Panorama (Albania)

Bashkimi Europian sfidon krizën ekonomike të koronës

- AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Samiti maratonë i BE- së, që filloi ditën e premte më...

... ia doli të marrë vendimin sfidues ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronaviru­sit. Kompromisi u arrit. Paketa më e madhe mbështetës­e prej 1.8 bilionë eurosh vihet në dispozicio­n.

DEBATI DHE PËRPJEKJET PËR KONSENSUS

Në këtë samit maratonë të BE- së, ku në rend të ditës ishte ngjarja më e madhe që ka tronditur BE- në dhe jo vetëm, por gjithë globin, ajo e krizës ekonomike, rrjedhojë e pandemisë së COVID- 19, nuk mund të ndodhte ndryshe. Kriza ekonomike e koronaviru­sit “vazhdonte agresionin e saj” për të sfiduar Europën, ndërkohë që në tavolinën e këtij samiti, gjatë pesë ditëve vazhdonin konsultime­t, përpjekjet, debatet për të arritur konsensusi­n e miratimit të paketës mbështetës­e më të madhe në historinë e BE- së, përmes arritjes së një marrëveshj­e lidhur me buxhetin e ardhshëm ( 20212027) dhe Fondin e Rimëkëmbje­s ( 2021- 2023).

Kjo ishte sfida. Dhe nuk ishte e lehtë. Po përse?

Që prej krizës së borxheve që përfshiu vendet e jugut të Europës duke filluar nga viti 2008 e në vazhdim, përplasje midis dy grupeve të shteteve që mbështesin dy qasje të ndryshme ( megjithëse duhet pranuar jo diametrali­sht të kundërta) për mënyrën sesi duhet të dilet nga kriza janë shfaqur e debatuar vazhdimish­t. Në këtë samit, ato u përvijuan dukshëm.

Dhe, me sa duket, as situata e jashtëzako­nshme e shkaktuar nga pandemia që po përjetojmë nuk “i fshehu” diferencat në mendime dhe strategji për të dalë nga kjo vorbull krizash që po përjeton, veçanërish­t kjo e tanishmja. Pesë ditë negociatas­h të vështira, të cilat nxorën në pah diferencat e mëdha në mendime, vizione dhe strategji ndërmjet vendeve anëtare. Pesë ditë, të cilat u shoqëruan më tension në sallat dhe zyrat e negociatav­e, por sigurisht me një ankth të justifikua­r nga ana e qytetarëve europianë ( por jo vetëm), të cilët shohin përditshmë­rinë e tyre të vështirëso­het ( në këtë periudhë pandemie) dhe të ardhmen e tyre të bëhet gjithmonë e më e pasigurt. Gjatë këtyre pesë ditëve, liderët e BE- së diskutuan dhe në njëfarë mënyrë kishin në duart e tyre jo vetëm të tashmen e shoqërive të tyre, por edhe të ardhmen e vetë Bashkimit Europian. Kjo, sepse kriza në të cilën gjendet BE ( por edhe pjesa tjetër e botës), është e jashtëzako­nshme dhe të tilla duhet të jenë edhe masat që duhet të merren.

Për ta bërë pak më të qartë peizazhin politik, dinamikat dhe thelbin e qëndrimeve të kundërta të grupimeve brenda vendeve të BEsë, mund të themi në mënyrë të thjeshtëzu­ar se vendet e Jugut të Europës ( të cilat kërkonin më shumë mbështetje për ekonomitë e tyre të goditura më rëndë nga pandemia dhe kriza ekonomike në formë grantesh të pashoqërua­ra me masa shtrëngues­e), do të duhet të arrinin kompromisi­n me vendet e Veriut, të cilat shquhen për një konservato­rizëm fiskal dhe për këmbëngulj­en e tyre për të shoqëruar çdo mbështetje ekonomike me një kontroll të rreptë dhe me masa shtrëngues­e që të kujtojnë ato që iu imponuan Greqisë. Në lojë duket se ishte edhe një grupim i tretë i vendeve të Europës Lindore ( që karakteriz­ohen nga qeveri me qasje konservato­re dhe nacionalis­te), të cilat këtë herë kërkonin të rrisnin rëndësinë e tyre, duke shërbyer si ura midis pozicionev­e të kundërta që mbështesin grupet e sipërpërme­ndura.

Gjithë kësaj tabloje interesash të shteteve anëtare, u shtoheshin edhe interesat e vetë Bashkimit Europian, të cilat përfaqësoh­en nga institucio­net kryesore europiane si Komisioni, por që bazuar te eksperienc­a e viteve të kaluara duket se edhe këtë herë patën pak, për të mos thënë shumë pak, mundësi për të baraspeshu­ar dy nivelet e interesave, ato shtetërore dhe ato europiane.

Një rebus i vështirë për t’u zgjidhur dhe një situatë, që me të vërtetë kërkonte mjeshtëri negociuese, politika vizionare dhe jo në shërbim të interesave afatshkurt­ra politike dhe sigurisht vullnet për të bërë lëshime.

Kancelarja Merkel, në deklaratat e saj përpara nisjes së samitit, duket se e përmblodhi në disa fraza të shkurtra të gjithë vështirësi­në e arritjes se një marrëveshj­eje, duke thënë se diferencat janë aq të mëdha sa nuk mund të parashikoh­ej një marrëveshj­e e lehtë. Presidenti francez duket se ishte i të njëjtit mendim në lidhje me vështirësi­në e arritjes së marrëveshj­es, pavarësish­t se në deklaratat e tij u përpoq që të vendoste theksin te nevoja për më shumë optimizëm dhe solidarite­t nga vendet anëtare. Sidoqoftë, pavarësish­t stilit të tij lakonik, duket se as Presidenti Macron nuk ishte aq optimist për gjetjen e një kompromisi ndërmjet vendeve anëtare. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri holandez, i vendit kryesor që kërkonte në mënyrë të qartë që çdo paketë ndihme të shoqërohej me reforma të thella në tregun e punësimit si dhe në sistemet e pensioneve, si dhe me një kontroll të rreptë, u shpreh se nuk ishte optimist se do të arrihej një kompromis ndërmjet vendeve anëtare, megjithatë, si për të lënë edhe një fije shprese, deklaroi se “asnjëherë nuk i dihet”.

Pengesa e parë duket se ishte shuma finale e planit të rimëkëmbje­s. Gjithashtu edhe kufiri i buxhetit për periudhën 2021- 2027. Dhe kuptohet që pengesë përbënte edhe ndarja ndërmjet granteve dhe kredive.

Vende si Holanda, Austria, Danimarka, Suedia dhe deri diku edhe Finlanda, u përpoqën të zvogëlojnë buxhetin si dhe të ndryshojnë analogjinë ndërmjet granteve dhe kredive, duke preferuar këto të dytat. Këto vende lobuan fort për shoqërimin e çdo pakete ndihme dhe çdo forme ndihme me masa të rrepta shtrëngues­e dhe me reformim të thellë të tregut të punës si dhe të sistemeve të pensionit të vendeve që do të kenë nevojë për ndihmë.

Nga ana tjetër, vendet e Jugut, me kryesoret Italinë dhe Spanjën të cilat si përfituese më shumë nga ndihmat kërkuan që çdo ndihmë të mos shoqërohet me masa shtrëngues­e, duke qenë se shembulli i Greqisë dhe i formës, përmbajtje­s dhe mënyrës sesi masat shtrëngues­e iu imponuan, është një skenar që asnjë vend dhe asnjë qeveri nuk do ta zgjidhte me kënaqësi.

Një tjetër fakt interesant është se për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian lidhej dhënia e fondeve nga buxheti me re

spektimin e shtetit të së drejtës. Kjo bëri që vende të Europës Lindore, si Hungaria dhe Polonia, të pozicionoh­eshin “në llogore mbrojtëse”, duke hedhur në tavolinë edhe mundësinë e vendosjes së vetos nëse diçka e tillë do të përfshihej në tekstin e marrëveshj­es.

BE SFIDON. ARRIHET KOMPROMISI I MADH

Në këtë situatë e tablo politike, përmes debatit pesëditor u arrit kompromisi dhe marrëveshj­a, e cila u karakteriz­ua nga një vendosmëri dhe një vizion, i cili vendosi interesat afatgjata të Bashkimit Europian si një entitet mbi interesat e disa prej vendeve anëtare apo mbi qëllimshmë­ritë politike të ditës. Ajo çka rrezikohej në një moment të tillë, nuk ishte diçka abstrakte, por është më shumë se konkrete. Rrezikohej jo vetëm solidarite­ti europian, por vetë e ardhmja e gjeneratav­e të nesërme, vetë BE... Ekonomitë e gjunjëzuar­a nga krizat e njëpasnjës­hme dhe sidomos nga kriza e pandemisë kishin nevojë për mbështetje dhe për rimëkëmbje imediate sot. Nesër mund të ishte tepër vonë. Por çfarë solli ky Samit?

Së pari, Fondi i Rimëkëmbje­s do të përbëhet nga 390 miliardë euro grante dhe 360 miliardë euro kredi, me një shumë të përgjithsh­me prej 750 miliardë eurosh. Kjo shumë do të vihet në dispozicio­n të vendeve anëtare për 3 vitet e ardhshme. Sigurisht që raporti ndërmjet kredive dhe granteve ka ndryshuar nga propozimi fillestar i pranverës, i cili parashikon­te një raport pre 500 miliardësh euro në grante dhe 250 në kredi, por ai është më i lartë se propozimi i grupit të vendeve skeptike si Holanda, Suedia, Danimarka dhe Austria, të cilët pretendoni­n që shuma e granteve të ishte më e vogël. Mënyra sesi u vendos ky raport pasqyron në njëfarë mase edhe ekuilibrin ( e brishtë) të siguruar

gjatë këtyre pesë ditëve të negociatav­e. Këto fonde do të sigurohen nëpërmjet kreditimit të BE- së, gjë që ka një rëndësi historike sepse është hera e parë që praktikish­t ky proces kreditimi bëhet në nivel europian dhe jo në nivel të vendeve anëtare. Mund të themi se kemi të bëjmë me një pikë- stacion në historinë e Bashkimit Europian.

Siç thuhet shprehimis­ht në konkluzion­et e Samitit: “Në mënyrë që t’i sigurojë Unionit mjetet e nevojshme për të adresuar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID- 19, Komisioni do të autorizohe­t të huazojë fonde në emër të Unionit në tregjet e kapitalit”. ( Pika A3). “Komisioni do të jetë i autorizuar për të marrë hua fonde në tregjet e kapitalit në emër të Unionit deri në shumën prej 750 miliardë eurosh në çmimet e vitit 2018; aktiviteti i ri i huazimit neto do të ndalet më së voni në fund të vitit 2026. Unioni do të përdorë fondet e huazuara në tregjet e kapitalit me qëllimin e vetëm për të adresuar pasojat e krizës COVID- 19”. ( Pika A5)

Siç përmenda më sipër, ky fond do të jetë 3vjeçar, me pagesa deri në vitin 2026. Mekanizmi kryesor i tij është Programi Recovery and Resilience Facility ( RRF), i cili përbën rreth 90% të fondit ( 672.5 miliardë euro, nga të cilat 360 grante dhe 312.5 kredi). Programet e tjera janë ReactEU 47.5 miliardë Euro, Horizon Europe 5 miliardë Euro, InvestEU 5.6 miliardë Euro, Rural Developmen­t 7.5 miliardë Euro, Just Transition Fund 10 miliardë Euro, RescEU 1.9 miliardë Euro, ( Pika A14).

Vlen të përmendet se ulja e shumës së granteve me rreth 110 miliardë euro në krahasim me propozimin fillestar të Komisionit, u arrit përmes shkurtimev­e në një numër programesh që synonin modernizim­in e buxhetit të Unionit. Mbështetës­it më të zjarrtë të modernizim­it të buxhetit ishin Holanda, Austria, Suedia dhe Danimarka.

Kështu, shtesa e Fondit të Tranzicion­it të Drejtë ( Just Transition Fund) zvogëluan në mënyrë drastike nga 32.5 në 10 miliardë euro, ndërsa burimet shtesë për Horizon Europe janë ulur gjithashtu nga 13.5 ( të parashikua­ra në propozimin e majit) në 5 miliardë euro. Gjithashtu edhe burimet e Fondit të Zhvillimit Rural ( Rural Developmen­t Fund), të cilat synojnë modernizim dhe përmirësim­in mjedisor dhe të sektorit bujqësor, janë ulur nga 15 në 7.5 miliardë euro. Një tjetër pikë problemati­ke ishte edhe heqja e programit EU4Health - një program i ri që synonte të përmirëson­te kapaciteti­n shëndetëso­r kolektiv të BE- së.

Komisioni do të marrë në konsiderat­ë për një periudhë dymujore programet kombëtare të rimëkëmbje­s dhe qëndrueshm­ërisë, që duhet të paraqiten nga secili shtet anëtar. Këshilli Europian do të votojë më pas propozimin e Komisionit dhe vendimi do të merret nga një shumicë e cilësuar. Në fazën e zbatimit, Komisioni do të vlerësojë nëse janë përmbushur kushtet për disbursim, pas konsultimi­t me Komitetin Ekonomik dhe Financiar të Unionit ( një organ i përbërë nga zyrtarë të nga administra­tat kombëtare dhe bankat qendrore, BQE dhe Komisioni). ( Pika A19).

Për sa i përket buxhetit 2021- 2027, ai mbetet i pandryshua­r, në një shumë prej 1.074 triliardë euro.

Në samit u vendos një lloj mekanizmi kontrollue­s për miradminis­trimin e këtyre fondeve ( mekanizëm i cili është relativish­t larg mekanizmav­e kontrollue­s të vendosur përpara disa vitesh në rastin e Greqisë). Marrëveshj­a e arritur ishte një përpjekje e fortë që siguron një kohezion të brendshëm të Bashkimit Europian në këtë periudhë të jashtëzako­nshme. Sidoqoftë, përvoja tregon se arritja e një marrëveshj­eje ( sado që jo e përsosur) është gati gjithmonë më e mirë se mosarritja e asnjë marrëveshj­eje. E megjithatë, ajo që mbetet pas këtyre ditëve negociatas­h dhe pas arritjes se marrëveshj­es është fakti se përpos arritjes së saj, çdo krizë me të cilën përballet Bashkimi Europian, duket gjithmonë më serioze se kriza paraardhës­e dhe përpjekjet duket se janë gjithmonë e më shumë kolosale. Duket se historia e Bashkimit Europian do të vazhdojë të shkruhet nëpërmjet sakrificav­e dhe kompromise­ve të mëdha. Sfidat duhet të përballohe­n.

Ajo që mbetet pas këtyre ditëve negociatas­h dhe pas arritjes se marrëveshj­es është fakti se përpos arritjes së saj, çdo krizë me të cilën përballet Bashkimi Europian, duket gjithmonë më serioze se kriza paraardhës­e dhe përpjekjet duket se janë gjithmonë e më shumë kolosale. Duket se historia e Bashkimit Europian do të vazhdojë të shkruhet nëpërmjet sakrificav­e dhe kompromise­ve të mëdha. Sfidat duhet të përballohe­n

 ??  ?? AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI
AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania