Panorama (Albania)

Artistët kundër qeverisë, Bregasi: Një mbyllje tjetër e vret ekonominë

“Të gjobiten vetëm bizneset që nuk respektojn­ë protokolli­n”

-

Pas izolimit disamujor dhe sakrificav­e që bëri biznesi shqiptar dujke ndalur aktiviteti­n, një tjetër izolim do të ishte vdekjeprur­ës për ekonominë. I këtij mendimi është kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi, i cili shprehet kundër Aktit Normativ të qeverisë për të mos lejuar muzikën pas orës 20: 00 në të gjitha baret dhe lokalet e natës. Bregasi sugjeron që autoritete­t të gjobisin bizneset që nuk zbatojnë rregullat ndaj COVID- 19 dhe jo të merren masa drastike për bizneset në të gjithë vendin, veprime këto që sipas tij e vdesin ekonominë. “Një goditje tjetër që mund t’i jepet ekonominë duke e izoluar, duke e mbyllur, do të ishte vdekjeprur­ëse për biznesin dhe ekonominë shqiptare. Virusi nuk ka orar. Shteti të zbatojë fort rregullat e protokolle­ve që ka miratuar. Të gjobiten bizneset duke qenë hapur dhe duke mos zbatuar rregullat. Shteti duhet të marrë misionin e operatorit të kontrollit të protokolle­ve. Në qoftë se për pub- et dhe natën vonë ka mungesë të kontrollev­e, mund të ketë masa të veçanta në qytete të veçanta, disko të veçanta ku ka pasur probleme. Unë nuk jam për mbylljen e plotë. Dikush që respekton masat e COVID, të gjithë masat e protokolle­t, nuk ka përse mbyllet dhe s’ka përse ta vuajë”. Sipas Bregasit, biznesi i mirëkuptoi vendimet e qeverisë të marra përgjatë katër muajve, por tashmë është radha e qytetarëve për të bërë sakrificën e tyre duke zbatuar masat kundër COVID- 19. Kreu i “BiznesAlba­nia” thotë se ekonomia duhet të ndjekë rrugën e saj duke u hapur gradualish­t dhe zbatuar protokolle­t e miratuara nga qeveria. “Biznesi dhe kapitali, ekonomia e ka bërë një herë sakrificën, katër muajt e parë. Tashmë u bie përgjegjës­ia njerëzve. Biznesi e ka mirëkuptua­r qeverinë në të gjitha vendimet që mori në muajin mars, prill, maj, kur raporti i kujdesit kaloi në favor të shëndetit të njerëzve. Hapja e ekonomisë duhet bërë në mënyrë graduale dhe sigurisht duke zbatuar protokolle­t e shtetit, pra, shteti ka detyrë të zbatojë protokolle­t që i ka miratuar vetë. Tashmë i bie të bëjnë sakrificë njerëzit, çka do të thotë të vetëmbrohe­mi, të vetëkujdes­emi, të zbatojmë rregullat që ka vendosur qeveria”. Bregasi foli edhe për situatën ekonomike në vend duke e cilësuar atë tepër të goditur nga pandemia, e veçanërish­t sektori i turizmit. “Situata ekonomike në Shqipëri pas krizës së pandemisë është shumë alarmante, shqetësues­e. Ekonomia është në shifrat 30- 50 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat më të frikshme i ka turizmi, për shkak të natyrës turistike që ka Shqipëria dhe ekonomia shqiptare. Gati 25% të GDP- së e ka prej turizmit”, nënvizon kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi.

 ??  ?? Kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi
Kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania