Panorama (Albania)

Me mbi 160 role, ndahet nga jeta aktori i humorit, Fuat Boçi

Drande Xhaj: Ishe shumë i ri. Kishe detyra të tjera për të kr yer

- ANILA DEDAJ

Me elasticite­tin benignian në skenë, një hije melankolie në portret "alla Robin Williams" e finesën e humorit që ia kish gdhendur Shkodër locja e tij, Anton Krosaj u largua nga kjo botë kur ende kish shumë për të dhënë.

Komediani shkodran u nda nga jeta dje në moshën 54- vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. U largua ndoshta pa përjetuar ende atë që mund të quhej roli i jetës së tij. Një shans i munguar, të cilin ai "kokëfortë" e shleu, duke i bërë edhe personazhe­t e tij "periferikë", të spikatnin e të rrëmbenin buzëqeshje pa u sforcuar. Pa dyshim që u doli për zot roleve të një natyre më protagonis­te, si në skeçin e famshëm me Drande Xhaj, ku dashuria hidhet si trampoline sa te puna e sakrifica, aq te ' qejfi', derisa Zef Deda zgjidh çështjen me elegancë e thjeshtësi. Miqtë sot e kanë të vështirë të flasin për këtë ikje të parakohshm­e fizike e, megjithatë, mes rreshtash partnerja e tij në shumë skeçe shpreh trishtimin për humbjen fizike të Krosajt. "Pse kaq shpejt u largove? Ishe shumë i ri. Kishe detyra të tjerë për të kryer. Pushofsh në paqe, mik e koleg i dashtun!", shkruan Drande Xhaj.

Largimi fizik i humoristit Anton Krosaj, siç thotë artisti Frederik Ndoci, prek jo vetëm botën e artit e të kulturës, por të gjithë ata që e njohën në skenë e jashtë saj. "Një ikje e rand për qytetin që e deshti aq shumë… E rand për artin shkodran e artistat. Shumë e randë për familje e të afërmit", shkruan këngëtari. SHKRIMTARI: MIKU IM, TI AKTOR I TALENTUAR

Edhe shkrimtari për fëmijë, Xhahid Bushati, me të cilin Krosaj bashkëpuno­i për skeçet për fëmijë që vuri në skenë, i dedikon disa fjalë mikut të tij. "Ti ishe i pranishëm me humorin tënd karakteris­tik e buzëqeshje­n që nuk të mungonte. Por… që sot… Ti… Mos harro, karriga të pret, aty, te ' bar- Teatri'. Në skeçet e komeditë që interpreto­ve, ti krijove një profil tëndin, i cili ishte gazmor dhe plot humor.

Dua të kujtoj ca cilësi të veçanta që kishe ti: nga mënyra se si hyje aq bukur, vrullshëm dhe papritur në skenë, menjëherë krijoje të qeshura, nga mënyra e të folurit që fjalës i jepje ngjyrë, lëvizjet tua ishin aq harmonike sa e vizatonin herë me humor e herë grotesk personazhi­n që të ishte besuar ta interpreto­je. Pra, miku im, ti ishte një aktor i talentuar që do t'i mungojë skenës shkodrane", shkruan Bushati në rrjetet sociale. Ai ndalet më tej edhe te kontributi i tij si regjisor i shfaqjeve, ku ishin dhe bashkëpunë­torë. "Shikoja komunikimi­n tënd, metodikën tënde, fjalët që nganjëherë shtoje me aq finesë, gjë që i jepnin një bukuri të veçantë skeçit dhe grimcës humoristik­e. Dhe kurrë s'i harroj shprehjet e tua: ' Mirë, profe, mirë! Bukur, profe, bukur!'. Dhe krijimet e mia i shihja në skenë të interpretu­ara nga fëmijët dhe po e them me modesti, gëzohesha dhe lumturohes­ha. Në heshtje, gjithnjë falënderoj­a mjeshtërin­ë e aktorit dhe regjisorit Anton Krosaj". KROSAJ DHE JETA SI

HUMORIST Anton Krosaj nuk e gjeti të shtruar rrugën si humorist. Ai e nisi karrierën si aktor me Fabrikën e DuhanCigar­eve në Shkodër, e pas një numri të madh shfaqjesh në këtë fabrikë, duket se një publik më i gjerë kërkonte lojën e tij interpreta­tive. Çështja e humorist u bë "më serioze" në vitin 2003, kur nisi të punojë me Estradën

Profesiona­le në Shkodër. Komeditë televizive, si "Para nga qielli", "Pesha e gruas sime", "Pavijoni zero" etj., e bën një figurë shumë të dashur në të gjithë Shqipërinë. Ka spikatur në role si ai i policit, gazetarit, dhëndrit, avokatit e veçanërish­t punëtorit të thjeshtë. Me Estradën Profesioni­ste ka interpretu­ar në komedi si "O vajzën, o komunën", "Vëllai nga babai", "Surpriza" etj. Ka vënë gjithashtu në skenë shfaqje për fëmijë si pjesë të spektaklit "Gëzuar 2015", "Gëzuar 2016", Pranverë për fëmijë etj.

 ??  ??
 ??  ?? Aktori i humorit, Anton Krosaj
Aktori i humorit, Anton Krosaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania