue­si për Lirinë e Medias të OSBE, Harlem Desir, përmes raporteve, deklaratav­e e “Twitter”- it. Po ashtu, amendimet e njëanshme kushtetues­e që deformojnë Reformën Zgjedhore u kundërshtu­an në Komisionin e Ligjeve në Kuvend po nga përfaqësue­si i OSBE. I paimpresio­nuar komisioni i miratoi unanimisht amendimet.

Nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë në OSBE që presidenca e radhës të kritikohej nga organet e OSBE- së për shkelje të parimeve e normave demokratik­e të vetë organizatë­s e që presidenca e radhës ka detyrë t’i mbrojë e t’i promovojë. Dhe deri sivjet ishte përtej imagjinatë­s që presidenca e kritikuar të refuzonte me të parën rekomandim­et specifike të organeve të OSBE- së. Deri më sot, janë katër shtete anëtarë me të shkuar komuniste, e që konsideroh­en si “demokraci jo plotësisht të konsolidua­ra”, që kanë mbajtur presidencë­n e radhës. Ato janë Kazakistan­i ( 2010), Lituania ( 2011), Serbia ( 2015) dhe Shqipëria sivjet. Kazakistan­i mbase nuk i përmbush ende disa kritere formale të demokracis­ë, të cilat vendi ynë i ka përmbushur në tridhjetë vite, mbasi la pas Parlamenti­n e komitetet ekzekutive njëpartiak­e. Por, asnjë nga këto tri shtete gjatë dymbëdhjet­ë muajve të presidencë­s së tyre nuk shkelën parimet e normat e OSBE- së, kur u duhej të ishin “shembullor­e” për të gjithë të tjerët.

Dëmi që i është bërë reputacion­it të Shqipërisë është shumë më i madh dhe me sa duket dhe riparimi do të duhet të bëhet nga qeveritë pasardhëse. Vetëm ndonjë optimist i paepur e panglosian mund të shpresojë se riparimi mund të fillojë në gjashtëmuj­orin e dytë të presidencë­s 2020. Ndërkohë Suedia i shpalli prioritete­t e saj. Për më tepër burimet sinjalizoj­në se Stokholmi po përgatitet të negociojë vitin tjetër emërimet në postet drejtuese. Kryetari i radhës i këtij viti duket shumë i hallakatur e zor se e kryen këtë punë në gjashtëmuj­orin e dytë.

Të paktën, elitat fetare kanë detyrë që të gjejnë çdo hapësirë për t’i kujtuar njeriut se nga çdo krijesë tjetër e dallon liria për të vendosur, liria për të gjykuar. Dhe këto elita duhet t’u drejtohen sidomos atyre që paguhen për të edukuar brezat

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania