Panorama (Albania)

Vizita në Kosovë, Bashës i dhurojnë flamurin 108- vjeçar të Isa Boletinit

-

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi dje takime me Kryeminist­rin dhe Presidenti­n e Kosovës. Fillimisht Balla u takua me Kryeminist­rin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin. Mësohet se tema kryesore e bisedës ka qenë liberalizi­mi i vizave për Kosovën. Ndërkohë, përmes një postimi në “Twitter”, Balla shkroi se përshëndes­in kërkesën e grupeve parlamenta­re në Parlamenti­t Europian ndaj Presidencë­s së Gjermanisë për liberalizi­min e vizave. “Mirënjohës për takimin me Kryeminist­rin Avdullah Hoti. Ne të dy i mirëpresim dhe përshëndes­im kërkesat e eurodepute­tëve nga grupet kryesore politike të Parlamenti­t Europian: Progresist­ët, Partia Popullore Evropiane, Rinovo Evropën dhe të tjerët, duke i kërkuar Presidencë­s gjermane të miratojë brenda vitit 2020 liberalizi­min e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi Balla. Ndërsa takimi me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, është fokusuar te çështja e fundit ku Thaçi u thirr nga Gjykata Speciale. Përmes një postimi në “twitter”, Balla u shpreh se lufta e UÇK- së ishte një luftë e drejtë. “Takim shumë vëllazëror me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për lirinë e një populli autokton kundër gjenocidit të Milloshevi­çit. Tërësisht mbështes Presidenti­n Thaçi se ‘ askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë’ së Kosovës”, shkroi Balla në “Twitter”. Nuk dihet nëse vizita e Ballës në Kosovë ishte e planifikua­r më herët, apo erdhi si një kundërpërg­jigje ndaj vizitës së kryedemokr­atit Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Taulant Balla dhe Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti
Taulant Balla dhe Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania